Radioaktivitet
Aftësia që kanë disa elementë për të lëshuar rrezatime që klanë veti fizike të caktuara quhet dukuria e radioaktivitetit. Në qoftë se rrezatimi ndodh vetvetiu, radioaktiviteti është natyror. Por fizikantët zbuluan me anë të eksperimenteve laboratorike element të rinj që kanë aftësi të rrezatojnë e në këtë rast radioaktiviteti është artificial.Gjatë dukurisë së radioaktivitetit nga bërthamat e elementëve dalin thërrmija, vetitë e të cilave percaktojnë tre lloje rrezatimesh.
Përmbajtja |
Rrezatimi alfa [redakto]
Grimcat alfa kanë aftësi të lartë jonizuese dhe lëvizin me shpejtësi relativisht të medha por e humbin shpejt energjinë e tyre gjatë bashkeveprimit me lendët ku kalojnë. Kështu rrezatimi alfa nuk ka aftësi te madhe depërtuese.
Rrezatimi beta [redakto]
Është fluks elektronesh për bërthamat radioaktive natyrore ( beta) dhe fluks elektronesh pozitive (pozitrone) për berthamat radioaktive artificiale (beta). Këto grimca levizin me shpejtësi afërsisht të barabartë me shpejtësinë e dritës. Kanë aftësi të madhe depërtuese tek lëndët ku kalojnë. Kanë aftesi të vogël jonizuese.
Rrezatimi gama [redakto]
Është rrezatim që përmban fotone me energji të lartë por me gjatësi vale shumë të shkurtra. Kanë aftësi të lartë deprtuëse. Nuk devijohen nga fusha magnetike Dëmtojne indet e gjalla. Duhet të mbrohemi nga ky lloj rrezatimi. Por mund ta perdorim për shkatërrimin e indeve kanceroze.
Lidhje të jashtme [redakto]
- NUCLEONICA Nuclear Science Portal
- NUCLEONICA wiki: Decay Engine
- General information
- Nomenclature of nuclear chemistry
- Some theoretical questions of nuclear stability
- Decay heat rate|quantity calculation
- Specific activity and related topics.
- The Lund/LBNL Nuclear Data Search - Contains tabulated information on radioactive decay types and energies.
- The Karlsruhe Nuclide Chart
- Monte Carlo Simulation of Radioactive Decay
The Live Chart of Nuclides - IAEA in Java or HTML- Health Physics Society Public Education Website

