Katekizmi
Katekizmi (nga greq. κατηχιsmός, katihismos = udhëzim) është një mbledhje apo paraqitje e doktrinës së krishterë të mësimeve fetare që nga Besëlidhja e Re në ditët e sotme. Pra, katekizmi është udhëzimi dhe mësimi i personit që është në prag të pagëzimit. Katekizmat janë doracakë doktrinalë shpesh në formën e pyetjeve të ndjekura me përgjigjet që duhet të mbahen mend.
Katekiza është një formë elementare e udhëzimeve fetare, zakonisht gojore dhe nën udhëheqjen e një prindi apo prifti, një mësuesi fetar, apo individëve të tjerë të shërbimit fetar (një diakon, murg apo murgeshë) të cilët zotërojnë pyetjet e caktuara dhe nxisin nxënësit në kuptimin e përgjigjeve të dhëna. Katekiza është një ushtresë e këtij lloji udhëzimi, apo studimi i tij, si edhe ushtrimi i një udhëzimi të tillë.
Katekisti është personi që merr këto udhëzime fetare.
Përmbajtja |
[redakto] Forma tradicionale
Historikisht, katekizmat kanë ndjekur një dialog apo formë pyetje-përgjigjesh. Kjo formë fton dy palët të marrin pjesë, mësuesin dhe nxënësin, prindin dhe fëmijën. Një shembull shumë i njohur i katekizmit është ai i shekullit të 19-të i katekizmit katolik të Baltimores:
1. Pyetja. Kush e krijoi botën?
Përgjigjja. Perëndia e krijoi botën.
2. Pyetja. Kush është Perëndia?
Përgjigjja. Perëndia është krijuesi i qiellit dhe tokës, dhe i të gjitha gjërave.
3. Pyetja. Çfarë është njeriu?
Përgjigjja. Njeriu është një krijesë e përbërë nga trupi dhe shpirti,
dhe krijuar sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së Perëndisë.
[redakto] Katekizmi katolik
[redakto] Katekizmi reformues
[redakto] Katekizmi sekular
[redakto] Shiko edhe
[redakto] Lidhje të jashtme
- (Anglisht) Katekizmi i Kishës Katolike nga faqja rrjetore zyrtare e Vatikanit.
