Argjendi
| Argjendi | |
Argjendi është një element kimik i cili në sistemin periodik e gjejmë me simbolin Ag dhe me numër rendor 47. Emri argjend rrjedh nga gjuha latine argentum.
Argjendi është nje metal i rralle. Ne natyre gjendet ne trajten e sulfureve Ag2S ose gjendet bashke me mineralet e bakrit dhe te plumbit. Argjendi i paster është nje metal me njyre te bardhe, i shndritshem, shume i bute, saqe per perpunim ne argjendari duhet te bashkohet me pak baker. Eshte percjelles i mire i nxehtesise dhe i rrymes elektrike. Ne perberjet e ndryshme ai është gjithmone ne gjendje oksidimi +1(joni Ag+). Formon edhe perberje komplekse. Kriperat e tij me te rendesishme jane halogjenuret : AgF, AgCl, AgBr, AgI etj.Fluoruri i argjendit është shume i tretshem ne uje, ndersa te tjeret jane te patretshem. Bromuri i argjendit, AgBr, është mjaft i ndjeshem ndaj drites, prandaj perdoret edhe si tretesire mbuluese e filmave per stampimin e fotografive.
Histori [redakto]
Argjendi është përpunuar prej njerëzve që nga shekulli i 5 para Krishtit. Është përdorur shumë nga asirianët, gotët, grekët, romakët, egjiptianët dhe germanët. Një kohë argjendi ka qenë edhe më çmueshëm se ari. Kryesisht argjendi vinte nga minierat e Laurion, diku 50 km në largësi prej Athinës. Tek Egjiptianët, argjendi ishte i njohur edhe si metal i hënës.
Më vonë një sasi e madhe e argjendit u soll prej Amerikës në Evropë, nga ana e spanjollëve, gjegjësisht të mara nga minierat Potosi. Po ashtu edhe Japonezët gjatë shekullit të 16 ishin eksportues të argjendit. Dhe nga kunkurenca e madhe anë e kënd botës, argjendi humbi vleftën e vjetër që kishte.
| Metalet alkaline | Metalet alkaline tokësore | Lantanoidet | Aktinoidet | Metalet kalimtare | Metalet tjera | Jometale | Jometale tjera | Halogjene | Gazrat fisnike |
Ac | Ag | Al | Am | Ar | As | At | Au | B | Ba | Be | Bh | Bi | Bk | Br | C | Ca | Cd | Ce | Cf | Cl | Cm | Cn | Co | Cr | Cs | Cu | Db | Ds | Dy | Er | Es | Eu | F | Fe | Fm | Fr | Ga | Gd | Ge | H
He | Hf | Hg | Ho | Hs | I | In | Ir | K | | Kr | La | Li | Lr | Lu | Md | Mg | Mn | Mo | Mt | N | Na | Nb | Nd | Ne | Ni | No | Np | O | Os | P | Pa | Pb | Pd | Pm | Po | Pr | Pt | Pu | Ra | Rb
Sb | Rn | Re | Rh | Rg | | Ru | Rf | Sm | Sc | Sg | Se | Si | S | Sr | Ta | Tc | Te | Tb | Tl | Th | Tm | Ti | U | | Uuh | Uuo | Uup | uuq | Uus | Uut | V | W | Xe | Yb | Y | Zn | Sn | Zr
| Ky artikull nga Kimia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |