Karboni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Diamanti dhe grafiti, dy alotrope të Karbonit.

Karboni është një element kimik i tabelës periodike që ka simbolin kimik C dhe numër atomik 6, është shumë aktiv. Poashtu është një jometal katërvalent. Atomi i karbonit është në gjendje të lirë ose si pjesë përbërëse e komponimeve të tij karbonateve. Mund të shfaqet në tri forma hibridizimi si: sp³,sp² dhe sp.

Me anë të tyre karboni mund të lidhet respektivisht me 4, 3 dhe 2 atome ku këndet janë afërsisht 109°, 120° dhe 180°. Sipas simetrisë të funksioneve molekulare komplekse të çifteve atomike që marrin pjesë në lidhje, mund të formohen lidhje njëfishe, dyfishe dhe trefishe. Karboni ka tre forma alotropike dhe një forme ekzotike :

  • Diamanti (hibridizim sp³, minerali me i forte qe njihet)
  • Grafiti (hibridizim sp², një ndër substancat më të buta)
  • Fulereni (hibridizim sp², molekula nanometrike me siperfaqe prej grafiti)
  • Karboni amorf (që nuk eshte plotesisht alotrop)

Karboni sp (formë ekzotike e cila për mometin merret vetëm në laborator nëpermjet disa teknikave të sofistikuara fizike me breza molekulare supersonike).

Karboni gjendet ne te gjithë botën organike dhe është baza e kimisë organike. Ky jometal mund te lidhet me veten dhe me shumë elemente të tjerë (formon mbi 10 milion përberje). Kur lidhet me oksigjenin formon dioksidin e karbonit i cili është jetesor per rritjen e bimëve. Me hidrogjenin formon hidrokarburet të cilat janë të domosdoshme për industrinë. Me oksigjenin dhe hidrogjenin formon disa përberje mes të cilave acidet yndyror thelbesore për jetën dhe esteret te cilat i japin shije shume frutave.

Karakteristikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karboni është një element i studiuar për shumë arsye. Format e tij te ndryshme përfshijnë një ndër më të butat (grafitin) dhe një ndër më të fortat (diamantin). Gjithashtu ka shumë afrimite për lidhjet kimike me të tjerë atome të lehtë, mes te cilëve vetvetja, dhe permasat e tij të vogla e bëjne të aftë të formojë lidhje shumefishe

Përdorimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karboni është një përbërës jetësor i të gjitha sistemeve të gjalla të njohura dhe pa të jeta që ne njohim nuk do të ekzistonte. Përdorimi kryesor komercial i karbonit është në formë hidrokarburesh, kryesisht lëndë djegëse, gas metan dhe naftë. Nafta përdoret nga industria për të prodhuar mes të tjerash dhe benzinën nëpër rafineri nëpermjet një procesi distilues. Nafta është burim gjithashtu i materialit bazë per shume substanca sintetike me emrin plastikë.
Përdorime te tjera :

  • Izotopi 14C i zbuluar më 27 shkurt 1940, përdoret për të gjetur moshën e radiokarbonit.
  • Grafiti përdoret për lapsat e vizatimit.
  • Diamantet përdoren për qëllime zbukurimi por edhe si maja shpuese në veprimtari që shfrytezojnë fortësinë e tyre.
  • Një përqindje karboni i shtohet hekurit per te prodhuar çelikun. Po me hekurin por në një perqindje më të lartë prodhohet giza e cila është mjaft rezistente.
  • Karboni përdoret nëpër centrale bërthamore.
  • Një formë e karbonit mund të përdoret për ngrohje.
  • Përdoret si fibër përforcuese në shkopat e hokeit dhe në veshjet e jashtme e të brendshme të makinave sportive dhe atyre të garave si për rezistencën por edhe për lehtësinë e tij GJINDET I LIRE DHE I LIDHUR. I lit gjidet si diamanti, grafiti, fulloreni dhe bloza.i lidhur formon komponime organike mbi 15 milion, dhe joorganike CO, CO2 dhe disa karbonete.DIAMANTI eshte forme e karbonit i cili ne natyre krijohet me nje sasi te vogel ne thellesira tokesore. Eshtesubstance e ngurte ne forme te kristaleve ku kristalet kane ngjyra te tejdukshme, te bardhe, te gjelber tkalter, tekuqe e te zeze.kristalet e diamanteve shkelqejne shume dhe nga shkelqimi i madh qe kan e thejne driten. numerohet nje nder substancat me te forta dhe diamnati thehet vetem me diamant.perdoret poer stolisje, per industri per prodhimin e veglave te ndryshme qe perdoren per shpuarjen e shkembinjve dhe per prerjen e qelqit dhe qeramikes se ndryshme.GRAFITI-eshte forme e dyte e karbonit i cili dallohet prej diamantit sepse edhe ky eshte i ngurte por jo i forte sa diamanti, ne forme te kristaleve me ngjyre te murrme,nuk shkelqejne dhe nuk e thejne driten. Perdoret ne industri per prodhimin e lapsave te shkrimit.QYMYRI-eshte forme e karbonit te cilen e krijon natyra ne thatesira tokesore,substance e ngurte me ngjyre te zeze perdoret ne industri per prodhimin e energjise se rr.e dhe ne ekonomi shtepiake si lende djegese.BLOZA-eshte forme e fundit e karbonit ne forme te pluhurit me ngjyre te zeze dhe perdoret ne industri per prodhimin e ngjyres se zeze.

Histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karboni (nga latinishtja "carbo") u zbulua në parahistori dhe u njoh nga popullsitë antike që e prodhonin duke djegur materiale organike me pak oksigjen. Diamantët për shumë kohë janë konsideruar të rrallë e të mahnitshem. Ndërsa alotropi i fundit, fulereni, u zbulua si nënprodukt i eksperimenteve me rreze molekulare ne vitet '80.

Alotropia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Katër alotropet e karbonit jane : karboni ammorf, diamanti, grafiti dhe fulereni.

  • Karboni amorf, në formen e tij amorfe karboni është kryesiht grafit por nuk ruan strukturen kristalore. Është i pranishem si pluhur që formon përbërësit kryesor të substancave si karboni dhe bloza.
  • Grafiti, në trysni normale karboni merr formë grafiti, tek i cili çdo atom lidhet me tre te tjerë në një plan te përberë nga unaza gjashtekendore te shkrira me njera tjetren, si ne hidrokarburet aromatike. Dy format e njohura te grafitit, alfa (hekzagonal) dhe beta (romboidal) kane te njejtat veti fizike perveç struktures kristalore. Grafiti qe gjendet ne natyre permban deri ne 30 % te formes beta, ndersa ai i prodhuar ne laborator eshte i gjithi alfa. Forma alfa mund te kthehet ne beta nepermjet nje trajtimi mekanik dhe forma beta rikthehet ne alfa kur nxehet mbi 1000 °C.

Për shkak te çlokalizimit të rese PI, grafiti e percjell elektricitetin. Materiali është i bute dhe fletat të cilat ndahen shpesh nga atome të tjera, qëndrojnë së bashku falë forcave të Van der Valsit dhe mund të rrëshqasin lehtësisht mbi njëra tjetrën.

  • Diamanti, në trysni shume të larte karboni formon diamantin, ku një atom është i lidhur me ketër të tjerë. Diamantet kanë të njëjtën strukturë kubike si silici dhe germaniumi dhe falë forcës së lidhjes kimike karbon-karbon është së bashku me nitrurin e borit substanca më e fortë përsa i përket rezistencës. Tranzicioni i grafitit në temperaturë ambienti është aq i ngadalshëm sa nuk vihet re. Në kushte të caktuara, karboni, kristalizohet si Lonsdaleit, një formë e njgjajshme me diamantin por me strukturë hekzagonale.
  • Fulereni (Karboni i bardhë), Është formë e re e karbonit e zbuluar në tokë në sasi të vogla, ndërsa është zbuluar se gjendet edhe në gjithësi (kozmos) dhe në disa meteore. Në mënyrë sintetike në laborator është përfituar për herë të parë në vitin 1990. Përbëhet nga molekulat sferike që përmbajnë më shumë se 40 atome të karbonit. Fulereni e ka marrë emrin sipas arkitektit të njohur amerikan Buckminister Fuller, i cili e ka koonstruktuar kupolën gjedoete. Konsiderohet që fulereni stabil është C60 ose bakministerfulereni, i cili përbëhet nga 12 unaza pesëkëndëshe dhe 20 unaza gjashtëkëndëshe.

Disponibiliteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzistojnë pothuajse 10 milion përberje te njohura karboni, dhe mijëra prej tyre janë thelbësore në proceset jetësore dhe të rëndësishme për reaksionet organike. Karboni gjendet me bollëk tek Dielli, yjet, kometat dhe në atmosferën e pjesës më të madhe të planeteve. Disa meteorite përmbajnë diamante mikroskopike që u formuan kur sistemi diellor ishte ende një disk protoplanetar. I kombinuar me elemente të tjera, karboni gjendet në atmosferën tokësore dhe në gjithë botën ujore. Bashkuar me disa sasi të vogla kalciumi, magnezi dhe hekuri, është një nga përbërësit kryesorë të karboantit, shkëmbinëjve dhe mermerit. I kombinuar me hidrogjenin formon naftë, gaz natyror dhe hidrokarbure te tjera.
Grafiti ndodhet ne sasi te medha ne SHBA, Rusi, Meksike, Grenlandë dhe Indi. Pjesa më e madhe e diamanteve ndodhet ne Afrikë sidomos ne Afrikën e Jugut, Namibi, Botsvana, Republiken e Kongos dhe Sierra Leone. Por gjithashtu sasi të mëdha diamantesh ndodhen edhe ne Kanada, Rusi dhe Australi.

Përberjet inorganike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Oksisdi kryesor i karbonit është dioksidi i karbonit, CO2. Ai është një përbërës i paktë i atmosferës tokësore i cili përdoret dhe prodhohet nga krijesat e gjalla. Në ujë formon gjurmë acidi karbonik H2CO3, por si shumë përbërje me shume atome oksigjeni te lidhur me një karbon te vetem, është i paqëndryeshëm. Okside të tjera janë monoksidi i karbonit CO dhe ai më pak i zakonshem C3O2. Monoksidi formohet nga një djegje e pjesshme dhe është një gaz pa erë e pa ngjyrë. Çdo molekulë përmban një lidhje dyfishe dhe shfaqet e polarizuar dhe tenton të lidhet me molekulën hemoglobines, gjë që e bën këtë gaz helmues. Cianuri, CN-, ka strukturë dhe sjellje të ngjajshme me halogjenuret.

Përberjet organike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Quhen "organike" ato përberje të karbonit ku ky ka numer oksidimi me te vogel se +4. Një veçori e karbonit eshte aftësia për të formuar zinxhire atomike me gjatësi të ndryshme, edhe ciklike. Këto zinxhire janë baza e hodrokarbureve dhe përberjeve organike.

Cikli i karbonit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është procesi i vazhdueshem i kombinimit dhe çlirimit të karbonit dhe oksigjenit të qenieve të gjalla që magazinon dhe çliron nxehtësi dhe energji. Cikli i karbonit ndodh kryesisht në katër rezerva: e para është biosfera, e dyta hidrosfera, e treta litosfera dhe e fundit atmosfera.

Izotopet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne 1961 IUPAC-u përshtati izotopin karbon-12 si bazë për matjen e peshës atomike. Karboni-14 është një radioizotop që përdoret për datimin e drurit dhe vendeve arkeologjike.

Dëmet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përberjet e karbonit kanë edhe veprime toksike. Monoksidi i karbonit i cili gjendet në gazrat që shkarkojnë motorrat me diegje, cianuri i cili ndonjëherë ndot minierat, janë shumë të dëmshëm për gjitarët.

komponimet e karbonit jane : monksidi i karbonit CO, dioksidi i karbonit CO2.

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.