Alkimia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
"Alkimisti", nga Uilliam Dagllas, 1853.

Alkimia (arab: الخيمياء, al-khimia) është një ushtresë e lashtë e shkencës fillestare që merrej me vëzhgimin e natyrës dhe filozofisë dhe ndërthurte elemente të kimisë, fizikës, astrologjisë, artit, metalurgjisë, mjekesisë, misticizmit dhe fesë. Alkimia është një mënyrë e lashtë e pastrimit shpirtëror dhe shndërrues; zgjerimit të ndërgjegjes dhe zhvillimit të brendashikimit dhe intuitës. Ajo bazohet në idenë se rendi hyjnor është vendosur në gjithësi me "lëndën e parë" apo ‘prima materia’. Çdo gjë është krijuar nga kjo lëndë, e cila është në thelb, Guri i Filozofit. Thuhet se ai është kudo, dhe nëse "guri" mund të përgatitet (krijohet), atëherë një send mund të shndërrohet në diçka më të përsosur, p.sh. në argjend apo ar, pasi që ari është produkti më i përsosur dhe pasqyron më afër përsosmërinë e Perëndisë. Alkimistët besonin poashtu se me ndihmën e "gurit" mund të prodhohej edhe "bari i mrekullueshëm" (eliksiri) që dhuron jetën e amshuar. Alkimia është lidhur gjithnjë me misticizmin dhe misterin. Fillimet e veta ajo i ka pasur me sistemin e së amshuarës, ëndrrës, simboleve ezoterike që kanë fuqinë për të ndryshuar ndërgjegjen dhe të lidhin shpirtin njerzor me Hyjnoren.

Alkimia është pjesë e traditës mistikore dhe së fshehtës si në Lindje ashtu edhe në Perëndim.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Disa filozofë të mëdhenj grekë mendonin se çdo gjë përbëhet nga katër "elemente" themelore: zjarri, ajri, toka (dheu) dhe uji, dhe të gjitha sendet kanë në vehte këta përbërës të përzier në përpjestime të ndryshme. Prandaj besohej se të gjitha gjërat mund të shndërrohen në diçka tjetër nga ndryshimi i përpjestimeve të përzierjes së katër elementeve themelore të natyrës.

Prejardhja e fjalës[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo fjale vjen nga greqishtja dhe do te thote nja lloj gure i cmuar .

Thënie[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]