Bimët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bimë)

Bimët
Plantae
Vargu kohor: Mesoproterozoic - present
Klasifikimi shkencor
Domeni:
Pa klasifikuar:
Mbretëria:
Plantae

sensu Copeland, 1956

Bimët janë kryesisht eukariote fotosintetikembretërisë Plantae. Historikisht, mbretëria bimore përfshinte të gjitha gjallesat që nuk ishin kafshë, dhe përfshinte algat dhe kërpudhat; megjithatë, të gjitha përkufizimet aktuale të Plantae përjashtojnë kërpudhat dhe disa alga, si dhe prokariotët (arkeat dhe bakterët). Sipas një përkufizimi, bimët formojnë clade Viridiplantae (emri latin për "bimët e gjelbra") që është motra e Glaucophyta, dhe përbëhet nga algat e gjelbra dhe Embryophyta (bimë tokësore). Kjo e fundit përfshin bimët e lulëzuara, halorët dhe gjimnospermat e tjera, fierët dhe aleatët e tyre, brirët, mëlçitë dhe myshqet.

Shumica e bimëve janë organizma shumëqelizorë. Bimët e gjelbër marrin pjesën më të madhe të energjisë së tyre nga rrezet e diellit nëpërmjet fotosintezës nga kloroplastet parësore që rrjedhin nga endosimbioza me cianobakteret. Kloroplastet e tyre përmbajnë klorofil a dhe b, gjë që u jep atyre ngjyrën e gjelbër. Disa bimë janë parazitare ose mikotrofike dhe kanë humbur aftësinë për të prodhuar sasi normale të klorofilit ose për të fotosintezuar, por ende kanë lule, fruta dhe fara. Bimët karakterizohen nga riprodhimi seksual dhe alternimi i brezave, megjithëse riprodhimi aseksual është gjithashtu i zakonshëm.

Janë të njohura rreth 320,000 lloje bimësh, nga të cilat shumica, rreth 260-290 mijë, prodhojnë fara. Bimët e gjelbra sigurojnë një pjesë të konsiderueshme të oksigjenit molekular të botës dhe janë baza e shumicës së ekosistemeve të Tokës. Bimët që prodhojnë drithëra, fruta dhe perime gjithashtu formojnë ushqimet bazë njerëzore dhe janë zbutur për mijëvjeçarë. Bimët kanë shumë përdorime kulturore dhe të tjera, si zbukurime, materiale ndërtimi, materiale shkrimi dhe, në një larmi të madhe, ato kanë qenë burim mjekësor dhe barna psikoaktive. Studimi shkencor i bimëve njihet si botanikë, një degë e biologjisë.

Qeliza bimore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Struktura e qelizës bimore

Qeliza eukariote te këto qeliza bërthama rrethohet me dy membrana. Po ashtu shume organele të qelizës rrethohen me membrana. Muri qelizor - shumica e qelizave bimore dhe kërpudhave janë të rrethuara nga muri qelizor, gjë që i dallon nga qelizat shtazore. Protoplasti është pjesa relativisht e gjallë e qelizës eukariote, përbehet nga membrana qelizore, e cila rrethon citoplazmën. bimet jene te rendesishme per jeten e njeriut.

Citoplazma është mjedis ujor ku ndodhen :

  • rrjeti endoplazmatik
  • aparati i golxhit
  • mikrotubthat
  • sferozomet (oleozomet)
  • citoskeleti
  • ribozomet
  • mitokondritë
  • plastidet
  • bërthama
  • vakuola.

Qeliza prokariote është karakteristike për bakteret dhe cianobakteret, gjallesa këto me moshë evolutive tre miliard vjet. Materialin gjenetik e kanë të vendosur në qendër të qelizës që quhet nukleoid, dhe nuk është i rrethuar nga membrana. Qelizat prokariote rrethohen nga muri qelizor që nuk përmban celulozë.

Fara dhe bima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fara është pjesë e bimës e cila shërben për të mbjellur fryt. Ajo më shpesh gjendet brënda në fryt por edhe në lule. Lulja eshte pjesa me e bukur e bimes. Ajo ka fara ne pjalmin e saj. Pjalmi i lules sherben si ushqim per insektet.

Barishtet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Barishtet na ndihmojne per shendetin tone. Barishtet kane forma te ndryshme dhe emra te ndryshem. Disa nga emrat e barishteve jane;sallatat,majdanozi,kopra,rukola, etj.

Zhvillimi i embrionit dhe formimi i bimës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur në vezore ndodh fekondimi i vezës dhe formohet zigoti, ajo ndahet menjëherë në dy qeliza, njëra më e madhe e tjetra më e vogël. Më e madhja formon furnizuesin me ushqim të embrionit, e vogla formon embrionin. Ndarjet e para të kësaj të fundit ndodhin në të gjitha drejtimet derisa formohet një embrion me 16 qeliza. Në këtë pikë embrioni merr një formë zemre, pra polaritet, me një anë të thepisur që përfaqëson fillimin e rrënjëzës dhe anën tjetër të zgjeruar që përfaqëson formimin e boshtit embrional dhe kotiledoneve.

Morfologjia e dikotiledoneve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kërcelli është pjesë mbitokësore e bimës që vazhdon nga rrënja. Në pjesët e kërcellit janë të vendosura gjethet, lulet dhe frutat. Uji dhe materiet ushqyese që i merr bima përmes rrënjës përcillen nëpër kërcell, deri te gjethet dhe pjesë e tjera te saj.

Gjethet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjethet nuk futen tek kërcelli nëpër nyje në mënyrë të rregullt : të alternuara, te kundërta, qerthullake, të përqafuara. Mes bazës së gjethes dhe kërcellit dallohet sqetulla gjethore ku ndodhet dhe ku gjendet një mbetje e meristemës së majës që merr emrin bule sqetullore, e cila mund të formojë një degë ose një lule. Zakonisht vetëm një pjesë e vogël e këtyre bulave zhvillohet. Gjethet përbëhen nga baza e gjethes, bishti dhe fletëza.

Rrënja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrënja rrjedh nga rrënjëza embrionale dhe ruhet përgjithësisht gjatë gjithë jetës së bimës ; tipi më i përhapur është ai me një rrënjë kryesore nga e cila përhapen disa rrënjë anësore që nuk e kalojnë gjatësinë e kryesores. Rrënja ka një zonë meristematike, një zonë shtrirje dhe një zonë strukture parësore e cila është e dallueshme për shkak të qimeve rrënjësore. Në disa raste mund të formohen edhe rrënjë me origjinë nga kërcelli, nga gjethet dhe nga pjesët e vjetra të rrënjës. Këto mund të zhvillohen si pasojë e plagosjeve, traumave ose në organe që ndodhen larg bimës nënë. Një tjetër lloj morfologjie që vihet re tek dikotiledonet barishtore, tek bimët trëndafilte : gjethet janë të mbledhura në majë duke formuar një figurë si gonxhe trëndafili ; duket sikur kërcelli mungon. Kjo morfologji ka si shkak qe kërcelli i ka nyejt shumë afër më njëra tjetrën sepse ndërnyjet janë të pazhvilluara mirë, dhe gjethet mbeten të shtypura njëra mbi tjetrën. Ai është ndër organet vegjetative të bimëve. Kërcelli shërben për qarkullimin e ujit dhe të lëndëve minerale të tretura nga rrënja. gjethet kane dhe kutikulen shtrese mbrojtese vajore. Rrenja merr poashtu dhe nga toka, dhe parandalon erozione te ndryshme. Perdoret si edhe per sherim, si mullaga e bardhe, rrenja e karrotes, valeriana etj. Merr dhe rezervime te ushqimit si rrenja e karrotes. Rethi i fierit eshte ipasur me bimesi.Kjo kushtezohet nga shumllojshmeria e formave te relievit,te mikroklimes.

Morfologjia e pemëve, shkurreve dhe bimëve kacavjerrëse[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Pemët i përkasin që të gjitha Gimneospermeve ose Dythelboreve. Ekzistojnë raste të rralla që pemët i përkasin grupeve të tjera sistematike, si për shembull palmat. Karakteristika kryesore e një peme është masa e bollshme e indit drunor. Kjo do të thotë që pothuajse e gjithë bima përbëhet nga struktura dytësore që në bimët barishtore është e reduktuar ose mungon. Struktura e rrënjëve dhe e gjetheve gjendet dhe tek pemët, madje është thelbësore sepse përcakton rritjen në gjatësi. Dy indet kryesore të strukturës dytësore janë : barma dhe fellogjeni. Përveç masës drunore pema karakterizohet nga lloji i degëzimit. Në shumë pemë degët ndahen në makroblaste dhe brakiblaste. Pemët duke qenë bimë që jetojnë për vite të tëra kanë sythe të mirë organizuar për të kaluar stinët pa u dëmtuar. Kur afrohet dimri sythet flenë, që do të thotë që gjethëzat në ekstremet e majva shndërrohen në përule, marrin një pamje të lëkurezuar, vishen nga shtresë e trashë qimesh dhe lyejnë sipërfaqet e tyre me rrëshirë. Në pranverë përulet bien dhe sythi fillon aktivitetin e tij normal. Aparati i rrënjëve mund të jetë pak a shumë i gjerë, varet nga bima dhe ambienti ku ajo jeton. Gjithsesi është gjithmonë goxha i shtrirë duke marrë parasysh pafundësinë e rrënjëve të holla që nuk duken sepse ngelen në tokë kur bima çrrënjoset. Jetëgjatësia e gjetheve varjon ; ekzistojnë bimët gjetherënëse, gjethet e të cilave jetojnë vetëm një stinë bimore. Bimë të tjera, të quajtura me gjelbërim të përhershëm, i ruajnë gjethet gjatë gjithë vitit. Këto zakonisht jetojnë më shumë se një stinë bimore, po edhe ato vdesin dhe zëvendësohen, vetëm kur gjethet e reja janë formuar plotësisht, prandaj pema nuk duket kurrë e zhveshur.
  • Edhe shkurret dhe bimët kacavjerrëse janë Gimneosperme dhe Dythelbore me sasi të madhe indi drunor por me përmasa më të vogla se pemët.

Shartimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pos shumimit me farë disa bimë shumohen me anë te kërcellit, të rrënjes e rrallë me gjethe. Ky quhet shumimi vegjetativ. Shumimi vegjitativ mund të jetë natyror dhe artificial. Mënyra e veçantë e shumimimit të bimëve është me anën e shartimit. Kopshtarët zakonisht shtojnë drurët dhe shkurret frutore me anë e shartimit. Për këtë qëllim perdoren kalemat ose sytha e një bime, që vendosen mbi një bimë tjetër me rrënjë. Ky bashkim bëhet ndërmjet bimëve që kanë afërsi farefisnore. Sythat ose kalemat që merren quhen bimëshartese, ndërsa bima në të cilën vendosen këto quhen nënshartese. Mbishartesa merret prej bimëve me të mira dhe shartohet në bimë të egra. Këto bimë merren si nënshartesa, sepse kanë një qëndrushmëri më të madhe ndaj kushteve të pavolitshme. Shartimi kryhet në mënyra të ndryshme.

Ciklet jetësore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me këtë term përcaktohet historia e jetësh së një organizmi, që nga lindja, që vjen nga një akt ripodhues,deri në vdekje. Në bazë të jetëgjatësisë së një bime dallohen : bimët njëvjeçare, bimët dyvjeçare dhe bimët shumëvjeçare.

Përshtatjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrënjët, kërcenjtë dhe gjethet mund të pësojnë ndryshime aq të mëdha sa të bëhen të padallueshme. Një shembull mund të jetë ai i rrushkullit që mban mbi vete një kërcell me disa shtrirje fletezore që duken si gjethe, por që në të vërtetë janë kërcenj të shtypur që kanë funksionin e gjetheve. Kërcelli mund të transformohet në gjemba me funksion mbrojtës, ose në loze që shërbejnë për tu kacavjerrë. Të gjitha këto organe të sipërpërmendura janë organe homologe, sepse megjithëse kanë pamje të ndryshme, janë modifikime të të njëjtit organ. Përshtatje të tilla mund te ndodhin edhe tek gjethet dhe rrënjët, të cilat mund të bëhen gjemba e loze. Në këtë rast flasim për organe analoge sepse megjithëse kanë morfologji të ngjashme kanë origjina të ndryshme, duke u formuar disa nga kërcenjtë e disa nga gjethet. Ndonjëherë në ekzemplare qe i përkasin specieve të ndryshme, nga ana sistematike larg njëra tjetrës, ndodhin përshtatje të të njëjtit lloj, që përcaktohen nga rrethana ekologjike të ngjashme.

Zhardhokët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një shembull modifikimi është zhardhoku, i cili është modifikimi me qëllim rezerimin e një organi e si rrjedhojë formimin e një sasie të madhe parenkime rezerve. Zhardhoku për antonomazi është patatja ku ky modifikim prek disa nyje dhe ndërnyje të kërcellit nëntokësor. Tek nyejt janë të pranishme disa katafile, gjethe rudimentare që bien herët dhe që i lëne të zbuluar sythet sqetullore, të quajtur sy.

Rizomat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janë kërcinj teresisht nëntokësore te zhardhokuar që zhvillohen horizontalisht në territor duke ndenjur gjithnjë goxha thelle nëntoke. Gjethet janë të shndërruar në katafila të vogla të futura tek nyejt. Në sqetullat e tyre ndodhen sythet, nga të cilat mund të zhvillohen filizat. Po tek nyejt por në anën e poshtme gjenden rrënjët. Zakonisht në fillim të sezonit bimor, sythi i majës zhvillon një fidan të drejtë që del nga toka dhe formon gjethe e lule, duke mos u rritur me. Rizoma vazhdon të rritet nëntoke nëpërmjet sythit sqetullor. Me rralle sythi i majës nuk del nga toka, por dalin disa sythe sqetullore që çelin gjethe e lule.

Bulbet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Modifikim ku ndodh një zhardhokim i gjetheve dhe kërcellit. Kjo strukture tipike për Monokotiledonët përbehet nga një kërcell i shkurtuar, për shkak të mungesës së zhvillimit të ndernyjeve, quhet zemër, çon lart sythin e majës dhe ne baze disa rrënje. Tek nyejt futen katafilat.

Gjembat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjethet dhe kërcenjte mund të transformohen në gjemba si pasoje e klimës se ashpër dhe thatësisë. Gjembezimi i rrënjës është i veçante dhe vihen re në disa palma.

Lozet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lozet janë tipike për ato bime kërcelli i te cilave nuk është aq i fuqishëm sa te mund ti mbaje ne këmbe, duke qenë se zhvillohet shumë në gjatësi e pak në diametër. Në disa bime transformohet në loze pjesa fundore e kërcellit, ne disa të tjera i gjithë kërcelli. Lozet rrënjore shërben për te fiksuar bimën shumë fort pas mbështetjes. Edhe gjethet dhe bishti i tyre mund të transformohen në loze.

Heteromorfizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shfaqet kur kërcelli dhe gjethet kane forma të ndryshme ne të njëjtin individ. Një rast heteromorfizmi janë stolonët : kërcell i shkurtuar nga ku nisin disa kërcenj te gjate e te holle. Kane si funksion përhapjen e species. Heteromorfizmi i gjethes quhet heterofili. Heteromorfizmi i rrënjës quhet heterorizi.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Evans, L.T. (1998). Feeding the Ten Billion – Plants and Population Growth. Cambridge University Press. Paperback, 247 pages. ISBN 0-521-64685-5.
  • Kenrick, Paul & Crane, Peter R. (1997). The Origin and Early Diversification of Land Plants: A Cladistic Study. Washington, D.C.: Smithsonian Institution Press. ISBN 1-56098-730-8.
  • Raven, Peter H.; Evert, Ray F.; & Eichhorn, Susan E. (2005). Biology of Plants (7th ed.). New York: W.H. Freeman and Company. ISBN 0-7167-1007-2.
  • Taylor, Thomas N. & Taylor, Edith L. (1993). The Biology and Evolution of Fossil Plants. Englewood Cliffs, NJ: Prentice Hall. ISBN 0-13-651589-4.
  • Trewavas A (2003). "Aspects of Plant Intelligence". Annals of Botany (në anglisht). 92 (1): 1–20. doi:10.1093/aob/mcg101. PMC 4243628. PMID 12740212.
  • International Union for Conservation of Nature and Natural Resources (IUCN) Species Survival Commission (2004). IUCN Red List [1].
  • Prance G.T. (2001). "Discovering the Plant World". Taxon (në anglisht). 50 (2, Golden Jubilee Part 4): 345–359. doi:10.2307/1223885. JSTOR 1223885.