Ajri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ajri i thatë është një përzierje gazrash e atmosferëstokës që mbahet nga rëndesa e saj dhe përbëhet kryesisht nga dy gaze: azoti (78%) dhe oksigjeni (21%), 1% argoni, dhe dioksidi i karbonit (0,03%) dhe përbërës të tjerë në sasi më të vogla. Në gjendje natyrore ajri është i paerë dhe i pashijshëm.

Ajri i quajtur i lagësht mund të përmbajë deri 7% të avullit ujor, një përqindje e tillë varet nga sasia e lagështisë së ajrit dhe temperaturës dhe kufizohet nga trysnia e avullit ujor.

Përqindja e dioksidit të karbonit del kohët e fundit shumë e ndryshueshme. Në veçanti veprimtaria e njeriut (industria, ndotja, djegia e karbureve, çpyllëzimet etj..) kanë shkaktuar një rritje të madhe të kësaj përqindjeje qindvjeçarin e fundit, që kaloi nga 280 ppm në vitin 1900 në 315 ppm në vitin 1970 deri në 350ppm (0,035%) vitet e fundit.

Ajri është poashtu si uji i domosdoshëm për jetën dhe qëniet tokësore.

Përbërja e ajrit[redakto | redakto tekstin burimor]

Ajri, përveç gazrave që përmendëm mësipër, përbëhet edhe prej grimcash, si hi vullkani, pjalm lulesh, lagështirë etj. perbehet edhe nga shume perberes te tjere qe jane azodi,pika te vogla uji etj.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]