Pagëzimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pagëzimi i Jezusit prej Gjon Pagëzorit.

Pagëzimi është sakramenti i parë në krishterim me anë të cilit një besimtar i kësaj feje pranohet në gjirin e saj duke u spërkatur ose derdhur ujë mbi kokën e tij, ose duke u zhytur në ujë. Me këtë mundësohet pastrimi nga mëkati si edhe "vdekja" e njeriut të vjetër dhe "rilindja" e njeriut të ri. Kjo shërbesë shoqërohet me fjalët "Unë të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit, e të Shpirtit të Shenjtë".

Zanafilla e pagëzimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Në të vërtetë të krishterët besojnë se pas ringjalljes së tij Jezu Krishti iu shfaq nxënësve (dishepujve) të tij dhe i urdhëroi ata të pagëzojnë në emër të Atit, Birit, dhe Shpirtit të Shenjtë, e cila njihet si formula e pagëzimit. Nga mësimet e Shën Palit, me pagëzim shënohet larja prej mëkateve të kaluara dhe rilindja e besimtarit në një jetë të re.

Pagëzimi në judaizëm[redakto | redakto tekstin burimor]

Judaizmi e ushtron ritin e pastrimit me zhytje në ujë, dhe ungjijtë tregojnë që Gjon Pagëzori e pagëzoi Jezusin.

Në krishterim[redakto | redakto tekstin burimor]

Pagëzimi i një foshnjeje.

Kisha katolike romake, kisha ortodokse dhe shumica e kishave protestante ushtrojnë pagëzimin e fëmijëve. Pagëzimi ishte një rit i rëndësishëm në qindvjeçarin e 1, dhe pagëzimi i fëmijëve u shfaq në qindvjeçarin e 3.

Anabaptistët dhe baptistët[redakto | redakto tekstin burimor]

Reformuesit anabaptistë këmbëngulin në pagëzimin e të rriturve pas rrëfimit të besimit; Baptistët e sotëm dhe Dishepujt e Krishtit ushtrojnë po ashtu pagëzimin e të rriturve.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]