Emocioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Emocioni (lat. ex - jashtë ; motio - lëvizje ; emocion - nxitje) është një shtytje nervore që shkakton një organizëmveprojë. Emocioni është një gjëndje mendore e fuqishme dhe e pandërgjegjshme që shoqërohet shpesh nga ndryshime fiziologjike si gëzimi, dashuria, keqardhja, urrejtja, nderimi, etj. Emocioni është edhe një gjëndje mendore ngacmuese apo shqetësuese dhe ndijuese.

Emocioni dallohet nga ndjenja, ngaqë emocioni është një gjëndje psiko-fiziologjike që nxit një organizëm të veprojë. Emocionet studiohen ndër të tjera nga psikologjia, psikiatria, filozofia, neurologjia, fiziologjia, sociologjia, biologjia dhe nga studimi trunor.

Përmbajtja

[redakto] Llojet e emocioneve

Emocionet parësore, sipas një përkufizimi të Robert Plutchik janë tetë, të ndara në katër palë:

Megjithatë autorë të tjerë parashtrojnë një nën ndarje tjetër. Sipas disa autorësh, nga dyzimi i emocioneve parësore rrjedhin emocione të tjera dytësore apo të ndërthurura:

[redakto] Zhvillimi i emocioneve

A janë të lindura emocionet apo nevojitet që t'i mësojmë? Charles Darwin (1872) në librin Shprehja e emocioneve te njeriu dhe kafsha shprehu mendimin se emocionet e njerëzve dhe të kafshëve janë të ngjashme dha kanë evoluar për të ndihmuar mbijetesën e tyre. Për shëmbull, qentë skërmitin dhëmbët kur janë agresivë. Edhe njerëzve u duken dhëmbët kur janë të nxehur. Darwin mendonte se shprehja emocionale si skërmitja e dhëmbëve janë modele të lindura sjelljesh.

Nga ana tjetër Të mësuarit është shumë i rëndësishëm për emocionin dhe ka shume mundësi që një spektër i gjërë emocionesh të jenë të mësuara përmes kushtëzimit.

Megjithëse shumë shprehje emocionale duket se janë universale, përgjegjëse për ndryshimet nga kultura në kulturë janë ndryshimet në të mësuar.

Një studim i hershëm i Klineberg (1938) dëshmoi se disa prej shprehjeve emocionale të kinezëve ndryshojnë nga ato të kulturëa amerikane. Por, pamvarësisht nga ndryshimet ndër-kulturore, sot pranohet se emocionet janë pjesë përbërëse e përvojave njerëzore.

[redakto] Thënie

“Gjersa të ketë emocione nuk mund të ketë as edhe botë të përsosur.” – Eduard V. Eckardt

“Emocionet nuk janë luks, por një mjet ndërthurës ndihme në betejën e jetesës.” – Antonio R. Damasio

“Nuk ka mençuri pa emocione. Mund të ketë emocione pa shumë mençuri, por është diçka që nuk na përket ne.” - Ezra Pound

“Ti kuptosh nuk mundesh, quaji po deshe... emocione...” - Lucio Battisti

“Para së gjithash, emocioni! Vetëm pas të kuptuarit!” - Paul Gaugin

“Nuk mund të ketë dituri pa emocion. Ne mund të jemi të vetëdijshëm rreth një të vërtetë, por gjersa nuk e kemi ndjerë fuqinë e saj, nuk është e jona. Njohurisë së trurit duhet t’i shtohet përvoja e shpirtit.” - Arnold Bennett (1867-1931)

[redakto] Shiko edhe

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Print/export
Mjete
Në gjuhë të tjera