Kimia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë e shkencave natyrore që merret me studimin e ndërtimit dhe vetive të materies dhe transformimeve të saj. Është studimi i vetive dhe strukturës së atomeve (duke përfshirë dhe izotopet e tyre të qëndrueshëm apo radioaktive), të përbërjeve dhe molekulave, të përzierjeve dhe të tretësirave, si elemente bazë të natyrës dhe se si ato kombinohen për të formuar stadet e ndryshme të materies që na formojnë në dhe çdo gjë që na rrethon. Njohja e strukturës elektronike të atomeve është baza e kimise konvencionale, ndërsa njohja e strukturës së bërthamës është baza e kimisë bërthamore. Prishja dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janë përgjegjës për transformimin e materies. Fizika, kimia dhe biologjia janë tri shkenca natyrore. Quhen shkenca natyrore meqë studiojnë natyrën d.m.th., botën që na rrethon me të gjitha pasuritë e saj dhe dukuritë e shumta që ndodhin në të. Natyrën e përbëjnë Toka, Dielli, planetët, ajri, uji, mikrogjallesat, bimët, shtazët dhe njeriu. Objekt studimi i kimisë është natyra bashkë me dukuritë që ndodhin në të.

Disiplina të kimisë[redakto | redakto tekstin burimor]

kimia është shkencë e natyrës e cila së bashku me fizikë dhe biologjinë srudion materien e gjallë dhe atë të vdekur. stekiometria eshte dege e kimis e cila merret me llogaritjen e reaktanteve dhe produkteve.rrjedh nga fjala greke stoicheion dhe metron qe ne gjihen shqipe do te thote element dhe matje. kimia eshte nje prej shkencave natyrire si fizika,matematika e biologjia qe e ka zanafillen e vet qysh ne kohet e lashta

Disiplina të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekzisitojnë shumë specializime dhe disiplina të kimisë, për shembull: kimia makromolekulare, kimia kombinatorike, astrokimia, inxhinieria kimike, kimia kompjuterike, elektrokimia, gjeokimia, inxhinieria e materialeve, shkenca e materialeve, biologjia molekulare, citokimia, histokimia, kimia klinike, kimia bërthamore, metalorganika, stereokimia, kimia e mjedisit, kimia e gjelbër, radiokimia, fotokimia, kimia radiofarmaceutike, aerotermokimia etj.

Konceptet bazë[redakto | redakto tekstin burimor]

Atomet dhe molekulat[redakto | redakto tekstin burimor]

Materia është e përbërë nga grimca shumë të vogla të quajtura atome: në natyrë ekzistojnë me qindra dhe çdonjeri prej tyre ka strukturë dhe veti të ndryshme. Kur atomet kombinohen me njëri tjetrin formojnë molekulat.

Lidhjet kimike dhe forcat tërheqëse ndërmolekulare[redakto | redakto tekstin burimor]

Atomet mund të lidhen me njëri tjetrin dhe forca që i mban të bashkuar quhet lidhje kimike. Ekzistojnë edhe forca ndërmolekulare jo aq të forta sa lidhja kimike, të cilat tërheqin atomet e molekulat mes tyre.

Përbërjet kimike[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur atomet lidhen mes tyre në sasi të përcaktuara përfitohen përbërjet kimike(për shembull uji,H2O) Agregatët e shumë përbërjeve quhen përzierje (për shembull çokollata.

Gjendjet agregate[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjendjet agregate.

Përbërjet kimike mund të shfaqen në shumë gjendje. Më të njohurat janë ato të ngurtë, e lëngët dhe ajo e gaztë: në temperaturë të ulët molekulat tërhiqen fort dhe nuk lëvizin, por "dridhen" dhe shfaqen në gjendje të ngurtë; me rritjen e temperaturës fitojnë energji dhe "rrëshqasin" mes tyre, duke kaluar në gjendje të lëngët; duke e rritur edhe më shumë temperaturën fitojnë aq shumë energji sa përhapen në të gjitha drejtimet duke formuar një gas.

Ligjet e kimisë dhe fizikës[redakto | redakto tekstin burimor]

Të gjitha reaksionet kimike dhe transformimet fizike ndodhin sipas ligjeve kimiko-fizike.

Mekanika kuantike[redakto | redakto tekstin burimor]

Kimia fizike është një disiplin e ngjashme me fiziken. Mekanika kuantike është sektori i fizikës që i ka dhënë më shumë shtyse zhvillimit të kimisë, duke shpjeguar strukturën dhe karakteristikat e atomeve e duke krijuar bazat për trajtimin matematik të lidhjes kimike

Historia e kimisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]