Biologjia
Biologjia (nga greq. βίος, bios - jetë, dhe λόγος, logos - fjalë, mësim, dije) është shkencë që merret me studimin e jetës. Ajo studion veçoritë fizike dhe sjelljen e organizmave, klasifikimin e tyre, prejardhjen dhe zhvillimin e llojeve (specieve) dhe ndërveprimin që kanë njëra me tjetrën në lidhje me mjedisin.
Përmbajtja |
Historia e biologjisë [redakto]
Disa nga zbulimet më të mëdha në biologji janë:
Biologjia e parashtazorëve [redakto]
Në grupin e njëqelizorëve përmblidhen shtazë shumë të vogla, trupi i të cilave përbëhet nga një qelizë e vetme, në të cilat kryhen të gjitha veprimet jetësore. Disa prej tyre jetojnë në ujërat tokësorë, të tjerat në ujërat e deteve e disa në organizmin e kafshëve, të bimëve, në trupin e njeriut etj. Sipas formës së trupit protozoarët ndryshojnë ndërmjet vete. Disa kanë formë të përhershme, por janë të pajisura me kamxhik (kamxhikorët), me qepalla (qepallorët), e disa nuk kanë formë të përhershme, siç janë amebat (rizopodet). Të gjitha këto shtazë me një emër i quajmë protozoare (parashtazore).
Anatomia [redakto]
Anatomia e njeriut (gr. në kuptimin "me prerë diçka" ) është shkenca që studion ndërtimin dhe formën e qenieve apo organizmave të gjalla, si dhe zhvillimin e tyre.Në këtë grup bëjnë pjesë anatomia e njeriut, anatomia e shtazëve dhe anatomia e bimëve.
- Anatomia e njeriut është e ndarë në disa pjesë:
Shiko edhe këtë [redakto]
Shkenca të tjera [redakto]
- Imunologjia
- Bakteriologjia
- Viriologjia
- Mikologjia
- Mejoza
- Botanika
- Zoologjia
- Sistematika
- Gjenetika
- Etologjia
- Ekologjia
- Neuroshkenca
Lidhje të jashtme [redakto]
- Blogshkenca / Biologji - Informacionet me te fundit rreth biologjise.
- E vetmja - Biologjia Online

