Energjia kinetike
Energjia kinetike është aftësia e trupave që të kryejnë punë për shkak se kanë një shpejtësi të caktuar. Për ta llogaritur energjinë kinetike të trupit me masën
, i cili lëviz me shpejtësi
, bëhet llogaritja e punës, e cila nevojitet që forca
ta nxitojë trupin në ndonjë rrugë nga gjendja e qetësisë deri në gjendjen me shpejtësi
. Pra, madhësia e energjisë kinetike
është e barabartë me punën e cila është kryer në mënyrë që trupi ta ketë fituar shpejtësinë
. Ajo punë është:
Meqenëse forca është konstante, do të jetë
, kurse lëvizja do të jetë njëtrajtësisht e nxetuar, përkatësisht rruga është
atëherë ekuacioni për punën mekanike do të jetë:
dhe meqenëse është
, atëherë energjia kinetike do të jetë:
Në qoftë se trupi kryen punë negative
, atëherë energjia kinetike e tij zvogëlohet
. Në qoftë se mbi trup kryhet puna pozitive
, atëherë energjia kinetike e tij zmadhohet
. Në rast se puna është e barabartë me zero
, atëherë energjia e trupit mbetet konstante.




