Energjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Rrufeja është një formë e dukshme e përçimit të energjisë.

Energjia (greq. ενεργός, energos, "në punë") në fizikë, është aftësia e ndërveprimit të një sistemi me një tjetër. Energjia ka të bëjë edhe me fuqinë e kërkuar për të lëvizur apo zhvendosur një peshë në një largësi të caktuar. Sa më e rëndë të jetë pesha ose sa më e gjatë largësia, aq më shumë energji nevojitet.

Ka shumë lloje energjish: energji kimike nga fosilet djegëse, energji elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë se ujit, energji diellore, energjia e erës, energji termale, dhe energji bërthamore nga ndarja e atomit. Njësia e energjisë është xhauli me shenjë "J", për nder të Xhejms Xhaulit.

Puna dhe ngrohtësia kanë të njëjtën njësi energjie, por janë koncepte fizike krejtësisht të ndryshme.

Energjia ndodhet në çdo sistem mekanik të veçuar.

Përmbajtja

[redakto] Format e energjisë

[redakto] Energjia kinetike

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Energjia kinetike.

Objektet që lëvizin kanë energji kinetike, energjinë e lëvizjes. Sa më shpejt të lëvizë diçka, aq më shumë energji kinetike ka. Ndërsa kur e ul shpejtësinë, ajo humbet energji kinetike. Ne jetën e përditshme , hasim shumë shpesh në raste që kanë të bëjnë me energjinë kinetike. Për njehsimin e energjisë kinetike përdorim formulën:

 E_k =\tfrac{1}{2} mv^2

[redakto] Energjia potenciale

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Energjia potenciale.

Është trajtë e energjisë mekanike e kushtëzuar prej pozites reciproke të trupave ose te molekulave të njejtit tip. Energji potenciale kanë trupat të cilët janë të aftë të kryejnë punë për shkak të pozites, p.sh. Teli i lakuar, tjegullat në kulm, librat në rafte etj.

[redakto] Shndërrimi i energjisë

Energjia nuk mund të krijohet apo shkatërrohet. Kjo do të thotë se sasia e energjisë në Gjithësi është gjithnjë e njëjtë. Sa herë që ndodh ndonjë gjë, energjia thjesht shndërrohet në një formë tjetër. Kjo gjë ndodh, për shembull, kur bimët përdorin energji nga drita e diellit për të krijuar ushqim, që pastaj e hanë kafshët. Shnderrime të energjisë ka kudo në jetën tonë. Marrim një makinë me rrota dhe e lidhim me nje trup me nje rrotull te palevizshme. Trupi i varur ka nje lloj lartësie nga toka. Kjo i jep atij energji potenciale ose të lartësise. Kur ne do ta leshojmë trupin energjia e tij e lartesise do te shnderrohet ne enrgjine e levizjes se karroces me rrota. Ka shume forma energjie. Disa prej llojeve te energjise jane energjia mekanike, e lartesise, e levizjes, energjia kimike, e ushqimit qe percillet ne muskuj, energjia berthamore qe perdoret per energjine elektrike, energjia termike kur molekulat dhe atomet ne levizje clirojne nxehtesi. Dielli eshte nje burim energjie termike dhe dritore.

[redakto] Ligji i ruajtjes së energjise

[redakto] Rëndësia e energjisë për shoqërinë

[redakto] Thënie mbi energjinë

  • "Energjia dhe këmbëngulja ndryshojnë gjithçka". Benjamin Franklini
  • "Energjia është e njëjtë me dëshirën dhe qëllimin." Sheril Adams
  • "Energjia është një kënaqësi e amshueshme, dhe kush dëshiron, por nuk vepron, përhap murtajën." Uilliam Blejk
  • "Synimet ju ndihmojnë të kanalizoni energjitë tuaja në veprim. " Les Braun

[redakto] Shiko edhe

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera