Bakri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Bakri
Bakri

Bakri (lat. Cuprum) është një element kimik i cili në sistemin periodik gjendet me simbolin Cu dhe ka numrin rendor 29. Është një metal i periodës së 4 në grupin e 11 të sistemit periodik. Emri kuprum rrjedh prej fjalës cyprium "mineral nga ishulli i Qipros".

Lumë me bakër të saturuar në minierat Malet Parys

Përftimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Chuquicamata është një nga minierat e bakirit më të mëdha në botë.
Nxjerrja e bakrit në 2005

Në natyrë bakri ndodhet në gjendje elementare (i pastër deri 99%), si mineral, oksid dhe sulfur. Industrialisht bakri fitohet duke u nisur nga sulfuret: Cu2S, CuFeS2 etj.Në fillim sulfuret nxehen në furra (formohet SO2, që Përdoret për prodhimin e acidit sulfurik)derisa shkrijnë.Bakri i fituar në këtë mënyrë nuk është ende i pastër. Ai pastrohet më vonë me rrugë elektrolitike .

Përdorimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Bakri perdoret per prodhimin e lidhjeve metalike si : tunxhi (baker dhe zink), bronxi (baker dhe kallaj) dhe disa lidhje metalike speciale. Ne perberjet kimike bakri mund te jete ne gjendjen e oksidimit +1 dhe +2. Gjendja +1 oksidohet lehte. Ajo është e qendrueshme vetem ne perberjet e patretshme si: CuCl, Cu2O dhe ne perberjet komplekse. Gjendja e oksidimit +2 është me e zakonshmja. Joni Cu2+ ngjyros ne te kalter tretesirat ku ndodhet. Sulfati i bakrit CuSO4 perdoret ne bujqesi si dezinfektant. Perberjet e bakrit jane te gjitha helmuese.

Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]


 Commons: Bakri – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale