Hidrosfera
Hidrosfera është shtresa e ujit që mbëshjell tokën.
Përmbajtja |
Përfshirja e hidrosferës [redakto]
Hidrosfera përfshinë të gjitha ujërat e lira në pjesën sipërfaqësore të tokës. Veti karakteristike e hidrosferës është ripërtëritja e përhershme e saj. Me studimin e hidrosferës, proceset dhe dukuritë në të, merret hidrologjia ( greq.(hydrologos) hydro -ujë dhe logos-shkencë).
Veçoritë [redakto]
Hidrosfera ka veçori të krahasueshme me ato të atmosferës, mirëpo ekzisojnë edhe dallime të rëndësishme. Dendësia e ujit, është rreth 770 herë më e madhe se dendësia e ajrit, kjo mundëson që organizmat e gjalla të përshtaten dhe të jetojnë në mjedis ujor.
Deti, Lumi dhe Liqeni [redakto]
Në dete shfaqen valët në sipërfaqen e ujit, si rezultat i erës dhe rrymave në brendësi të saj për shkak të dallimeve të dendësisë së ujit dhe të temperaturës. Uji i lumit është në lëvizje të vazhdueshme nga zonat më të larta deri në derdhje në det ose në liqen. Liqejt, kanë karakteristika të përbashkëta me detërat dhe me lumenjtë.