Biokimia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Biokimia (greq. βιοχημεία, viohimia = kimia e jetës) është studimi i proceseve kimike dhe shndërrimeve që ndodhin tek organizmat e gjalla. Ajo merret me studimin e përbërësve qelizorë, si p.sh. proteinat, karbohidratet, yndyrërat, acidet nukleike, dhe molekulave tjera kimike. Biokimia synon tu përgjigjet shumë pyetjeve duke përdorur metoda të zhvilluara nga kimia sintetike.

Historia e biokimisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Dikur besohej se jeta nuk ishte një subjekt i ligjeve të shkencës. Mendohej se vetëm gjallesat mund të prodhonin molekulat e jetës. Por në vitin 1828 Fridrich Wohler publikoi një punim rreth lëndëve kimike, duke provuar se pjesët përbërëse të organizmave të gjalla mund të krijohen edhe në mënyrë artificiale.

Karbohidratet[redakto | redakto tekstin burimor]

Karbohidratet (lat. carbo-karbon, hydrat-ujë) janë komponime organike që gjenden te të gjitha gjallesat por më së shumti tek bimët. Sipas përbërjes kimike ato ndahen në aldoze dhe ketoze. Karbohidratet me shije të ëmbël quhen sheqerna të cilët për nga struktura ndahen në monosakaride, disakaride dhe polisakaride.

Proteinat[redakto | redakto tekstin burimor]

Proteinat janë lëndë organike, janë makromolekula të cilat kryesisht përbëhen nga elementet e karbonit, hidrogjenit, oksigjenit, azoti si dhe rrallë herë edhe prej sulfurit. Proteinat janë baza kryesore të qelizave. Ato jo vetëm që i japin qelizave një strukturë, por janë edhe makina molekulare, ku bëjnë transportimin e materieve, pompojnë jonet, i katalizojnë reaksionet kimike si dhe i njohin materiet sinjalizues.

Proteinat jane molekula te cilat jane te ndertuara prej makromolekulave te azotuara.Pra,ne ndertimin e molekules proteinike marrin pjese mbi 100 molekula te aminoacideve.(200-300 aa.de). Proteinat ndahen ne 3 grupe: 1.Proteinat e thjeshta, 2.Proteinat e denatyruara dhe 3.Proteinat e perbera. Proteinat e thjeshta-molekula e proteines se thjështë është e ndertuar prej nje numri te vogel te aminoacideve,te cilat pas hidrolizes se molekules thjështë proteinike fitohen vetem aminoacidet.Ne ndertimin e molekules se thjështë bejne pjese:protaminat,histonet,glutelinat,globulinat,albuminat,prolaminat,proteinat kontraktile dhe skleroproteinat. Proteinat e denatyruara-ketu bejne pjese:acid albuminat,alkali albuminat,albumozat dhe peptonet. Proteinat e perbera-jane te ndertuara prej proteines se thjështë dhe ndonje grupi kimik specifik me natyre proteinik,i cili quhet grup prostetik. Proteina e thjështë+grupi prostetik=Proteina e perbere. Naimi nga Bellanica.

Yndyrërat[redakto | redakto tekstin burimor]

Yndyra është një lëndë ushqyese që përmban më shumë energji, në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji se sa në 100 gramë karbohidrate. Do me thënë që njerzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të hanë shumë yndyrna, sepse njeriu absorbon shumë energji shpejt dhe prandaj rezikon të bëhet i trashë. Mund të jetë e vështirë për të parë sa yndyrë ka në një ushqim – vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë pothuajse yndyrna të pastra. Prandaj mund të flitet për dhjamë të fshehur , që është ai dhjam që nuk mund të shihet direkt me sy (për shembull është e vështirë të shikohet se sa dhjam ka në djath që mund të përmbaj nga 10% deri në 80% yndyrë). Prandaj është mirë që të lexohet përbërja sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]