Autori

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Autor (prej lat. auctor) është krijuesi ose iniciatori i një vepre.

Varësisht nga lëmia krijuese kemi edhe auto si për shembull të këngës, pikturës, filmit etj. Me rritjen e mundësive të komunikimit dhe përparimin e teknikës të aftë për prodhime vetjake në shumë vende është paraqitur edhe nevoja e mbrojtjes së të drejtave të autorit. Për këtë qëllim në shumë vende të botës janë nxjerr ligje të ndryshme që e bëjnë edhe përkufizimin termit.

Kështu në Republikën e Shqipërisë ligji për autorët e kinematografisë thotë se "“Autor”, në kuptim të këtij ligji, është personi fizik ose personat fizikë që, në sajë të aftësive të veta krijues, krijojnë një vepër artistike, kinematografike. Autorët e përfshirë, kriteret e vlerësimit të autorëve dhe të elementëve estetikë përcaktohen në ligjin “Për te drejtën e autorit”.[1]

Si autor i librit është personi fizik (personat fizikë) që krijon, realizon një vepër letrare, shkencore, artistike, tekst shkollor dhe të përafërta me to, të cilat botohen në formë libri dhe duhet t’u shënohet emri i hartuesit.[2]

[redaktoni] Autorët sipas lëmive

  • Autori i teksti shkollor është personi fizik apo juridik që krijon, realizon një tekst shkollor dhe një mjet mësimor, i cili botohet në formë të shtypur apo elektronike.[3]

[redaktoni] Shiko edhe

[redaktoni] Burimi i të dhënave

  1. ^ QKK-Ligji për kinematografi, neni 2, në internet prill 2007
  2. ^ LIGJI PËR VEPRIMTARINË BOTUESE DHE LIBRIN Në amëzën assembly-kosova.org
  3. ^ LIGJIN PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE, MJETEVE MËSIMORE, LEKTYRËS SHKOLLORE DHE TË DOKUMENTACIONIT PEDAGOGJIK Në amëzën assembly-kosova.org