Kushtëzimi klasik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kushtëzimi Klasik quhet forma e të mësuarit gjatë së cilës një ngacmues shoqërohet me një ngacmues tjetër që shkakton një reagim të caktuar. Disa herë quhet edhe kushtëzim provizor ose kushtëzim përgjegjës.

Termat për të cilët mund të diskutohet në Kushtëzimin Klasik janë: ngacmues i pakushtëzuar, reagim i pakushtëzuar, ngacmues i pakushtëzuar, reagim i kushtëzuar.

  • Ngacmuesi i pakushtëzuar (NP) është çdo lloj ngacmuesi që provokon reagime automatike apo refleksive të një individi. Shëmbuj të ngacmuesve të pakushtëzuar janë: zhurmat e larta, shpimi i gjilpërës dhe një objekt që flaket mbi ju me shpejtësi.
  • Reagim i Pakushtëzuar (RP) quhet një reagim i shkaktuar nga (NP). Shëmbuj të reagimeve të pakushtëzuara janë: tendosja e trupit kur dëgjoni një zë të lartë, brofja nga shpimi i gjilpërës, të shmangurit me shpejtësi prej një objekti që flaket mbi ju etj.

Termi reagim i pakushtëzuar përdoret për një sjellje që nuk është e nevojshme të përjetohet si reagim ndaj një ngacmueci në situatën aktuale. Ajo është ndoshta një refleks i programuar gjenetikisht, ose mund të jetë mësuar më parë. E rëndësishme është që subjekti manifeston automatikisht reagime të pakushtëzuara, kur ndeshet me një ngacmues të pakushtëzuar. Nga ana tjetës në qoftë se ngacmuesi i pakushtëzuar shfaqet dhe vepron në mënyrë të vazhduar menjëherë pas disa ngacmuesisht neutrale si për shëmbull një zile, atëherë ngacmuesi neutral edhe i vetëm do të mjaftojë për të shkaktuar reagim.

  • Kështu Ngacmues i Kushtëzuar (NK) quhet ngacmuesi neutral i fillimit pasi ka fituar vetinë për të shkaktuar një reagim.
  • Reagim i Kushtëzuar (RK) quhet reagimi i ri i cili stimulohet nga ngacmuesi i kushtëzuar.

Kushtëzimi Klasik i proçeseve fiziologjike dhe i emocioneve.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eksperimenti i Ivan Pavlov.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aparati i skicuar në figurë është i ngjashëm me atë të përdorur në eksperimentet e hershme të famshme të Pavlovit.

Studiuesi, fiziologu rus Ivan Pavlov në laboratorin e tij të kërkimeve shkencore në Rusinë e vitit 1904 kishte matur sasinë e pështymës dhe të sekrecioneve të tjera të brendshme të pridhuara te qentë gjatë të ngrënit dhe tretjes së ushqimit. Vetëm pak kohë më parë ai, ishte laureuar me Çmimin Nobel për studimin e tij mbi proçesin tretës te qenve.

Pavlovi zbuloi se qentë e tij fillonin të sekretonin pështymë para se ai t'i ushqente. Më saktësisht, siç u vu re gjatë një vrojtimi të kujdesshëm, qentë fillonin të sekretonin kur shikonin eksperimentuesin, pjatën e ushqimit, bile edhe kur dëgjonin këmbë njerëzish të drejtuar nga laboratori. Kështu Pavlovi vendosi të studionte këtë reagim paraprirës dhe duke ndërmarrë një studim të tillë, ai ndihmoi së tepërmi të ardhmen e psikologjisë.

Ai kreu një eksperiment të famshëm, me të cilin i binte ziles vetëm fare pak çaste para se t'i jepte ushqim qenit.

Eksperimenti i John Watson mbi kushtëzimin klasik të emocioneve.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1920 John Watson dhe asistentja e tij Rosalie Rayner kryen një eksperiment të famshëm. Edhe pse në thelb nuk ishte kushtëzim i pastër, ai shërben si ilustrim i parimeve të kushtëzimit klasik.

Watson ishte i interesuar se si mësoheshin emocionet njerëzore. Ai testoi një fëmijë 11 muajsh të quajtur Albert, për të vëzhguar sesi do të reagonte ndaj një shumëllojshmërie ngacmuesish, ku përfshiheshin një kavie e bardhë, një lepur, maska dhe një top pambuku. Reagimi i Albertit qe pozitiv ndaj gjithë këtyre objekteve dhe ai i prekte ato sa herë që i jepej mundësia.

Për të shkaktuar një reagim frike, Watson duke i rënë një shufre çeliku me çekiç realizoi një zhurmë të fortë të pakëndshme (NP), e cila i vinte fëmijës nga mbrapa sa herë që ai prekte kavien e bardhë (NK). Alberti sigurisht reagonte duke qarë fort (RP). Pas 5-6 provash, vetëm pamja e kavies së bardhë (NK) bënte që Alberti të shpërthente me të qara (RK). Watsoni e kishte stërvitur Albertin e vogël që të lidhte shfaqjen e një zhurmë të lartë me njërin prej ngacmuesve, dhe në këtë rast me kavien e bardhë.

Ai arriti në përfundimin se shumë emocione, si pozitive ashtu dhe negative mësohen në këtë mënyrë.

Kushtëzimin Klasike ndeshim në çdo aspekt të jetës dhe në një pafundësi situatash. Për shëmbull, mundet që ju ende ta lidhni aromën e këndshme te një ushqimi me gëzimin e një ngjarjeje të veçantë në jetën tuaj.

Parimet themelore të Kushtëzimit Klasik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fitimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shuarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shuarja është eleminimi i një RK me anë të paraqitjes vetëm të NK pa e shoqëruar me NP. NK quhet përforcim dhe kështu themi se shuarja ndodh kur përforcimi mungon. Nga ana tjetër shuarja nuk eleminon për gjithmonë RK.

Për Shëmbull Pavlovi zbuloi se kur tingëllima e zilës u paraqit vetëm pa u shoqëruar me mishin e grirë, qeni filloi të sekretonte më pak pështymë dhe më në fund pushoi së sekretuari.

Rifitimi spontan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rifitim Spontan quhet një rishfaqje e papritur e Reagimit të Kushtëzuar (RK) pas shuarjes. Ai ndodh dhe atëherë kur Ngacmimi i Pakushtëzuar (NP) nuk është paraqitur, pasi shuarja ka filluar Kështu në qoftëse subjekti do të pushojë për një farë kohe, gjatë së cilës Ngacmuesi i Kushtëzuar (NK) nuk vepron, paraqitja e mëvonshme vetëm e Ngacmuesit të Kushtëzuar (NK) mund të zgjojë së paku një pjesë të Reagimit të Kushtëzuar (RK) së vjetër, e cila mund të jetë e dobët dhe mund të shuhet shumë shpejt.

Për shembull Pavlovi e vuri re rifitimin spontan te qentë e tij. Pasi i kishte shuar reagimin e tyre ndaj ziles, mëngjesin tjetër, në sajë tërifitimit spontan, ata sekretuan pështymë sapo dëgjuan zilen megjithëse ajo nuk u shoqërua me mish.

Përgjithësimi i ngacmuesit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas parimit të përgjithësimit, sapo RK u kushtëzuan nga NK atëherë ngacmues të tjerë të ngjashëm me NK janë nëgjëndje të shkaktojnë regimin e kushtëzuar. Sa më të ngjashëm të jenë ngacmuesit e rinj me NK origjinal aq më e fortë është RK.

Sapo arriti ta bëjë qenin të reagojë ndaj tingullit të ziles, Pavlov përdori sinjale të tjera dhe zbuloi se tingujt e ngjashëm me atë të ziles do të shkaktonin gjithashtu RK. Fenomeni i përgjithësimit të ngacmuesit është vënëre dhe është dokunentuar mirë, si te njërëzit ashtu edhe tek kafshët. Duket se shumë nga frikërat tona janë fituar përmes kushtëzimit klasik dhe përgjithësimit të ngacmuesit. Për shëmbull, një njeri që është kafshuar nga një qen i madh, në të ardhmen do të ketë frikë jo vetëm nga qentë e mëdhenj, por edhe nga të vegjlit, si dhe nga kafshët e tjera të ngjashme me to.

Dallimi i ngacmuesit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zakonisht ne mësojmë t'i kufizojmë reagimet tona brenda një rrethi ngacmuesish të lidhur mes tyre. Në fakt kapaciteti i përshtatjes varet nga fakti se sa jemi ne në gjendje të dallojmë dhe t'u përgjigjemi ndodhive të rëndësishme të mjedisit. Ky proçes quhet dallim i ngacmuesit dhe është shumë i rëndësishëm për përshtatjen e suksesshme.

Për shëmbull, Pavlovi, e vuri re këtë fenomen te qentë e tij. Me t'u kushtëzuar ndaj tingullit të ziles, përmes përgjithësimit të ngacmuesit, qentë mund të sekretonin pështumë edhe në përgjigje të tingullit të një borie. Por, nëse më pas boria nuk shoqërohej me një ngacmues të pakushtëzuar (NP) sikurse shoqërohej zilja, reagimi i kushtëzuar (RK) ndaj borisë nuk do të shfaqej më. Qentë mundën të mësonin të bënin dallimin midis dy ngacmuesve dhe të mos sekretonin kurrë ndaj njërit ngacmues, por vetëm ndaj tjetrit.

Të mësuarit përmes dallimit të ngacmuesve është i rëndësishëm në jetën e përditshme. Të lexuarit do të qe jashtëzakonisht i vështirë në qoftë se nuk do të bënim dallimin midis shkronjave të ngjashme si p.sh., b dhe d. Ne mësojmë të reagojmë ndaj njerëzve, në bazë të sjelljes dhe karakteristikave të tyre individuale dhe jo në bazë të steriotipeve.

Kushtëzimi i rendit më të lartë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zbatime të Kushtëzimit Klasik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kushtëzimi Klasik luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme dhe zbatimet e tij jepen nëpërmjet shembujve terapeutike.

Mowrer dhe Mowrer, 1938 përpunuan një mënyrë të trajtimit të enuresis. Fëmija që ka këtë problem fle mbi një jastëk në të cilin është qepur një tel që lidhet me një zile. Në qoftë se fëmija lag shtratin, mbyllet një qark elektrik që e bën zilen të bjerë (NP). Kjo nga ana e saj e zgjon fëmijën (RP).

Pas disa përsëritjesh së rasti, fëmija fillon ta shoqërojë ndjenjën e presionit në ureter, që fillimisht ishte një ngacmues neutral, me zgjimin.