Natyra
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Natyra (lat.: natura, lindje,krijim; Amtyra nga fjala amë, lindëse; në greqisht φύσις - fisis: rritje, nga rrjedh edhe emri i fizikës;).
Në jetën e përditshme me Natyra nënkuptohet llojllojshmëria e tërësishme biologjike dhe peisazhore.[1] Fjala natyrë përdoret për gjithçka në botë që nuk është krijuar nga njeriu. Gjërat që janë pjesë e natyrës quhen natyrore. Natyra (quhet edhe bota lëndore, gjithësia lëndore, bota natyrore) është gjithçka lëndore dhe shkakore apo vepruese (energjike), veçanërisht në formën e saj thelbësore. Natyra është lëndë e studimit shkencor, dhe historia e emërtimit është e lidhur me historinë e shkencës. Në shkallën matëse, "natyra" përfshin çdo send nga gjithësinorja (kozmikja) deri tek masa nën atomike. Këtu përfshihen çdo gjallesë, bimë, dhe mineral; të gjitha burimet dhe ndodhitë natyrore (uraganet, stuhitë, tërmetet (tokë lëkundjet) ) si edhe sjelljet e gjallesave dhe ecuritë e shoqëruara me sende jofrymore - mënyrën qe ndryshohen gjërat. (Krahaso logos, tao, d´harma.)
[redaktoni] Burimi i të dhënave
- ^ LIGJI PËR MBROJTJEN E NATYRËS Në amzën assembly-kosova.org

