Radioaktivitet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Radioaktiviteti)
Simboli i radioaktivitetit

Aftësia që kanë disa elementë për të lëshuar rrezatime që kanë veti fizike të caktuara quhet dukuria e radioaktivitetit. Në qoftë se rrezatimi ndodh vetvetiu, radioaktiviteti është natyror. Por fizikantët zbuluan me anë të eksperimenteve laboratorike elemente te reja që kanë aftësi të rrezatojnë e në këtë rast radioaktiviteti është artificial. Gjatë dukurisë së radioaktivitetit nga bërthamat e elementëve dalin thërrmija, vetitë e të cilave percaktojnë tre lloje rrezatimesh.shumica e atomeve nga te cilat perbehen objektet rreth nesh nuk ndryshojne ndonese formojne perberje kimike

Rrezatimi alfa[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grimcat alfa kanë aftësi të lartë jonizuese dhe lëvizin me shpejtësi relativisht të madhe por e humbin shpejt energjinë e tyre gjatë bashkëveprimit me lëndët ku kalojnë.Kështu rrezatimi alfa nuk ka aftësi të madhe depërtuese.

Rrezatimi beta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është fluks elektronesh për bërthamat radioaktive natyrore ( beta) dhe fluks elektronesh pozitive (pozitrone) për berthamat radioaktive artificiale (beta). Këto grimca levizin me shpejtësi afërsisht të barabartë me shpejtësinë e dritës. Kanë aftësi të madhe depërtuese tek lëndët ku kalojnë.Kanë aftesi të vogël jonizuese.

Rrezatimi gama[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është rrezatim që përmban fotone me energji të lartë por me gjatësi valore shumë të shkurter. Kanë aftësi të lartë deprtuëse. Nuk devijohen nga fusha magnetike Dëmtojne indet e gjalla. Duhet të mbrohemi nga ky lloj rrezatimi. Por mund ta perdorim për shkatërrimin e indeve kanceroze.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]