Bimët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Bimët

Bimët janë organizma të gjallë qe i përkasin mbretërisë Plantae. Ato përfshijnë organizma te njohur si pemët, perimet, shkurret, barishtet, vreshtat dhe algat jeshile.

Qeliza bimore[redakto | redakto tekstin burimor]

Struktura e qelizës bimore

Qeliza eukariote te këto qeliza bërthama rrethohet me dy membrana, po ashtu shume organele të qelizës rrethohen me membrana. Muri qelizor - shumica e qelizave bimore dhe kërpudhave janë të rrethuara nga muri qelizor, gjë që i dallon nga qelizat shtazore. Protoplasti është pjesa relativisht e gjallë e qelizës eukariote, përbehet nga membrana qelizore, e cila rrethon citoplazmën.

Citoplazma është mjedis ujor ku ndodhen :

  • rrjeti endoplazmatik, aparati i golxhit, mikrotubthat, sferozomet (oleozomet), citoskeleti, ribozomet, mitokondritë, plastidet ;
  • bërthama dhe
  • vakuola.

Qeliza prokariote është karakteristike për bakteret dhe cianobakteret, gjallesa këto me moshë evolutive tre miliard vjet. Materialin gjenetik e kanë të vendosur në qendër të qelizës që quhet nukleoid, dhe nuk është i rrethuar nga membrana. Qelizat prokariote rrethohen nga muri qelizor që nuk përmban celulozë.

Fara dhe bima[redakto | redakto tekstin burimor]

Fara[redakto | redakto tekstin burimor]

Pjesa më e madhe e bimëve që jetojnë aktualisht në tokë zhvillohen duke u nisur nga një strukturë e veçantë që quhet farë. Ajo lind nga një vezore ku ndodhet qeliza vezë e cila pasi fekondohet i jep jetë zigotës. Nga kjo zhvillohet embrioni i cili shoqërohet nga shumë lëndë rezervë. Embrioni nuk jep menjëherë një bimë të rritur, por kur arrin një moment të caktuar pjekurie e ndalon zhvillimin së bashku me lëndët rezervë, dehidratohet pothuajse plotësisht dhe bie në një gjendje qetësie. Kjo gjendje mund të zgjasë një ose dy stinë, derisa kushtet e mjedisit të jenë të përshtatshme që embrioni të rritet dhe të formojë një bimë të rritur. Që kjo të ndodhë embrioni ka nevojë për lëndë organike të cilën nuk e prodhon dot vetë sepse nuk kryen fotosintezë : është bima nënë, autotrofe, që e furnizon me ushqime të cilat mblidhen në farë dhe shërbejnë për zhvillimin e embrionit derisa të kthehet në bimë që kryen fotosintezë. Pra fara është një embrion me një sasi të madhe lëndësh rezervë, që vendosen në një ind parenkimatik që merr emrin endospermë dytësore ose albumine, e mbledhur kjo me një mbulesë mbrojtëse. Në shumë raste rezervat transferohen tek kotiledonet, gjethëzat embrionale, të cilat marrin një formë të fryrë. Avantazhi i bimëve me farë ndaj atyre pa farë është që zigota pasi formohet nuk jep menjëherë një bimë të rritur, por embrioni mund të presë kushtet e përshtatshme për të zhvilluar një bimë të re. Meqë bimët durojnë në mënyrë pasive të gjithë kushtet e mjedisit, me të vetmen mundësi mbrojtëse aktivitetin e tyre metabolik, fara përfaqëson një hap të madh evolutiv. Në fakt ajo ka një funksion të dyfishtë : të përhapë specien dhe ta bëjë atë të mbijetojë.

Lëndët rezervë të farës[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekzistojnë bimë që prodhojnë një numër të madh farash të vogla, me pak lëndë rezervë, të tjera prodhojnë pak fara shumë te mëdha me shumë lëndë rezervë. Këto janë strategji të përshtatura nga bima ; në rastin e parë shumë fara sjellin mundësinë e krijimit të shumë bimëzave, por varfëria në lëndë rezervë i jep pak autonomi embrionit prandaj bimëza duhet të bëhet autonome në një kohë të shkurtër. Në rastin e dytë bimëzat e formuara janë të pakta, por lënda e bollshme rezervë i lejon atyre të arrijnë një zhvillim të caktuar përpara se të bëhen autonome. Lëndët rezervë të bimës janë kryesisht glucide, lipide dhe proteina. Përveç këtyre embrioni ka nevojë edhe për një sasi të vogël jonesh organike të cilat nuk mund ti thithë nga terreni sepse nuk ka aparat përthithës. Në farë pra gjenden molekula organike që përmbajnë fosfor, squfur, etj. të nevojshme për rritjen.

Mbirja e farës[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur kushtet bëhen të përshtatshme fara mbin dhe formon bimëzën. Këto kushte janë kryesisht : sasi e tepërt uji, temperaturë e përshtatshme dhe sasi e mjaftueshme oksigjeni. Kur këto kushte plotësohen, fara mbin. Në një kohë të shkurtër vihen re disa ndodhi. E para është përthithja e ujit që manifestohet me një rritje të dukshme të vëllimit të farës. Ky fenomen është thjesht fizik dhe përbën një çlirim të madh energjie dhe është i pakthyeshëm. Ky çlirim energjie i lejon farat të çajnë çimentot e rrugëve, ose enët ku ndodhen kur ato nuk mbajnë dot vëllimin e tyre pas thithjes së ujit. Thithja e ujit çon dhe në aktivizimin e disa enzimave të pranishme në embrion. Këto enzime shpërbëjnë rezervat për të përfituar molekula të vogla të përshtatshme për tu transportuar nëpër embrion. Fazat e tjera vardojnë nga lloji i bimës.

Zhvillimi i embrionit dhe formimi i bimës[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur në vezore ndodh fekondimi i vezës dhe formohet zigoti, ajo ndahet menjëherë në dy qeliza, njëra më e madhe e tjetra më e vogël. Më e madhja formon furnizuesin me ushqim të embrionit, e vogla formon embrionin. Ndarjet e para të kësaj të fundit ndodhin në të gjitha drejtimet derisa formohet një embrion me 16 qeliza. Në këtë pikë embrioni merr një formë zemre, pra polaritet, me një anë të thepisur që përfaqëson fillimin e rrënjëzës dhe anën tjetër të zgjeruar që përfaqëson formimin e boshtit embrional dhe kotiledoneve.

Morfologjia e Dikotiledoneve[redakto | redakto tekstin burimor]

Kërcelli është pjesë mbitokësore e bimës që vazhdon nga rrënja. Në pjesët e kërcellit janë të vendosura gjethet, lulet dhe frutat. Uji dhe materiet ushqyese që i merr bima përmes rrënjës përcillen nëpër kërcell, deri te gjethet dhe pjesë e tjera te saj.

Gjethet[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjethet futen tek kërcelli nëpër nyje në mënyrë të rregullt : të alternuara, te kundërta, qerthullake, të përqafuara. Mes bazës së gjethes dhe kërcellit dallohet sqetulla gjethore ku ndodhet dhe ku gjendet një mbetje e meristemës së majës që merr emrin bule sqetullore, e cila mund të formojë një degë ose një lule. Zakonisht vetëm një pjesë e vogël e këtyre bulave zhvillohet. Gjethet përbëhen nga baza e gjethes, bishti dhe fletëza.

Rrënja[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrënja rrjedh nga rrënjëza embrionale dhe ruhet përgjithësisht gjatë gjithë jetës së bimës ; tipi më i përhapur është ai me një rrënjë kryesire nga e cila përhapen disa rrënjë anësore që nuk e kalojnë gjatësinë e kryesores. Rrënja ka një zonë meristematike, një zonë shtrirje dhe një zonë strukture parësore e cila është e dallueshme për shkak të qimeve rrënjësore. Në disa raste mund të formohen edhe rrënjë me origjinë nga kërcelli, nga gjethet dhe nga pjesët e vjetra të rrënjës. Këto mund të zhvillohen si pasojë e plagosjeve, traumave ose në organe që ndodhen larg bimës nënë. Një tjetër lloj morfologjie që vihet re tek dikotiledonet barishtore, tek bimët trëndafilte : gjethet janë të mbledhura në majë duke formuar një figurë si gonxhe trëndafili ; duket sikur kërcelli mungon. Kjo morfologji ka si shkak qe kërcelli i ka nyejt shumë afër më njëra tjetrën sepse ndërnyjet janë të pazhvilluara mirë, dhe gjethet mbeten të shtypura njëra mbi tjetrën. Ai është ndër organet vegjetative të bimëve. Kërcelli shërben për qarkullimin e ujit dhe të lëndëve minerale të tretura nga rrënja. gjethet kane dhe kutikulen shtrese mbrojtese vajore. Rrenja merr poashtu dhe nga toka, dhe parandalon erozione te ndryshme. Perdoret si edhe per sherim, si mullaga e bardhe, rrenja e karrotes, valeriana etj. Merr dhe rezervime te ushqimit si rrenja e karrotes.

Morfologjia e pemëve, shkurreve dhe bimëve kacavjerrëse[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Pemët i përkasin që të gjitha Gimneospermeve ose Dythelboreve. Ekzistojnë raste të rralla që pemët i përkasin grupeve të tjera sistematike, si për shembull palmat. Karakteristika kryesore e një peme është masa e bollshme e indit drunor. Kjo do të thotë që pothuajse e gjithë bima përbëhet nga struktura dytësore që në bimët barishtore është e reduktuar ose mungon. Struktura e rrënjëve dhe e gjetheve gjendet dhe tek pemët, madje është thelbësore sepse përcakton rritjen në gjatësi. Dy indet kryesore të strukturës dytësore janë : barma dhe fellogjeni. Përveç masës drunore pema karakterizohet nga lloji i degëzimit. Në shumë pemë degët ndahen në makroblaste dhe brakiblaste. Pemët duke qenë bimë që jetojnë për vite të tëra kanë sythe të mirë organizuar për të kaluar stinët pa u dëmtuar. Kur afrohet dimri sythet flenë, që do të thotë që gjethëzat në ekstremet e majva shndërrohen në përule, marrin një pamje të lëkurezuar, vishen nga shtresë e trashë qimesh dhe lyejnë sipërfaqet e tyre me rrëshirë. Në pranverë përulet bien dhe sythi fillon aktivitetin e tij normal. Aparati i rrënjëve mund të jetë pak a shumë i gjerë, varet nga bima dhe ambienti ku ajo jeton. Gjithsesi është gjithmonë goxha i shtrirë duke marrë parasysh pafundësinë e rrënjëve të holla që nuk duken sepse ngelen në tokë kur bima çrrënjoset. Jetëgjatësia e gjetheve varjon ; ekzistojnë bimët gjetherënëse, gjethet e të cilave jetojnë vetëm një stinë bimore. Bimë të tjera, të quajtura me gjelbërim të përhershëm, i ruajnë gjethet gjatë gjithë vitit. Këto zakonisht jetojnë më shumë se një stinë bimore, po edhe ato vdesin dhe zëvendësohen, vetëm kur gjethet e reja janë formuar plotësisht, prandaj pema nuk duket kurrë e zhveshur.
  • Edhe shkurret dhe bimët kacavjerrëse janë Gimneosperme dhe Dythelbore me sasi të madhe indi drunor por me përmasa më të vogla se pemët.

shartimi--- pos shumimit me far disa bim shumhohen me an te kercellit, te rrenjes e rralle me gjethe. Ky quhet shumimi vegjetativ shumimi vegjitativ mund te jet natyror dhe artificial. Menyra e veqant e shumimimit te bimeve është me anen e shartimit. Kopshtaret zakonisht shtojn druret dhe shkurret frutre me an e shartimit. Per kete qellim perdoret kalemat ose sytha e njr bime, qe vendosen mbinje bim tjeter me rrenje. Ky bashkim behet ndermjet bimeve qe kan afersi farefisnore. Sythat ose kalemat qe merren quhen bimshartese, ndersa bima ne te cilen vendosen keto quhen nenshartese. Mbishartesa merret prej bimeve me te mira dhe shatohet ne bim te egra. Keto bime merren si nenshartesa, sepse kane nje qendrushmeri me te madhe ndaj kushteve te pavolitshme. Shartimi kryhet ne menyra te ndryshme.

Ciklet jetësore[redakto | redakto tekstin burimor]

Me këtë term përcaktohet historia e jetës së një organizmi, që nga lindja, që vjen nga një akt riprodhues, deri në vdekje. Në bazë të jetëgjatësisë së një bime dallohen : bimët njëvjeçare, bimët dyvjeçare dhe bimët shumëvjeçare.

Përshtatjet[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrënjët, kërcenjtë dhe gjethet mund të pësojnë ndryshime aq të mëdha sa të bëhen të padallueshme. Një shembull mund të jetë ai i rrushkullit që mban mbi vete një kërcell me disa shtrirje fletezore që duken si gjethe, por që në të vërtetë janë kërcenj të shtypur që kanë funksionin e gjetheve. Kërcelli mund të transformohet në gjemba me funksion mbrojtës, ose në loze që shërbejnë për tu kacavjerrë. Të gjitha këto organe të sipërpërmendura janë organe homologe, sepse megjithëse kanë pamje të ndryshme, janë modifikime të të njëjtit organ. Përshtatje të tilla mund te ndodhin edhe tek gjethet dhe rrënjët, të cilat mund të bëhen gjemba e loze. Në këtë rast flasim për organe analoge sepse megjithëse kanë morfologji të ngjashme kanë origjina të ndryshme, duke u formuar disa nga kërcenjtë e disa nga gjethet. Ndonjëherë në ekzemplare qe i përkasin specieve të ndryshme, nga ana sistematike larg njëra tjetrës, ndodhin përshtatje të të njëjtit lloj, që përcaktohen nga rrethana ekologjike të ngjashme.

Zhardhokët[redakto | redakto tekstin burimor]

Një shembull modifikimi është zhardhoku, i cili është modifikimi me qëllim rezerimin e një organi e si rrjedhojë formimin e një sasie të madhe parenkime rezerve. Zhardhoku për antonomazi është patatja ku ky modifikim prek disa nyje dhe ndërnyje të kërcellit nëntokësor. Tek nyejt janë të pranishme disa katafile, gjethe rudimentare që bien herët dhe që i lëne të zbuluar sythet sqetullore, të quajtur sy.

Rizomat[redakto | redakto tekstin burimor]

Janë kërcinj teresisht nëntokësore te zhardhokuar që zhvillohen horizontalisht në territor duke ndenjur gjithnjë goxha thelle nëntoke. Gjethet janë të shndërruar në katafila të vogla të futura tek nyejt. Në sqetullat e tyre ndodhen sythet, nga të cilat mund të zhvillohen filizat. Po tek nyejt por në anën e poshtme gjenden rrënjët. Zakonisht në fillim të sezonit bimor, sythi i majës zhvillon një fidan të drejtë që del nga toka dhe formon gjethe e lule, duke mos u rritur me. Rizoma vazhdon të rritet nëntoke nëpërmjet sythit sqetullor. Me rralle sythi i majës nuk del nga toka, por dalin disa sythe sqetullore që çelin gjethe e lule.

Bulbet[redakto | redakto tekstin burimor]

Modifikim ku ndodh një zhardhokim i gjetheve dhe kërcellit. Kjo strukture tipike për Monokotiledonët përbehet nga një kërcell i shkurtuar, për shkak të mungesës së zhvillimit të ndernyjeve, quhet zemër, çon lart sythin e majës dhe ne baze disa rrënje. Tek nyejt futen katafilat.

Gjembat[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjethet dhe kërcenjte mund të transformohen në gjemba si pasoje e klimës se ashpër dhe thatësisë. Gjembezimi i rrënjës është i veçante dhe vihen re në disa palma.

Lozet[redakto | redakto tekstin burimor]

Lozet janë tipike për ato bime kërcelli i te cilave nuk është aq i fuqishëm sa te mund ti mbaje ne këmbe, duke qenë se zhvillohet shumë në gjatësi e pak në diametër. Në disa bime transformohet në loze pjesa fundore e kërcellit, ne disa të tjera i gjithë kërcelli. Lozet rrënjore shërben për te fiksuar bimën shumë fort pas mbështetjes. Edhe gjethet dhe bishti i tyre mund të transformohen në loze.

Heteromorfizmi[redakto | redakto tekstin burimor]

Shfaqet kur kërcelli dhe gjethet kane forma të ndryshme ne të njëjtin individ. Një rast heteromorfizmi janë stolonët : kërcell i shkurtuar nga ku nisin disa kërcenj te gjate e te holle. Kane si funksion përhapjen e species. Heteromorfizmi i gjethes quhet heterofili. Heteromorfizmi i rrënjës quhet heterorizi.

Struktura anatomike e bimës[redakto | redakto tekstin burimor]

Kërcelli[redakto | redakto tekstin burimor]

Të gjitha bimët e larta kanë kërcell, ai është ndër organet e rëndësishme vegjetative të atyre. Ndërtimi i kërcellit barishtor. Kërcelli i bimëve njëthelbore ka ndryshim nga kërcelli i bimëve dythelbore. Të bimët barishtore dythelbore ka tufa percuese te vendosura ne formë rrethi. Midis floemes e ksilemës ka kambium i cili duke prodhuar floem e ksilem largon (hap) floemen e pare nga ksilema e pare. Për këtë arsye këto lloj tufash quhen dhe tufa te hapura. Te bimet dythelbore gjatë gjithë jetës kërcelli peson ndryshime nga te cilat pernmendet, shfaqja e kambiumit nga qelizat parenkimatike qe ndodhet ne zonën midis dy tufave fqinje. Ne një kohe te dytë ky kambium ndertufezor bashkohet me kambiumin e tufave dhe formon një unaze te plotë. Nga veprimtaria e dy kambiumeve formohet floeme dhe ksileme e re, pra formohen tufa të reja percuese qe formojnë e trashin kërcellin.

Kërcelli i bimëve njëthelbore (p.sh. misri) ka një numër tufash percuese te shpërndara pa rregull ne gjithë zonën e kërcellit. Ato nuk përmbajnë kambium prandaj quhen tufa te mbyllura dhe rrethohen nga një shtrese e indit mekanik (qelizat e sklerenkimes), te cilat rrethoje si një kellef te gjithë pjesën e kërcellit.

Gjethja[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjethi është pjesë përbërse e bimëve e cila kryen funksionin e fotosintezës.

Rrënja[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrenjet janë shfaqur gjatë procesit historik te kalimit te bimeve nga mënyra e jetese ne toke. Të bimet me lule rrenja shfaret qe ne embrionin e fares. Prej saj zhvillohet rrenja kryesore dhe rrenjet anesore. Të gjethe shqiponja apo tek urthi (Hedera helix), vihen re edhe disa rrenje ajrore qe nuk kanë lidhje me rrenjet e vërteta. Këto rrënje qe lindin nga kërcelli ose hjethet quhen rrënje mitake. Të gjithë rrenjet e një bime formijne sistemin rrënjor te saj. Kur rrënja kryesore është me e zhvilluar se rrenjet anësore, atëherë sistemi rrënjor quhet boshtor. Kur rrënja kryesore zhvillohet njelloj me rrenjet anësore, atëherë siastemi rrënjor quhet xhufkor.

Ne prerjen gjatesore te një rrenje vihen re katër zona. 1 - maja e rrenjes me qeliza meristematike 2 - zona e rritjes qe ndodhet mbi majen e rrenjes. 3 - zona e qimeve thithese 4 - zona percjellese.

Të bimet dythelbore dhe te shumë bime njethelbore, indet perberese te rrenjes vendosen ne tre shtresa bashkeqendrore(koncentretike), ne epiderme, ne levore, edhe ne cilindrin qendror ku ndodhen enet percuese.

Epiderma qe ndodhet ne siperfaqen e rrenjeve të reja thith ujin dhe kriperat minerale nga toke dhe i percjell ne indet e brendshme. Shpesh kutikula mungon ose është shumë e holle.. Ne një zone te caktuar te renjes nga qelizat epidermike dalin disa zgjatime te holla qe quhen qime rrenjore. Funksioni i tyre është te thithin pjesen me te madhe te ujin dhe kriperave minerale qe merr bima nga rrenjet. Levorja perbehet nga disa rradhë qelizash parenkimatike, te vendosura nën epiderme. Ne këto qeliza mungojner kloroplastet. si lende rezerve permbajne amidon dhe lende te tjera organike. përmes hapesirave nderqelizore te levores, ne brendesi te rrenjes qarkullon lirisht oksigjeni, i nevojshem për frymarrjen. Ne dallim nga qelizat e tjera te levores, qelizat e shtreses me ne brendesi janë kompakte dhe nuk kanë hapësira ndrqelizore. Kjo shtrese qelizore formon endodermen. Hapiesira midis mureve te endodermes bëhet e papershkueshme sepse çdo qelize e endodermes qarkohet nga një shirit ose brez i dyllte qe quhet brezi i Kasparit., i cili është i papershkueshem nga uji.. Kështu qe uji dhe lendet tretura ne te, qe livizin lirisht rreth dhe brenda qelizave te tjera te llevores, duhet te kalojne domosdoshmerisht nëpërmjet cipes se qelizave endodermike. Ne ke mënyrë, cipat e qelizave endodermike lejojne jje hyrje te kontrolluar te lendeve ne indet percuese te rrenjes. Cilindri qendror i rrenjes perbehet kryesisht nga inde percuese ( floeme dhe ksileme). Ai qarkohet nga një ose disa shtresa qeliza qe formojne periciklin. Nga qelizat e periciklit kanë prejardhjen rrenjet dytesore te bimesTemperatura është një nga faktorët më të rëndësishëm për jetën e pemëve frutore. Të gjithë proceset e ndryshme fiziologjike realizohen vetëm në prani të një intervali të caktuara temperaturash të ajrit, të tokës dhe të vetë bimës. Sipas vlerave të temperaturave, varet ndjeshëm aftësia thithëse e sistemit rrënjor, intensiteti i fotosintezës, intensiteti i frymëmarrjes, intensiteti i transpirimit dhe i shumë proceseve të tjera fiziologjike. Në drejtimit të kultivimit dhe të përshtatjes sa më të mirë të këtyre bimëve për kushtet e një rajoni të caktuar, rëndësi praktike paraqesin kryesisht këto tregues:

Temperaturat mesatare shumëvjeçare të ajrit Temperaturat minimale e maksimale absolute Temperatura e tokës Sipas ndikimit te temperaturave në jetën e bimëve ato klasifikohën në:

Temperatura të Pragut të Minimumit Biologjik, Temperatura Optimale, Temperatura të Pragut të Maksimumit Biologjik. Me temperatura të pragut të minimumit biologjik, kuptojmë ate vlerë temperature kur bima fillon proceset foziologjike të rritjes dhe të zhvillimit të saj. Me temperatura optimale, kuptojmë atë interval temperature, kur rritja dhe zhvillimi i tyre bëhet krejtësisht normale. Temperatura optimale e rritjes dhe e zhvillimit të bimëve, është e ndryshme në varësi të llojeve dhe të stadeve të ndryshme fiziologjike të rritjes dhe të zhvillimit. Ajo lekundet nga 24 - 280C. Në kushtet e temperaturave optimale dhe të faktorëve të tjerë si: drita diellore, uji, ajri, etj, bimët sintetizojne më tepër lëndë organike, që d.m.th. më shumë rritje e zhvillim në njësinë e kohës dhe më shumë prodhim frutash e gjethesh e me cilësi për njësi të sipërfaqes. Me temperatura të pragut të maksimumit biologjik,kuptojmë ato temperatura kur vlerat e të cilave nëqoftëse vazhdojnë të rriten më tej, bimëve i’u fillon t’ju shkaktohen shqetesime fiziologjike. Kjo ndikon në frenimin e rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Në përgjithësi tëmperatura e pragut te maksimumit biologjik për shumicën e pemëve frutore është deri në 350C. Por tek arroret kjo është më pak deri në 28 0C. Një rëndësi praktike për kultivimin kanë gjithashtu edhe njohja e dy treguesve të tjerë kryesor të temperaturave që janë: a) Shuma e temperaturave efektive dhe b) Shuma e temperaturave aktive. Shuma e temperaturave efektive(Tef). Kjo vlerë gjëndet nga diferenca temperaturave mesatare të një periudhë të marrë në analize, me vlerën e temperatures së minimumit biologjik të një bimë të dhënë, dhe kjo diference shumëzohet me numrin e ditëve të periudhës së vegjetacionit. Kjo vlerë përcaktohet me anë të barazimit: Tef = (Tmes - Tmb) x n, ku: Tef - është shuma e temperaturave efektive, Tmes - është temperatura mesatare e ajrit në një periudhë të dhënë; Tmb - është temperatura e minimumit biologjik në të cilën bima fillon rritjen e saj dhe n është periudha vegjetative që shprehet në numër ditësh. Në bazë të kësaj përllogaritjeje, mund të ndërtohet një grafik i tillë, i cili ndihmon të përcaktohen pragjet e fillimit dhe të mbarimit të temperaturave efektive të një zonë të caktuar. Shuma e temperaturave aktive (Ta). Kjo vlerë përfaqeson shumën progresive te temperaturave mesatare ditore mbi pragun e minimumit biologjik (Pmb). P.sh., nëqoftëse temperatura mesatare e një ditë të caktuar (Tmd) gjatë periudhës së kultivimit është 25 0C, atëhere vlera Temperatura Aktive Ditore (Tad), e cila shërben për të përcaktuar shumën e temperaturave aktive, vlerësohet sipas barazimit: Tad = Tmd - Pmb. Ndërsa vlera e Shumës së Temperaturave Aktive (Tak), gjëndet duke mbledhur vlerat e temperaturave aktive ditore të ditës së parë, të dytë dhe kështu me radhë të gjithë ditët (n) e periudhës së kultivimit të bimëve në një zonë të caktuar. Vlera e Tak, e gjetur sipas barazimit: Tak = Tad1 + Tad2 + … + Tadn-1 + Tadn (d1; d2; d3;….dn); ku d1; d2; etj, janë dita e parë e dytë e me radhë. Sipas studimeve të bera është vërtetuar se bimët frutore gjatë një periudhë vegjetative kërkon një shume temperaturash aktive mbi 120C, në vlerën totale rreth 2400- 26000C, të cilët janë të ndryshme për llojet e bimëve dhe stadet e ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave të larta. Temperaturat e larta në mbi 350C, ndikojnë ne tharjen e lagështirës ajrore dhe gojezat e gjetheve duke tentuar te realizojnë një vetëfreskim me anë të procesit te transpiracionit, humbasin shumë ujë dhe në temperaturat mbi 400C, gjethet kalojnë ne vyshkje. Vyshkja mund të jetë e përkohshme dhe e përhershme. Vyshkja e përkohshme kalon shpejt nëse temperaturat e mbasditës fillojnë dhe ulën dhe nëse toka ka vlagën e duhur. Nëse lagështira e duhur në tokë mungon, atëhere edhe pse temperaturat e mbasditës ulën, përsëri gjethet nuk e marrin vetën. Ky proces shoqërohet me përkeqësimin e bimës. Për të mbrojtur vetën, bimët në fillim bëjnë rrëzimin e parakohshem të frutave që akoma nuk janë pjekur, nëse frutat janë në fazën e pjekjes, atëhere cilësia e tyre është shumë e ulet (më pak lëng, pak sheqer dhe të tjera komponentë ushqimore). Gjethet kanë pak ardhangi/ lagështirë dhe sasia e prodhimit dhe cilësia ushqimore bie ndjeshem. Nëse thatesira dhe tëmperaturat e larta vazhdojne, atëhere do të bien edhe gjethet. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave te uleta.Nëse gjatë Pranverës temperaturat e ajrit zbresin papritur ne -1 deri në -1,5 0C (nën zero), atëhere sythet e çelura (me lule ose me gjethe) dëmtohen rendë. Nëse gjatë periudhës së qetësisë dimërore, temperaturat e uleta zbresin më poshtë se vlerat përkatëse te rezistencës, atëhere në fillim fillojnë të dëmtohen sythat, pastaj degëzat njëvjeçare e më pas gradualisht në ato dy vjeçare e me radhë. Me qëllim që efekti dëmtues i bimëve frutore te ulet ne minimumin e mundshem, rëndësi ka që plantacioneve te trajtohen me një serë masash agroteknike, ku disa nga këto janë: i) Është shumë e rëndësishme të aplikohet një sistem i kombinuar plehrimi (NPK). Kjo shërbën që sythat, degëzat te kalojnë shpejt fazat e zhvillimit dhe në dimër të kenë hyrë në gjëndje te “pjekur”. ii) Te zbatohet një sistem ujitje pa e tepruar me qëllim që në fazat e fundit te vegjetacionit, të mos stimulohet vazhdimi i vegjetacionit apo dalja e filizave të rinj. iii) Te merren masa për një sistem të mirë kullimi (sistemi i drenazhimit është më i përsosur), etj.

Indet bimore[redakto | redakto tekstin burimor]

Indet meristematike[redakto | redakto tekstin burimor]

Një mënyre për të klasifikuar këto inde është grupimi i tyre në bazë të vendndodhjes së tyre në bime ; kështu dallojmë meristemat e majës që ndodhen në maje të kërcellit dhe rrënjës, meristemat anësore që ndodhen paralel me sipërfaqen e organeve ku gjenden dhe meristemat e ndërmjetme. Por ekziston dhe një klasifikim që i ndan në meristema paresore, ato që e kanë prejardhjen të drejtpërdrejte nga qelizat meristematike te embrionit, dhe në meristema dytësore, ato qe vijnë nga qelizat tashme të rritura por që përvetësojnë veti meristematike.

Indet e rritura[redakto | redakto tekstin burimor]

E kane prejardhjen nga diferencimi i indeve meristematike, kanë qeliza goxha më të mëdha se ato të indeve meristematike. Kjo sjell që citoplazme përqendrohet afër murit si një shtrese e holle. Muri, pak a shumë i shpështë, varet nga indi në ind, shfaq gjithmonë përvec murit parësor edhe një dytësor. Në disa inde si tek tapa apo tek druri në fazën e rrijes citoplazma përthithet krejtësisht prandaj qelizat kanë vetëm mur. Qelizat që kanë vetëm mur quhen qeliza të vdekura.

Sistemi thelbësor[redakto | redakto tekstin burimor]

Indet parenkimatike[redakto | redakto tekstin burimor]

Është indi më i përhapur në bimë dhe nga ana morfologjike ma pak i diferencuari. Ky ind kryen të gjitha aktivitetet metabolike : që nga fotosinteza, deri tek rezervimi, frymëmarrja, sinteza e proteinave dhe e gjithë molekulave te tjera të nevojshme për jetën e bimës. Gjithashtu me zgjerimin e qelizes, ushtron funksion mbështetës për kërcej apo gjethe të përmasave të vogla apo organeve të reja. Hapësirat qelizore të këtij indi lejojnë ajrosjen, pra shkëmbimet e gazrave ne bime. Gjethet janë të ndërtuara kryesisht nga parenkima ; organet e rezervimit, endosperma e farave, rrënjët etj përbehen kryeshit nga indi parenkimatik. Indi parenkimatik mund ta ketë prejardhjen si nga meristemat e majës ashtu nga ato anësore. Qelizat parenkimatike kanë mur celulozo-pektik zakonisht jo shumë të shpështë, një vakuol te madh qendror që zë rreth 90 % te vellimit qelizor dhe ne citoplazem gjenden organe përgjegjëse për aktivitetin metabolik të qelizes. Shpesh janë të pranishme hapësira qelizore shumë të zhvilluara aq sa mund të formojnë boshllëqe, sic vihet re në disa lloje gjethesh. Ne baze të aktivitetit fiziologjik që kryejnë, dallohen disa tipe parenkime. Indet e rritura ndahen në: inde mbrojtëse(mbuluese),inde parenkimore(themelore),inde mekanike(mbështetëse), inde përquese(transportuese) dhe inde sekretore(tahitëse).

Sistemi mekanik[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemit thelbësor i bashkëngjiten elemente mekanike që kanë funksion mbështetesh si kolenkima e cila është parenkime me mure të trashura dhe sklerenkima e cila ka një funksion mbështetesh më të spikatur me murra shumë te shpeshta e të drurezuar. Funksioni i tyre është ti bëjnë te mundur bimës qëndrimin ne këmbe dhe pasjen e një forme te caktuar. Ne bimët tokësore, ku rritja e qelizes nuk është e jaftueshme, pranija e këtyre indeve siguron aktivitetin normal jetësor te bimës. Ato shmangin që humbjet e e tepërta te ujit, sic ndodh shpesh gjatë verës, të vyshkin organet.

Sistemi përcjellës[redakto | redakto tekstin burimor]

Përbehet nga inde që kanë si detyre të transportojnë ujin, jonet dhe molekulat organike në pjesë të ndryshme te bimës. Transportimi i ujit dhe joneve organike fillon nga rrënja ku përthithen, vazhdon në pjesët ajrore te bimës, ndërsa substancat organike që përpunohen në gjethe shpërndahen neper të gjithë bimën. Përgjithësisht uji dhe kripërat sillen nga indi drunore ose ksilema, nga rrënja drejt gjetheve, ndërsa lendet e përpunuara, te transportuara nga indi shoshor ose floema, nga gjethet në pjesët e tjera të bimës, ku përdoren ose magazinohen. Si druri dhe shosha janë inde qe përbehen nga shumë qeliza.

Sistemi tegumental[redakto | redakto tekstin burimor]

Janë inde mbrojtës që veshin gjithë sipërfaqen e jashtme të bimës dhe që rregullojnë shkëmbimet e gazrave mes ambienteve të brendshëm e të jashtëm. Këto inde mbrojnë bimën nga tharja, nga veprimi i agjenteve atmosferike dhe nga sulmet e paraziteve. Në sistemin tegumnetal bëjnë pjese indet që veshën pjesën ajrore te bimës (epiderma dhe tapa) dhe indet e rrënjës (rizoderma, ekzoderma dhe endoderma).

Strukturat sekretuese[redakto | redakto tekstin burimor]

Në të kaluarën është debatuar mbi rendësine e këtyre substancave qe quhen metabolite dytësore ; nëse këto ishin jashtëqitje të bimës apo sekrecione. Momentalisht mendohet që janë sekrecione që prodhohen enkas nga bima për të tërhequr insektet për polenizimin ose për të mbrojtur nga kashet barngrenese, ose si reagim ndaj një sulmi parazitar. Këto lende sekretohen nga citoplazma dhe zakonisht mblidhen në vakuole, sic ndodh për shumë alkaloide etj. Por në shumë raste metabolitet dytësore prodhohen, vecohen dhe mblidhen në disa struktura të veçanta që quhen struktura sekretuese. Duhet nënvizuar që zakonisht sekretimi nuk ndërtohet vetëm nga një përbërje, por nga disa, madje me natyra të ndryshme midis tyre. Sekretimi mund të përbëhet nga metabolite dytësore por dhe nga produkte të metabolizmit parësor ose nga lende të cilat bima i ka me teprice. Si për shembull nektaret që çlirojnë polisakaride. Nga ana citologjike qelizat sekretuese paraqesin invaginime të shumta të membranës qelizore për të rritur sipërfaqen e saj të jashtme dhe lehtësoje sekretimin.

Siko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e bimëve

Album[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]