Azoti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Azoti në sistemin periodik.
Komponim azoik. Struktura e [Ru(NH3)5(N2)]2+.

Azoti është element kryesor në përbërjen i ajrit. Në përbërjen e trupit të njeriut, azoti merrë pjesë me 3% dhe është kryesisht si element kryesor i ndërtimeit të muskujve.

Zbulimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhjet e Azotit [Nitrogjenit] sikurse salpeter ishin të njohura edhe ne kohen e lashtë. Kimistët e njihnin acidin e salpetërit si "aqua fortis". Perbërja e acidit të salpetërit dhe acidit të kripës ishte e njohur nën emrin "aqua regia", uji i mbretit, sepse ishte ne gjendje për ta shkrirë edhe arin. Zbulimi i vetë elementit kthehet në kohën e Daniel Rutherfordit në 1772. Ai e quante "noxious air", ajër dëmtues, sepse zjarri ndalej në të. Edhe p.sh. emërimi i Azotit ne gjuhë holandeze tregon te fakti se nëse një gjallesë do të gjindet ne të njejtën hapësirë/vënd ku ka vetëm Azot, do të vdiste. Rreth kësaj kohe edhe Carl Wilhelm Scheele, Henry Cavendish en Joseph Priestley studijonin Azotin nën emrin "ajër i djegur" dhe "ajër i deflogistizuar".shenja kimike n , numri atomik 7 , masa atomike 12. Perfitimi i Azotit ne industri behët ne dy menyra. Sipas menyres se parë Azoti perfitohet nese bejmë nxemjen e nitritit te amonit NH4NO2 . Sipas menyres se dytë Azoti perfitohet nese bejmë sintezen e komponimeve qe kanë azot me hidrogjen.

Emri Latin i Azotit është Nitrogenium, Grekët e quajnë nitron kurse fjala Egjiptiane është ntr, qe do të thotë Zot. Shqip quhet pra Azot.

Në ajër gjindet i lirë, në formë molekulash dyatomëshe. Azoti në ajër gjindet në sasi 78,1% të pjesmarrjes vëllimore. I lidhur gjindet ne formë te komponimeve jo-organike ku komponimi i tij jo-organik më i rendësishem shalitra e kilit NANO3. Dhe në formë te komponimeve organike si proteinat; acidet nukleike, aminat dhe aminacidet.

  • Bimët, për t'u zhvilluar normalisht, duhet të shfrytëzojn disa elemente të domosdoshme. Prej tyre më të rëndesishme janë: azoti, fosfori dhe kaliumi.
  • Në mungesë të ndonjërit prej tyre bimët nuk mund të zhvillohen normalisht.
  • Azoti, në temperaturë dhome është gaz pa ngjyrë, pa erë dhe pa shije.
  • Azoti nuk është helmues, ai nuk digjet as nuk e ndihmon djegjen.
  • Pak me i lehte se ajri, tretet pak në ujë ,ne temperaturen 195,8 gradë celsius kalon ne lëng, kurse ne 209,8 g.c. kalon ne gjendje kristalore.
  • Azoti është perbërës i shumë komponimeve të cilat luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e jetes, ai është perbërës edhe i shumë konponimeve të tjera, siç janë: oksidet e azotit, amoniaku, acidi nitrik, plehërat azotike dhe i shumë konponimeve organike. Keto i formon në gjendje atomike kurse kur është në gjendje molekulare është si gaz inert sepse lidhjës trefishe per me u shkeputë i nevojitet kohë e gjatë.
  • azoti përdoret për ruajtjen dhe konservimin e produkteve ushqimore.

Fjala azot rrjedh nga gjuha greke qe do te thotë pa jete. Këtë emër e ka marrë per shkak qe në atmosferën me azot nuk mund të jetohet. Emri tjeter "nitrogjen" rrjedh gjithashtu nga greqishtja nitro-gene qe do te thotë formues i shalites. Pra është perberes i komponimit nitrati i natriumit ( shalitra e kilit-NaNO3).

KOMPONIMET: amoniaku është komponim i azotit i cili në natyrë gjindet ne gazrat e vullkanëve dhe ne ato vende ku bëhët shpartallimi i substancave organike. Perfitohet: nëse ne klorurin e amonit veprojmë me baza te forta. 2. sipas menyres se dytë perfitohet nëse bëjmë sintezen e azotit me hidrogjen. Amoniaku është gaz pa ngjyre me ere karakteristike ne atmosfere me amoniak na lotojnë sytë. Tretet në ujë dhe formon acidin nitrik. Perdoret në industri per mbushjen e motorëve te frigoriferave. Prej amoniakut fitohen plehërat artificiale. ACIDI NITRIK HNO3 në natyre nuk gjindet por perfitohet ne industri nese ne dioksidin e azotit veprohet me ujë. Acidi është substancë e lengtë pa ngjyre me ere karakteristike me shije të thartë ku e vertetojmë me leter te lakmusit i tretshem ne une. Perdoret në industri per perfitimin e substancave te ndryshme.

Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]