Mësimi
Mësimi është proces i organizuar, planifikuar më qëllim që të realizohet qëllimi i përvetësimit të diturive nga fusha të ndryshme. Është proces që mundëson krijimin dhe përsosjen e shkathtësive dhe shprehive te një individi, dhe qëllimi edhe me konkret është që njeriu të përvetësojnë dituri të, krijojnë shprehi dhe shkathtësi pune si dhe në sjelljen e tyre.
Në psikologjinë shkencore termi i mësimit ka një kuptim më të gjerë sesa ai për të cilin mund të përdoret në jetën e përditshme. Kështu procesi i të mësuarit përmbledh të gjitha modifikimet e qëndrueshme të sjelljeve dhe aktiviteteve psikologjike të cilat lidhen me eksperiencën e njeriut.
Studimi sistematik, veçanërisht ai eksperimental i procesit të mësuarit ka rezultuar me evidentimin e ligjeve dhe rëndësinë e mësimit në gjenezën e shumë fenomeneve të tjera psikologjike. Spektri studimor varion nga psikofiziologjia tek psikologjia kognitive.
Përmbajtja |
[redakto] Llojet e të mësuarit
[redakto] Familjarizimi
Fenomeni i familjarizimit përbën formën më të thjeshtë dhe universale të të mësuarit. E gjejmë tek të gjithë kafshët dhe tek njeriu në nivelin e reflekseve dhe disa forma të vëmendjes. Ky fenomen përben zhdukjen e reagimit të organizmit të subjektit si pasojë e shfaqjes së vazhdueshme të ngacmuesit.
[redakto] Kushtëzimi
[redakto] Kushtëzimi klasik
- Artikulli kryesor : Kushtëzimi klasik
Kushtëzimi klasik përbën formën më të përgjithme të formimit të reagimeve, zbulimi i të cilës i dedikohet studiuesit rus Ivan Pavlov dhe shkollës së tij. Emocionet gjithashtu i nënshtrohen mjaft lehtë këtij ligjit të kushtëzimit.
Kushtëzimi klasik quhet forma e të mësuarit gjatë së cilës një ngacmues shoqërohet me një ngacmues tjetër që shkakton një reagim të caktuar. Disa herë quhet edhe kushtëzim provizor ose kushtëzim përgjegjës.
[redakto] Kushtëzimi veprues
- Artikulli kryesor : Kushtëzimi Veprues
Ky lloj i të mësuarit bazohet në atë që Thorndike e quan ''Ligji i efektit". Reagimi i një organizmi i subjektit bëhet më i shpeshtë ose e kundërta në varësi të rezultatit që ky sjellje ka për subjektin i cila e ka shfaqur. Kështu nëse reagimi i organizmit shoqërohet me një rezultat pozitiv për vetë subjektin përgjegjës për këtë reagim, atëherë reagimi do përsëritet dhe përforcohet.
Skinner të cilit i dedikohet termi "Veprues" vë theksin për rëndësinë e përforcimit në proçesin e të mësuarit.
Gjatë kërkimeve dhe studimeve për kushtet mësimit tek njerëzit, janë formuar teza e teori të shumta (ndër tjera teoria asociative, teoria strukturore, behavizmi, teoria kongnitive, modeli matematikë-statistikë i gjasës). Parimi qendrorë, para së gjithash është vazhdueshmëria, fuqizimi (përforcimi i sjelljes së dëshiruar të treguar më parë) dhe organizimi kongnitiv (mësimi nëpërmjet arsyes). Një përpjekje për të i integruar parimet e ndryshme të mësimit e ka bërë R. M. Gagne. Ky i ka mbledhur 8 parime dhe i ka vendosur në një rend hierarki, ku mësimi i llojit të ultë është i nevojshëm por nuk është i mjaftueshëm. Kushtet pasuese janë :[1]
- 1) sinjal-mësim (kondicionimi klasik) ;
- 2) nxitje-reagim-mësimi (kondicionimi operativ) ;
- 3) krijimi i zinxhirit (nga më shumë nxitje dhe reagime ) ;
- 4) krijimi i zinxhirit gjuhësorë ;
- 5) diskriminacioni i shumanshëm (dallimi i nxitjeve të përafërta) ;
- 6) përkufizimi-mësimi ;
- 7) rregull-mësimi ;
- 8) zgjidhje probleme.
[redakto] Zbatime të procesit të të mësuarit
[redakto] Te njerëzit
Tek njerëzit, objektivat dhe llojet e procesit të mësimit janë të komplikuara; Pa ndonjë shkallë të lartë instiktive, nëpërmjet mësimit përbrenda një kulture, njeriu përvetëson aftësinë e mbijetesës së qenies së tij, ashtu që njeriu për nga ana antropologjike por edhe nga ana e të mësuarit ka vlerën e të qënurit. Mësimi në një masë të madhe ndodhë gjatë pjesëmarrjes në jetën e përbashkët shoqërore (Shoqërimi, Enkulturimi); Për përmbajtje të komplikuara jepen mjete mësimore ndihmëse zakonisht institucionale (Shkolla).
[redakto] Te kafshët
Te kafshët, mësimi motorik që vije nga sjelljet instiktive janë Shkollë e lartë p.sh. rastet si kuajt kalërues, loja në ajër të pëllumbave, përdorimi i shkathtë i duarve, këmbëve apo gojës te majmuni, papagaj etj. Ndërsa te skraja e shiut është vërejtur mësimi prekës, nëpërmjet prekjeve instiktive të porsalindurit orientohen në cakun e caktuar.
[redakto] Dimensione të tjera të mësimit
[redakto] E-learning
- Artikulli kryesor : E-learning
[redakto]
- ^ Der Grosse Brock Haus 13. Fq.118-119