Klementi i Aleksandrisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Klementi i Aleksandrisë

Klementi i Aleksandrisë (Titus Flavius Clemens), ishte anëtari i parë i KishësAleksandrisë, dhe një nga mësuesit dhe teologët e saj më të shquar . Ai lindi rreth gjysmës së qindvjeçarit (qv) të 2, dhe vdiq rreth viteve 211 dhe 216.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Klementi lindi në Egjipt (Stromata' 1). Athina është emëruar si vendlindja e tij në qindvjeçarin e gjashtë nga Epifanius Skolastikus, dhe kjo është mbështetur nga cilësia e tij klasike e greqishtes. Prindërit e tij duket se kanë qenë paganë të pasur dhe me ndonjë qëndrim shoqëror. Kryerja e edukimit të tij është treguar vazhdimisht nga poete dhe filozofë grekë. Ai udhëtoi në Greqi, Itali, Palestinë, dhe më në fund në Egjipt. Ai u bë bashkëpunëtor i Pantaenusit, kreut të shkollës katekizmoreAleksandrisë, dhe më vonë arriti të bëhej drejtor i saj. Një nga nxënësit e tij më të njohur ishte Origeni. Gjatë përndjekjeve të Septimius Severus (202 ose 203) ai kërkoi strehim me Aleksandrin, asokohe peshkop (mbase i FlaviadësKapadokia, dhe më pas i Jeruzalemit, nga ku solli nje letër në Antiokia.

Veprat letrare[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndër veprat e Klementit dallojmë këto: Protreptik, Pedagog, Stromati –është një trilogji në të cilën paraqet tërësinë e teologjisë. Quis divus salvetur (Cili pasanik do të shëlbohet). Në trilogji u drejtohet grekëve, duke i ftuar të dëgjojnë Krishtin, Mësuesin e botës së re, i cili është më i fortë se Orfeu, të lëshojnë paganizmin dhe filozofinë e tij, sepse ajo është gënjeshtër që s`ka kuptim për një besim të tillë. Protreptiku është qortim moralo-asketik, në të cilin Klementi këshillon dhe flet mbi të pasurit, të cilët ende kanë shpirtin pagan. Pedagogu është Krishti dhe ne bëhemi nxënës të tij me pagëzim. Stromati bën fjalë mbi pyetje të shumta dhe përgjigje filozofike pa ndonjë renditje të mirëfilltë. Këtu në këtë vepër bëhët dallimi në mes fesë dhe dijes. Tri elemente hyjnë në natyrën e përsosmërisë: trimëria (apathia), dashuria (caritas) dhe dija (gnosis). Klementi argumenton se filozofia shumë gjëra ka marrë nga Besëlidhja e Vjetër. Në veprën Quis divus salvetur shtjellon tekstet e Ungjillit Mk 10, 17-31 dhe Mt 19, 21-24, duke përfunduar se edhe i pasuri mund të shëlbohet, në qoftë se di ta përdorë pasurinë që ka edhe në shërbim të nevojtarëve. Mësimi: Zoti është në të njejtën kohë i drejtë dhe i mirë. Me këtë qëndrim i kundërshton gnostiket dhe marcionistet, të cilët dallonin Zotin e drejtë të Besëlidhjes së Vjetër dhe Zotin e mirë të Besëlidhjës së re. Klementi përmbahej në anën praktike të jetës së krishterë, në teori nuk thellohej shumë. Flet mbi Kishën, mbi pagëzimin, mbi mëkatin personal, i cili e ndan njeriun nga hiri i Zotit. Thotë se Zoti fal kur njeriu gabon, por vetëm një herë, sepse në qoftë se vazhdon me gabime, kjo do të thotë se atij i mungon feja.

Domethënia e tij për Kishën[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]