Struktura e atomit
Modeli i atomit sipas Borit [redakto]
Lëvizë elektroni, vendndodhja e tij, ndryshimet energjetike që lidhen me çlirimin e fotoneve e dritës. Por asnjë nga ligjet fizike që lidhen me lëvizjen e objekteve të mëdha nuk mund të shpjegonte lëvizjen e elektronit.
Në 1913 Niels Bohr (1885-1962), fizikan danez, propozoi një model teorik mbi atomin e hidrogjenit. Ai zgjodhi hidrogjenin sepse atomi i tij është më i thjeshti (ka vetëm një elektron rreth bërthamës) edhe sepse spektri i tij është më i thjeshti, me shumë pak rreshta. Në modelin e tij Bori imagjinoi që elektroni lëvizte rreth bërthamës duke përshkuar rrugë fikse, ose orbita, ashtu si një planet lëviz rreth diellit. Modeli i tij tregonte edhe madhësinë e orbitave dhe energjinë që duhet të kishte elektroni i një orbite të caktuar. Ekuacioni i Borit mbi energjinë e elektronit përfshinte disa konstante fizike, si masa e elektronit, ngarkesa e tij, konstantja e Plankut. Përfshinte gjithashtu dhe një numër të plotë (n) që Bori e quajti numër kuantik. Secila nga orbitat mund të identifikohej në baze të vlerës së n-se. Duke kombinuar të gjitha konstantet ekuacioni i Borit është :

Ku E është energjia e elektronit dhe k-ja është një konstante e kombinuar (vlera e saj është 2,18 x 10-18) Struktura e atomit është e ngjajshme me atë të sistemit diellor.Në sistemin diellot, dielli është në qendër dhe planetet sillen rreth tij,kurse te struktura e atomit, atomi është në qendër dhe elektronet sillen rreth tij.
