Informatika

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Ushtria gjermane përodri makinën Enigma gjatë luftës së dytë botërore për të komunikuar në sekret.
Ushtria gjermane përodri makinën Enigma gjatë luftës së dytë botërore për të komunikuar në sekret.

Informatika është shkenca që merret me të gjitha çështjet e përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve elektronikë.

Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikë.

"Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter, ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse dhe shndërrimi i tyre në sinjale; përçimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit me teknika të ndryshme; vendosja në kujtesën kompjuterike; përpunimi nga njësia qendrore njehsuese (procesori) me ndihmën e programit kompjuterik të përshtatshëm dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse". [1].

Informatika është shkencë:

Detyra e informatikës qëndron kështu në përpunimin e të dhënave në lidhje me një problem praktik, informacionet që nevojiten për zgjidhjen ose trajtimin e vetë problemit. Mjeti themelor teknologjik në të cilin bazohet informatika është Përpunuesi Elektronik. Çdo kompjuter, nga më i fuqishmi deri tek më ekonomiku, është i përbërë nga dy elemente themelore: harduere dhe softuere. (hard = i fortë, i rëndë; soft = i butë, i lehtë ware = përbërës). Me termin harduere tregohet çdo pajisje fizike, pjesë e kompjuterit si për shembull (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njësite hyrëse dhe dalëse etj.) Nga ana tjetër me termin softuere tregohen programet që përdoren në kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe që nëpërmjet informacioneve të ruajtura nga hardueri, prodhojnë rezultatet e kërkuara nga përdoruesi.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Harduer

Më parë përcaktonte termi hardware në anglisht copa metali, me të cilat forcoheshin prodhime druri, me qëllim për të rritur cilësine(forcën, përdorimin e jetëgjatësinë) e tyre.

Sot përdoret harduer ndër të tjera për pajisje përbërëse në një Sistem Kompjuterik (Njehsor). Këtu hyjnë të gjithë grupet ndërtuese (procesori, kujtesa kompjuterike, etj.) dhe aparatet rrethuese. Më thjeshtë në harduer hyn çdo gjë që mund të preket. Përkundrazi përcaktohen si softuere programet e të dhënat (që nuk mund të preken).


Në harduer hyjnë:

  • Mjetet dhënëse ( Shtypësi [printer], Ekrani, Rrezatuesi [Beamer], Zëforcuesi [altoparlanti]...)
  • Mjetet futëse ( Tastiere, Mi, Kërraba [Joystick]...)
  • Mjetet ruajtëse (Disk, Kujtesë rrufe, pajisjet CD-ROM disk, DVD disk, Zip disk, Jaz disk...)
  • Kartat shtesë ( shtuese ) ( Karta Pamore[grafikes], Karta e Zërit, Karta Rrjetit, TV-karta, ISDN-Karta, USB-Karta...)
  • Mjetet lexuese (lloje të ndryshme Scaner ose Kërkues ) dhe
  • Pjesa themelore e ndërtimit të njehsorit ( kompjuterit ) siç është pllakëza amë (anglisht quhet edhe: mother- apo main-board), Çipi, Procesori dhe Kujtesa kompjuterike.

[redaktoni] Arkitektura kompjuterike

[redaktoni] Gjuhët e programimit

Gjuha e Programimit është një gjuhë artificiale e cila mund të përdoret për të kontrolluar sjelljen e një makine, në veçanti të një kompjuteri. Gjuhët e programimit, ashtu si gjuhët njerëzore, përkufizohen nëpërmjet përdorimit të rregullave sintaksore dhe semantike, për të përcaktuar strukturën dhe kuptimin e secilës prej tyre.

Gjuhët e programimit janë një lloj, menyrë komunikimi midis programuesit dhe procesorit. Programuesit shkruajnë në një gjuhë të caktuar (Cobol, Fortran, C, C++, Java etj) një sekuence procedurash të cilat mund të përkthehen në veprime aritmetike të ekzekutueshme nga procesori. JAVA

     public static void main(String[]args)
     {
           int a=4;
           int b=7;
           int c=a+b;
           System.out.println(c);
     }


C++

     #include <iostream>      
     int main(int argc, char* argv[])
     {
           int a=4;
           int b=7;
           int c=a+b;
           std::cout << c;
           return 0;
     }

C

     #include <stdio.h>
     int main(int argc, char* argv[])
     {
           int a=4;
           int b=7;
           int c=a+b;
           printg("%d", c);
           return 0;
     }

C#

using System;

class Alfa {

   public static int Main(String[] args)
   {
       int a;
       int b;
       int c=a+b;
       Console.WriteLine(c);
       return 0;
   }

}

Fortran77

     PROGRAM HELLO
     PRINT*, 'Tungjatjeta Bote!'
     END

[redaktoni] Llojet e programeve

Programet ndahen në disa grupe, sipas rëndësisë e funksionit:

  • Programe zbatimi(ang. application software): këtu hyjnë të gjitha ato programe që nevojiten për plotësimin e nevojave praktike që karakterizojnë qëllimin e vërtetë të kompiuterit (luajtja e muzikës ose videove, krijimi i dokumentave, krijimi i programeve, etj.).
  • Programe sistemit (ang. system software): ndërsa këtu hyjnë sidomos programe që merren me komunikimin ndërmjet hardware-it dhe softuerit. Shëmbulli më i përshtatshëm janë Sistemet Operative. Përshëmbull thjesht shfaqja e një mesazhi në ekranin e kompiuterit realizohet me anë të një seri udhëzimesh ndërmjet komponentëve hardware. Në këtë rast vinë në ndihmë të përdoruesit dhe programeve aplikative Sistemi Operativ, që detyrën të bëj si ndërmjetës midis makinës dhe njeriut (përdoruesit), duke i thjeshtësuar punët këtij të fundit.

[redaktoni] Softuere zbatimor

Përdoret zakonisht nga shfrytëzuesitë për qellime te ndryshme, softueri përdorues është i mundur qe te punoje, nëse softueri sistemor është i pranishëm. Softueri sistemor është ndërmjetës ne mes softuer, Apl dhe pc.

Artikulli kryesor: Gjuhë Programimi

Gjuhë programimi është gjuhë e cila përmban nje bashkësi të rregullave me anë të cilave i urdhërojme kompjuterat të bejne diçka ose i japim udhëzime.

Gjuha programore është në nivel më të lartë se gjuha maqinerike e cila përbëhet prej bit-ave(binary digits), 1 dhe 0 dhe të cilën në fakt e "kupton" procesori i kompjuterit dhe me anë të cilës në kohët e hershme te informatikës janë zbatuar programet e para. Mirëpo, pasiqë gjuha makinerike është e vështirë për tu kuptuar dhe zbatuar, dhe është e vështirë që urdhrat(udhëzimet) të mbahen mend (çdo udhëzim duhet të shënohet me anë te numrave 1 dhe 0), vjen deri te krijimi i gjuhëve programore të cilat në fakt janë përkthim i urdhrave me bit-a (1 dhe 0) në një gjuhë që mundet të mbahet në mend leht dhe me anë të së cilës mund të programohet.

Gjuhët programore zakonisht përmbajnë shprehje në gjuhën angleze. Për shembull:

  if (a>2) then a=3;

ku if dhe then janë fjalë që prej gjuhës angleze përkthehen kështu:

  nëse (a>2) atëher a=3;

Pra këtu, fjalën if njësia procesuese(procesori) e kompjuterit automatikisht e "përkthen" ne BIT-a (ang. binary digits = numra binarë). P.sh. 101010101000

Ky "përkthim" bëhet me anë të një pjese të gjuhës programore që poashtu është softuer(program) që quhet përpilues(ang. compiler-përpilues, përpunues). Përpiluesi pra, bën "përkthimin" e shprehjeve siç janë if-then në BIT-a (101010101) të cilat i kupton kompjuteri.

Sot, janë një numër i konsiderueshëm i gjuhëve programore. Ndër gjuhët më të njohura janë: C, C++, Java, Pascal, Delphi etj...

[redaktoni] Baza e të dhënave

Bazat e të dhënave informatike janë programe të cilat shërbejnë për të mbajtur, ruajtur dhe përdorur lehtësisht të dhëna dhe dokumente të ndryshme. Bazat e të dhënave janë të ndërtuara në formën e një matrice ku kolonat përmbajnë tipin elementeve përbërëse të informacionit kurse rreshtat përmbajnë vetë informacionet.

Për shembull:

Nr | Emri | Mbiemri | Mosha | Vendlindja

1. | Agron | Bardhi | 27 | Shkodër 2. | Ilir | Bardhi | 32 | Tiranë

etj.

Për të futur dhe këshilluar të dhënat, bazat e të dhënave përdorin një gjuhë që quhet SQL. Bazat e të dhënave janë të shumta, mund të përmendim këtu Mysql, Oracle, Pgsql etj.

[redaktoni] Zbatimi kompjuterik ne komunikim

[redaktoni] Rjetet kompjuterike

Nje rrjet kompjuterik (ang. Network) eshte nje grup prej dy ose me teper kompjutereve te lidhur ndermjet vete, ashtu qe ato te komunikojne mes veti. Ekzistojne dy lloje kryesore, te rrjeteve kompjuterike:

  • Rrjetet lokale (Local Area Network - LAN) dhe
  • Rrjetet globale (Wide Area Network - WAN).

Rrjetet lokale (LAN), jane rrjete qe prbehen prej dy, ose me teper kompjuteresh te lidhur ndermjet vete dhe qe gjenden ne nje ndertese. Kur dy ose me teper rrjete te tilla lidhen ndermjet vete, me linja shume me te shpejta, si linja telefonike, satelitore etj., athere fitohet rrjeti global (WAN). Keto rrjete zakonisht perdoren per komunikime ne largesi me te medha, prandaj çdo shfrytezues i lidhur ne kete rrjet duhet ne kompjuterin e tij, te kete pajisjen perms se ciles behet lidhja ne rrjet dhe programin per shfletimin e permbajtjes se rrjetit [2].

[redaktoni] Historia e informatikës

[redaktoni] Standarde

Disa standarde të aplikuara nga sisteme informatike që kanë të bëjnë me lokalizimin për Shqipërinë. Përshkrimi përfshinë kompanitë Oracle, Microsoft, SUN Microsystems dhe IBM

Produktet si me Poshte:

    • Oracle: Oracle 10gR2
    • Microsoft: Windows XP Professional
    • Java: Sun J2SE 1.4.1_02
    • ICU: ICU4J 3.2
    • CLDR: CLDR 1.2
 Emri/Anglisht Oracle        Microsoft     Java          ICU/CLDR (IBM)
 ------------- ------------- ------------- ------------- -------------
 Kodi ISO      SQ            SQ            SQ            SQ
 Sun           Die           Die           Die           Die
 Mon           Hën           Hën           Hën           Hën
 Tue           Mar           Mar           Mar           Mar
 Wed           Mër           Mër           Mër           Mër
 Thu           Enj           Enj           Enj           Enj
 Fri           Pre           Pre           Pre           Pre
 Sat           Sht           Sht           Sht           Sht
 Sunday        e diel        e diel        e diel        e diel
 Monday        e hënë        e hënë        e hënë        e hënë
 Tuesday       e martë       e martë       e martë       e martë
 Wednesday     e mërkurë     e mërkurë     e mërkurë     e mërkurë
 Thursday      e enjte       e enjte       e enjte       e enjte
 Friday        e premte      e premte      e premte      e premte
 Saturday      e shtunë      e shtunë      e shtunë      e shtunë
 Jan           Jan           Jan           Jan           Jan
 Feb           Shk           Shk           Shk           Shk
 Mar           Mar           Mar           Mar           Mar
 Apr           Pri           Pri           Pri           Pri
 May           Maj           Maj           Maj           Maj
 Jun           Qer           Qer           Qer           Qer
 Jul           Kor           Kor           Kor           Kor
 Aug           Gsh           Gsh           Gsh           Gsh
 Sep           Sht           Sht           Sht           Sht
 Oct           Tet           Tet           Tet           Tet
 Nov           Nën           Nën           Nën           Nën
 Dec           Dhj           Dhj           Dhj           Dhj
 January       janar         janar         janar         janar
 February      shkurt        shkurt        shkurt        shkurt
 March         mars          mars          mars          mars
 April         prill         prill         prill         prill
 May           maj           maj           maj           maj
 June          qershor       qershor       qershor       qershor
 July          korrik        korrik        korrik        korrik
 August        gusht         gusht         gusht         gusht
 September     shtator       shtator       shtator       shtator
 October       tetor         tetor         tetor         tetor
 November      nëntor        nëntor        nëntor        nëntor
 December      dhjetor       dhjetor       dhjetor       dhjetor
 AM            PD            PD            PD            PD
 PM            MD            MD            MD            MD
 AD            n.e.r         -             n.e.r.        n.e.r.
 BC            p.e.r         -             p.e.r.        p.e.r.
 Emri                          Oracle                    Microsoft                 Java                      ICU/CLDR (IBM)
 -------------                 -------------             -------------             -------------             -------------
 Ndarësi Dhjetor               ,                         ,                         ,                         ,
 Ndarësi i Grupit               .                         .                         .                         .
 Ndarësi Dhjetor i Grupit       ,                         ,                         ,                         ,
 Ndarësi Monetar i Grupit      .                         .                         .                         .
 Simboli Ndërkomb. i Monedhës  ALL                       ALL                       ALL                       ALL
 Simboli i Monedhës            Lek                       Lek                       Lek                       Lek
 Gjuha                         ALBANIAN                  ALBANIAN                  ALBANIAN                  ALBANIAN
 Shkurtimi ISO                 AL                        AL                        AL                        AL
 Ndarësi i Listës              ,                         N/A                       N/A                       N/A
 Formati i Numrit Pozitiv      123.456.789,50            123.456.789,50            123.456.789,5             123.456.789,5
 Formati i Numrit Negativ      -123.456.789,50           -123.456.789,50           -123.456.789,5            -123.456.789,5
 Formati Pozitiv i Monedhës    123.456.789,50Lek         123.456.789,50Lek         Lek123.456.789,50         Lek123.456.789,50
 Formati Pozitiv i Monedhës    -123.456.789,50Lek        -123.456.789,50Lek        -Lek123.456.789,50       -Lek123.456.789,50
 Dita e Parë e Javës           e hënë                    N/A                       e hënë                    e hënë
 Formati i Datës(Gjatë)        e mërkurë, 27 prill 2005  2005-04-27                2005-04-27              e mërkurë, 27 prill 2005
 Formati i Datës(Shkurt)       27-04-2005                2005-04-27                2005-04-27                2005-04-27
 Formati i Orës                1:09:20 PD                1:09:20.PD                1:09:20.PD                1:09:20.PD
                               4:09:20 MD                4:09:20.MD                4:09:20.MD                4:09:20.MD
 Zona Kohore Lokale            Europe/Tiranë             N/A                       N/A                       N/A

[redaktoni] Thënie

  • «Të mendojmë? Pse të mendojmë! Kemi kompjuterat që e bëjnë për ne.» (Jean Rostand)

[redaktoni] Referencat

  1. ^ Fjalor enciklopedik nga teknologjia e informacionit, Ali Mehmeti, Prishtinë 2006
  2. ^ Te dhenat e marra sipas: Kompjuteri dhe informatika, Muharem N. Ferati, Tetove 2008

[redaktoni] Shiko edhe këtë

[redaktoni] Lidhjet me internetin