Puna mekanike
Për dallim nga kuptimi i punës në jetën e përditshme, në fizikë puna mekanike është të zotëruarit e ndonjë force në njëfarë distance. Forca e cila vepron në trupa ndërron shpejtësinë apo bën kompensimin e forcave të tjera të cila veprojnë përkundër lëvizjes. Duke lëvizur trupin nëpër rrafshin e pjerrët zotërohet forca e fërkimit, rëndimi tokësor dhe eventualisht nxitohet i trupit.
Forca F [redakto]
Shembulli më i thjeshtë është lëvizja drejtvizore e trupit gjatë veprimit të forcës konstante, e cila vepron në drejtimin e lëvizjes së trupit. Atëherë puna është e barabartë me prodhimin e forcës
dhe distancës së kaluar
:
Në qoftë se forca konstante
nuk vepron në trupin në drejtim të rrugës
, apo nën një kënd
ndaj rrugës, atëherë vetëm komponentja e forcës në drejtim të rrugës
kryen punë:
Puna është madhësi skalare e cila mund të jetë pozitive apo negative. Kur është
, puna është pozitive, për
puna është zero, kurse për
puna është negative.
Te lëvizjet e njëtrajtshme rrethore forca është gjithnjë normale ndaj rrugës dhe nuk kryen kurrfarë pune. Meqenëse kahu i forcës së fërkimit është i kundërt me kahun e lëvizjes, puna e forcave të fërkimit është negative. Gjatë rënies së trupave forca e rëndimit ka kahun e lëvizjes dhe puna është pozitive. Njësia për punë fitohet nga formula e përkufizimit: ajo është xhauli (J) e barabartë me prodhimin e njësisë së forcës 1 N dhe të njësisë së rrugës 1 m, përkatësisht:


