Poezia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Poezia (nga greqishtja e lashtë : ποιεω (poieo) = në kuptimin po e zie "gjellën" për lexuesin) është forma tradicionale e artit të shkruar në të cilin gjuha njërëzore përdoret për ato cilësi estetike në të, ose në vend të përmbajtjes së saj, nocionale dhe semantike. Poezia ndahet në poezi lirike, epike dhe epiko-lirike. Varësisht nga preferencat e poetit poezia në disa raste e përdor rimën, por autorët modern nuk kujdesen shumë për rimën. Me poezi autori shpreh ndjenjat por edhe vështrimin e tij për ndonjë dukuri apo ngjarje me një gjuhë të fuqishme artistike. Në fillimet e letërsisë, në kohërat e lashta, çdo shprehje kosiderohej si poezi. Vetëm më vonë, Aristoteli në veprën et tij Poetika, ndau poezinë në tri gjini: në poezi lirike, poezi dramatike dhe epopeja. Kjo ndarje qëndron akoma dhe sot. Në fillim poezia u paraqit si nevojë ritmike për të memorizuar dhe përcjellur gojarisht tek të tjerët mitet fetare në shum civilizime të lashta duke krijuar kështu epopenë. Poezia shkon gjithëmonë duke u përsosur kështuqë paraqiten forma liturgjike më të shkurta si psalmi dhe himni e më vonë, elegjia dhe tragjedia.
[redakto] Lloje
- Poezia lirike përfshinë përjetimet emocionale dhe ndahet në disa lloje të shprehjes së mbresave dhe të stilit letrar si elegjia, epitafi, poezia erotike, ballada etj.
- Poezia epike (greqisht: epos - këngë) dallon rrënjësisht nga ajo lirike dhe përfshin këngët ku mungon subjekti i autorit. Vend kryesor në poezinë epike zënë epopeja, këngët mitologjike etj.
| Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |