Neopaganizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Rituali Rodnover në Rusinë moderne. Rodnoveri është një fe pagane që përpiqet për të rikrijuar format para-kristiane të fesë ruse.
Svastika simbol pagan parailir, mbi një monedhë helene.

Neopaganizmi, apo paganizmi i ri, apo "kthimi në tradita" është lëvizje për tu kthyer në traditat dhe fenë në vendet e Europës, si dhe kontinente tjera, para ardhjes së monoteizmit Abrahamik nga Lindja e Mesme. Me gjithë dominimin e monoteizmit, traditat e vjetra pagane nuk janë eliminuar asnjëherë, dhe shpeshherë ato janë adoptuar për qëllimet/nevojat e tyre nga fetë monoteiste si Krishterimi e Islami.

Pas rënies së rëndësisë së monoteizmit në Europe, dhe zhgënjimit me monoteizmin ka një ringjallje të paganizmit. Paganizmi shihet si fe më e përshtatshme me nevojën për t'u kujdesur për natyrën, dhe si fe më pluraliste dhe demokratike se monoteizmi që konsiderohet shtypës. Në Islandë[1] është themeluar shoqata neopagane më 1972 dhe shoqata të tilla janë përhapur në vende tjera në Evropë [2] si në Suedi [3], Greqi [4], Itali[5].

Te shqiptarët janë ruajtur shumë pjesë të paganizmit si besimi në zana, orë, vampirë, lugetër, drangojë, kuçedra. Gjithashtu janë kultivuar traditat pagane si pjesë e ndërtimit të identitetit kombëtar, si p.sh. Dita e Verës, Darka e Lamës. Tashmë ka një interes për të ringjallur[6] traditat pagane si pjesë e kundërshtimit të përçarjeve fetare nga monoteizmi.


Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Ásatrúarfélagið
  2. ^ ECER
  3. ^ Samfälligheten för Nordisk Sed | Sveriges trossamfund för hedendom
  4. ^ Supreme Council of Ethnikoi Hellenes
  5. ^ SATURNIA TELLUS | Sito ufficiale Movimento Tradizionale Romano
  6. ^ Feja Shqiptare