Kanceri
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të organizmit. Terma të tjerë sinonime që përdoren janë tumori dhe neoplazma. Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave qe prodhojnë 1 tumor ose neoplazme. Qelizat e kancerizuara humbasin specializimin e indit qe i përkasin dhe nuk i përgjigjen mekanizmave te kontrollit qe normalisht e kufizojnë ndaljen e qelizave.
Kanceri mund te kaloje nga forma primare e tumorit ne formën sekondare te tij ne një proces qe ndryshe quhet "METASTAZ". Fjala "tumor" rrjedh nga gjuha latine... TUMORE--ënjtje, gjunge, fryerje.
Prodhohet nga shumimi jonormal i qelizave përmes procesit te ndarjes mitotike te qelizave.
Tumoret zakonisht klasifikohen ne këto grupe :
- ) BENINJE : kur ato kane rritje te ngadalte dhe kane një lokalizim te kufizuar specifike. Si shembull mund te merren : Nishanet, Nejset ETJ.
- ) MALINJE : nga latinishtja Malingnens-me veprim te keq ; Kur ato rriten shpejt dhe formoje Metastaza. Këto tumore ndërhyje ne funksionin normal te organeve ne te cilat ato janë lokalizuar duke shkaktuar shpesh edhe Vdekje.
Përgjithësisht fjala Kancer rrjedh nga latinishtja CANCER-gafforre. U përdor se pari nga Hipokriti i njohur edhe si babai i medicinës ne shek e V p.e.s. duke u bazuar ne faktin se tumoret përhapen ne trup ne mënyre te ngjashme te lëvizjes se gaforreve.
Njihen 4 tipa te Kancerave : KARCINOMAT, SARKOMAT, LEUKEMIA dhe LYMFOMA.
- Karcinomat : janë kancere qe rrjedhin nga indet epiteliale dhe qe përfshijnë kancerin e lëkurës, gjëndrave, gjinjve dhe shume organeve te mbrendshme. Përfshijnë rreth 80-90 % te numrit te përgjithshëm te kancerave.
- Sarkomat : janë tumore te indit lidhor.
- Leucemia : është kancer i tipit qe karakterizohet me rritje shume te shpejt te numrit te leukociteve (rruzat e bardha te gjakut).
Kanceri lind nga një qelizë e vetme normale, e cila shndërrohet vetëvetiu (për shkaqe të panjohura) në qelizë kancerore duke kaluar në faza të ndryshme, dhe duke formuar kështu masat tumorale malinje. Këto ndryshime ndodhin si rezultat i ndikimit të faktorëve gjenetikë të individit me një ose më shumë prej tre faktorëve të jashtëm, që janë:
Faktorët materialë kancerogjenë, si për shembull: rrezet ultravjollcë dhe rrezet e dëmshme. Faktorët kimikë kancerogjenë, si për shembull: përbërësit e duhanit, Aflatoksina (një ndotës ushqimor) dhe Arseniku (një ndotës i ujit të pijshëm). Faktorët biologjikë kancerogjenë, si psh: disa lloje sëmundjesh të shkaktuara nga disa viruse (si virusi i Hepatitit, i Sidas, etj.), mikrobe apo parazitë. Ka qindra lloje qelizash po kështu edhe qindra lloje kanceri. Jeta e çdo qelize është planifikuar të veprojë nëpërmjet instruksioneve të kodifikuara, të quajtura gjene të cilat mbahen në bërthamën e tij. Këto u tregojnë atyre si të veprojnë, kur të ndahen, kur të riprodhojnë dhe kur të vdesin. Kur udhëzimet lidhur me shumëfishimin apo vdekjen e qelizave janë të gabuara qeliza mund të filloje të ndahet në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk vdes në kohen e duhur. Në këtë mënyrë kanceri nuk ndjek udhëzimet e duhura që bëjnë ndarjen e drejtë të qelizave. Sa herë që qelizat ndahen udhëzimi “i keq” riprodhohet dhe në këtë mënyrë vazhdon shumëfishimi i pakontrolluar i qelizave. Këto qeliza shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen në të njëjtin vend dhe formojnë atë që e quajmë tumor.
Fakte dhe statistika
Kanceri është një prej shkaqeve kryesore të vdekjeve në të gjithë botën. Kjo sëmundje ka shkaktuar 7.4 milion vdekje (rreth 13% të vdekjeve të përgjithshme) në vitin 2004, dhe 7.9 milion vdekje në vitin 2007. Vdekjet e shkaktuara nga kanceri janë gjithnjë në rritje, sa që në vitin 2030 parashikohet që numri i vdekjeve prej kancerit të rritet në 12 milion vdekje. Kanceret që prekin mushkëritë, stomakun, mëlçinë, kolitin dhe gjirin, janë më të shumtat e kancerve që shkaktojnë vdekje në çdo vit. Llojet më të përhapura të kancerit në të gjithë botën janë: Tek burrat: Kanceri i mushkërive, i stomakut, i mëlçisë, i kolitit, i ezofagut dhe i prostatës.
Tek gratë: Kanceri i gjirit, i mushkërive, i stomakut, i kolitit dhe rektumit, i qafës së mitrës.
Prej faktorëve kryesorë që shkaktojnë kancer, janë: Pirja e duhanit, mbipesha dhe obesiteti, ngrënia e pakët e perimeve dhe frutave, alkooli, llojet e sëmundjeve të transportueshme seksualisht (si AIDS dhe HPV), ndotja e ajrit në vendet e qytetëruara, tymi i shkaktuar nga djegia e lëndëve të ngurta brenda banesave.