Ndihmë:Burimi i informacionit

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Burimi i informacionit ose referenca të një lajmi, të një dokumenti të shkruar, të një arkivi elektronik etj., është vendndodhja e materialit informativ, adresa e autorit, krijuesit, qendra nga ku shpërndahet apo publikohet informacioni, adresa e internetit të autorit të këtij informacioni, etj.

Burimi i informacionit, më thjeshtë referenca, shërben për ti dhënë një burim "vërtetësie", ose më mirë një vendndodhje e materialit, kontekstit për të cilin po flitet.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Përdorim i thjeshtë

Është e rekomandueshme që referencat të vihen në menyrë të atillë, që ato të shfaqen mundësisht në fund të artikullit.

[redaktoni] Përdorimi i referencave të lidhjeve të jashtme

Menjëherë pas shkrimit të titullit dhe tekstit vendosni shenjat e referencës kështu: <ref>[http://www.referenca.com/index.html Teksti i lidhjes së jashtme]</ref>,

Referenca e mësipërme do të shfaqet si një lidhje e jashtme në formën e një simboli të vogël kështu: [1]

Po të klikoni mbi të, lidhja ju dërgon direkt tek referenca diku nga fundi i faqes.[2]

Më poshtë duket qartë, që lidhjet e mësipërme (dmth. referencat [1], [2]) kanë të bëjnë me këto adresa korrensponduese.

Por ju mos klikoni mbi lidhjet këtu poshtë, se ato janë thjesht sa për shembull.

[redaktoni] Shembull i referencave (example)

  1. ^ Teksti i lidhjes së jashtme
  2. ^ Teksti i lidhjes së jashtme

[redaktoni] Manuali

[redaktoni] Përdorje e vetme në një artikull

Kjo është një pamje kodit së përdorimit të një reference:

Ky tekst ka një referencë, ose burim informacioni. <ref name="emri1">{{sq}} [http://www.shembull.al Kjo lidhja] shpjegon
me teper tekstin e meparshem.</ref>
Shpjegimi
  • Më parë vendoset teksti që ka nevojë për burimin/referencën.
  • Direkt më mbas fillon referenca duke hapur etiketën <ref>, që është për referencë.
  • Në hapjen e etiketës <ref>, mund të vendoset name="EMRI", ku EMRI është një emër që i jepet referencës (ky emër duhet të jetë i vetëm në të gjithë artikullin, shmb. refemri). Mundësisht mund edhe të mos vihet name="EMRI", duke lënë Softuerin ta vendos vetë. Sidoqoftë vendosja e këtij emri mund të duhet më mbas (shikoni më poshtë).
  • {{sq}} është një stampë, për të treguar gjuhën sipas kodit. Shmb. sq është gjuha shqipe, en është anglishtja, de gjermanishtja, dhe kështu me radhë (shikoni Wikipedia:Babel). Kjo stampë shërben për të paralajmëruar lexuesin, që faqja e lidhur (faqja e burimit) është shqip, anglisht, gjermanisht, etj.

Që këtu... »

  • [http://www.shembull.al Kjo lidhja] është lidhja që çon në faqen e burimit. Me http://www.shembull.al është lidhja (pikërisht adresa web e faqes së burimit), dhe Kjo lidhja është teksti që do shikohet në vënd të lidhjes (për më shumë Wikipedia:Si redaktohet një faqe).
  • shpjegon me teper tekstin e meparshem. është vazhdimi dhe shpjegimi i burimit.

Deri këtu « është teksti i referencës.

  • Me </ref> mbullet referenca.

[redaktoni] Përdorje e shumëfishtë në një artikull

Kjo është një pamje kodit së përdorimit të shumëfishtë të një reference:

Ky tekst ka një referencë, ose burim informacioni. <ref name="emri1">{{sq}} [http://www.shembull.al Kjo lidhja] shpjegon
me teper tekstin e meparshem.</ref>

Shpjegimi është i njëjtë për atë sipër në paragrafin Përdorje e vetme në një artikull.

Ky tekst ka një referencë, ose burim informacioni në të njëjtën faqe të asaj më sipër. <ref name="emri1" />
Shpjegimi
  • Siç thuhet më lart, përdorimi i <ref name="EMRI"> në vënd të <ref> vetëm, ndihmon kur referenca ka nevojë të ripërdoret më mbas në dy apo më shumë raste. Në këtë mënyre kur nevojitet referenca mjafton të vendoset <ref name="EMRI" />.

[redaktoni] Si tregohen referencat

Për të treguar referencat në një artikull mjafton vendosja e {{ref}} në paragrafin Referenca, Nota, Burimi i informacionit, e të tjera.

Ky tekst ka një referencë, ose burim informacioni. <ref name="emri1">{{sq}} [http://www.shembull.al Kjo lidhja] shpjegon
me teper tekstin e meparshem.</ref>
 
Ky tekst ka një referencë, ose burim informacioni në të njëjtën faqe të asaj më sipër. <ref name="emri1" />
 
== Referenca == <!--(Nota, Burim informacioni, etj)-->
{{ref}}
ose
Ky tekst ka një referencë, ose burim informacioni. <ref name="emri1">{{sq}} [http://www.shembull.al Kjo lidhja] shpjegon
me teper tekstin e meparshem.</ref>
 
Ky tekst ka një referencë, ose burim informacioni në të njëjtën faqe të asaj më sipër. <ref name="emri1" />
 
== Referenca ==
<references />

[redaktoni] Shëmbull

Ky shëmbull ka referencën numër [3].

Ky tekst ka një referencë, ose burim informacioni. [1]

Ky tekst ka një referencë, ose burim informacioni në të njëjtën faqe të asaj më sipër. [1]

[redaktoni] Referenca

  1. ^ a b (Shqip) Kjo lidhja shpjegon me teper tekstin e meparshem.

[redaktoni] Shikoni edhe