Gjaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Konserva e gjakut

Gjaku (lat. Sanguis) është një ind i lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit dhe lidhjeve. Gjaku qarkullon nga puna mekanike e muskulit të zemrës nëpër enët e gjakut. Trupi i njeriut përmban 5 - 6 litra gjak.

Gjaku përmban: (eritrocite), qelizat e bardha (leukocitë), trombocite dhe plazma, në të cilën notojnë qelizat. Pjesët e ngurta përbëjnë 45%, kurse pjesa lëngët 55%. Qelizat e kuqe përmbajnë hemoglobinë. Kjo proteinë është përgjegjëse për lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Në të vërtetë përbëhet prej globinës dhe hem-it, i cili me hekurin formon një lidhje kimike.

Përmbajtja

[redakto] Funksionet

Gjaku së bashku me pjesët përbërëse të tij përmbush një sërë funksionesh:


Gjaku kryen shumë funksione të rëndësishme brenda trupit duke përfshirë :

  • Furnizimin e indeve me oksigjen
  • Furnizon trupin me materie ushqyese si Glukoza, Amino Acidet dhe Acide Yndyrore ( të tretura në gjak (psh lipidet e gjakut)
  • Largimin e gazrave dëmtuese si Dioksid Karboni, Urea dhe Acidi Llaktik
  • Funksione imunologjike, duke përfshirë qarkullimin e qelizave te bardha, dhe zbulimin e materialeve te huaja nga antitrupthat
  • Kuagulimi, që është një pjesë e mekanizmit të trupit për vetë-riparim
  • Funksionet transportuese, duke përfshirë transportin e hormoneve dhe sinjalizimin për dëme të indeve
  • Rregullimin e pH(normalja e pH të gjakut është në mes vlerave 7.35 - 7.45)

[redakto] Vetitë

  • Temperatura është 36,6° C (te njerëzit e shëndoshë)
  • pH 7,4
  • Gjaku është një suspension
  • Meshkujt kanë përafërsisht 4,5 litra gjak, Femrat 3,6 litra

Nëpërmjet ndryshimeve në gjak dhe pjesëve përbërëse të tij një numër i madh i sëmundjeve mund të diagnostikohen dhe në vështirësinë e tyre mund të kategorizohen, për këtë arsye është gjaku lëngu më i shpeshtë i analizuar.

[redakto] Përbërja

[redakto] Qelizat e gjakut

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Qelizat e gjakut.

Të gjitha qelizat e gjakut kanë prejardhje nga qeliza e përbashkët mëmë (angl.: stem cell).[1] Gjaku përmban: eritrocite (qelizat e kuqe), leukocitë (qelizat e bardha) dhe trombocite.

[redakto] Burimi i të dhënave

  1. ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Fakulteti i Mjekësisë

[redakto] Shiko edhe këtë

[redakto] Lidhje të jashtme

Gjaku ka edhe një përbërës tjetër kryesor që janë Flagjelet.Ato kanë për detyrë që në vendin ku është shpërthyer gjak t'a ndalojë me anë te një kore që formohet mbi lëkurë.

 Commons: Gjaku – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera