Portal:Literaturë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
< Përmbajtja < Tematika < Literaturë

Mirësevini në portalin e letërsisë,

portalin e artit të fjalës.
Artikulli i zgjedhur i këtij muaji
Letërsia shqiptare

Në fillimet e letërsisë shqiptare janë veprat e Marin Barletit ("Historia e Skënderbeut", 1508) dhe të humanistëve të tjerë, të botuara latinisht. Libri i parë shqip është "Meshari" (1555) i Gjon Buzukut. Letërsia e vjetër përfaqësohet nga vepra fetare, por që ishin shprehje e qëndresës kundër sundimit osman. Autorët më të rëndësishëm ishin Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani dhe te arbëreshët e Italisë Lekë Matrënga e Jul Variboba. Në shek. XVIII-XIX lindi rryma e bejtexhinjve, e ndikuar nga i letërsia orientale, por në veprat e poetëve më të shquar kishte edhe tema laike e nota shoqërore (Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Zenel Bastari, Muhamet Çami - Kyçyku etj).

Letërsia e re kombëtare nis afër mesit të shek. XIX lidhur me lëvizjen e gjerë për çlirimin nga sundimi I huaj dhe prandaj quhet letërsia e Rilindjes Kombëtare. Ajo pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në të mbisundoi romantizmi, bashkëkohës me romantizmin evropian. U lëvrua sidomos poezia. Kjo ishte një letërsi me frymë demokratike e popullore, tema themelore ishte dashuria për atdheun, evokimi i të kaluarës heroike dhe lufta për çlirim kombëtar e shoqëror. Te arbëreshët e Italisë u shquan Jeronim De Rada me poemën "Këngët e Milosaos" (1836) e një varg veprash të mëdha poetike, Gavril Dara i Riu me poemën "Kënga e Sprasme e Balës", Françesk Anton Santori, Zef Serembe etj.më shumë...

Foto e zgjedhur e këtij muaji
Kopertina e librit Kaiser Friedrich II - Der Wegbereiter der Renaissance nga autori gjerman Franz Kampers.
A e dini se ...
  • Libri i parë në bot ështe botuar ne vitin 3000 p.e.s., e aje libër është Eposi i Gilgameshit
  • Libri i parë i shtypur në Botë është paraqitur më 11 maj 1868. Ka qenë një shkrim Indian me titull “E nesërmja e Diamantit” i përkthyer në gjuhën kineze. Botimi përmban gjashtë fleta të tekstit dhe të gravurave me figurën e Budës.
  • Libri më i vogël në botë është botuar në Itali nga shtëpia botuese “Magonca”. Madhësia e tij është 6x 6 mm, kurse trashësia 2.6 mm, përmban tekstin “Ati Ynë “.
  • Libri më i madh në botë që është botuar në Tuluzë të Francës peshon 8 tonë , ndërsa përmasat e tij janë gjigante 3x4 metra . Përmban biografi të njerëzve të mëdhenj, francez , tregime etj .
Aktuale
Kategoritë
Artikuj që mungojnë
Artikuj të ri
Artikuj të ri me tekst
Projekte
Wikipedia:Projekti Fjalori/Gjuhë

fillimet e veta i ka pasur me ismail kadarene


Arti & Kultura: Animim · Film · Letërsi · Muzikë · Serial · Strip
Biologjia: Mjekësi
Gjeografia: Gjeografi · Kosovë · ShBA · Shqipëri · Maqedoni · Greqi
Sporti: Sport
Teknologjia: Informatikë · Elektronikë  · Teknologji
Shkenca: Fizikë, Matematikë


Pastroje këtë faqe