Puna (fizikë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

fizikë, puna mekanike është sasia e energjisë që jepet nga një forcë që vepron përgjatë një distance. Ashtu si energjia , ajo është një madhësi skalare , ku njësia SI e saj është xhauli. Termi puna u shpik në vitin 1826 nga matematikani Francez Gaspard-Gustave Coriolis.[1][2]

Sipas teoremës energji-punë nëqoftëse një forcë e jashtme vepron mbi një trup të ngurtë, energjia kinetike e tij do të ndryshojë nga Ek1 tek Ek2, kështu që puna mekanike (W) jepet nga :[3]

W = \Delta E_k = E_{k_2} - E_{k_1} = \tfrac12 m (v_2^2 - v_1^2) \,\!

ku m është masa e objektit dhe v është shpejtësia e objektit.

Nëqoftëse forca rezultante F mbi një objekt vepron ndërsa objekti zhvendoset përgjatë një distance d, si dhe forca dhe zhvendosja veprojnë paralel me njëra tjetrën , puna mekanike e bërë mbi objektin është produkti skalar i F i shumëzuar me d:[4]

W = F \cdot d.

Pra në rastin më të përgjithshëm (kur vektorët janë në një kënd jo-zero θ formula është W = F d cos θ. Nqs forca dhe zhvendosja janë paralel dhe në të njëjtin drejtim , puna mekanike është positive. Nëqoftëse forca dhe zhvendosja janë paralele por në kah të kundërt (pra antiparalele), puna mekanike është negative.

Në rastin kur vektori i forcës dhe zhvendosjes janë pingul me njëra tjetrën , forca nuk kryen punë :[4]

W = 0\;


Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Jammer, Max (1957). Concepts of Force. Dover Publications, Inc.. ISBN 0-486-40689-X. 
  2. ^ Sur une nouvelle dénomination et sur une nouvelle unité à introduire dans la dynamique, Académie des sciences, August 1826
  3. ^ Tipler (1991), page 138.
  4. ^ a b Resnick, Robert and Halliday, David (1966), Physics, Section 7-2 (Vol I and II, Combined edition), Wiley International Edition, Library of Congress Catalog Card No. 66-11527

Bibliografi[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Serway, Raymond A.; Jewett, John W. (2004). Physics for Scientists and Engineers, 6th ed., Brooks/Cole. ISBN 0-534-40842-7. 
  • Tipler, Paul (1991). Physics for Scientists and Engineers: Mechanics, 3rd ed., extended version, W. H. Freeman. ISBN 0-87901-432-6. 


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Puna mekanike