Psikologjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Fjala Psikologji për herë të parë është paraqitur në Angli më 1693 por nuk është përdorur dhe nuk është kuptuar një kohë të gjatë deri në vitet 1800. Është sinonim i përbërë nga dy fjale greke "psiko (ψυχή)" dhe "logos (λόγος)". Psiko në origjinal nënkupton frymëmarrje, por më vone është nënkuptuar si shpirt sepse frymëmarrja është i ndikuar shpirtit e cila ende nuk e ka lëshuar trupin. Në mitologjinë greke Psiko ka qene një grua e cila ka qenë në marrëdhënie dashurie me perëndinë e dashurisë Erosin. Ai ishte dashnor i saj por kishte një kusht ndaj saj që mos t'ia shikonte fytyrën e tij kurrë. Por nga kurioziteti Psikoja një natë vendosi një qiri për t'ia shikuar fytyrën në momentin kur e kupton Erosi atëherë e magjeps atë. Për t'ia arritur ngadhënjimit është dashur të bej një luftë te madhe me përplot rreziqe, por në fund ajo është transformuar në perëndeshë dhe iu është bashkangjitur Erosit në parajsë. Psika simbolizon shpirtin njerëzor.

Gjate shekullit të shtatëmbëdhjetë kuptimi i fjalës psiko është shndërruar në kuptimin e mendjes. Logos, një fjalë tjetër greke, nënkupton shkencën ose arsyen. Sipas rrugëve Greke psikologjia një kuptim mbi arsyen ose mbi mendjen, ose si thuhet sot studimi mbi mendjen.

Përmbajtja

[redakto] Historia

Psikologjia si çdo shkencë tjetër, zanafillën e ka nga Antika. Njerëzit kanë qënë gjithnjë të interesuar për sjelljen dhe natyrën e njerëzve të tjerë. Ne muni të gjejmë gjurmë të ideve filozofike në psikologji, tek grekët e lashtë. Konkretisht ndryshimi i pikëpamjeve filozofike ndërmjet shkollës së Platonit dhe më pas asaj të Aristotelit si nxënës i shkollës së Platonit, nëse idetë njerëzore janë të lindura apo të fituara.

Përkufizimi i objektit studiues psikologjik për të parën herë u bë nga J.Locke në vitin 1690, në veprën e tij mbi mësimet shtesë associative. Ai e përshkruan mendjen njerëzore si jnë pllakë shkrimi të pashkruar (tabula rasa) mbi të ciën mund të shkruhen të gjitha përvojat jetësore.

Ndikime të tuera në psikologjinë e hershme vijnë prej biologjisë dhe fizikës. Charles Darwin, vëzhgimet e të cilit, të bëra gjatë një udhëtimi për rreth botës, u publikuan në librin e tij "Origjina e Llojeve" të vitit 1859, i cili përshkruan përmbledhtazi teorinë e tij të evolucionit. Darvini sugjeroi se kafshët dhe njerëzit shfaqin sjellje që i përshtaten mjedisit dhe i ndihmojnë ata të mbijetojnë.

Një vit mbas labrit të Darvinit, Gustav Fechner botoi "Elementet e Psikofizikës" në të cilën ai përshkoi përmbledhtazi metodën eksperimentale të maties së eksperiencës shqisore. Kështu futja e metodave shkencore natyrore ndër të tjera në sferën e psikologjisë së ndjenjave dhe shqisave (Psikofizika) pasojë në shekullin XIX nga E. , H. Helmholtz dhe G. T. Fechner dhe shkaktojë ndarjen e Psikologjisë si shkencë në vete dhe Psikologjinë eksperimentale. Pas hapjes së laboratorëve për psikologji në Evropë erdhi deri tek përkufizimi i saj. Me këtë "teoritë tradicionale substanciale" u zëvendësuan nga teoritë e aktualitetit dhe ato shpirtërore, kështu që Psikologjia përkufizohet si shkencë e vetëdijes.

Si kundërpërgjigje e shkencës natyrore eksperimentale të Psikologjisë, në fillim të shekullit XX-të u krijua botëkuptimi për një Psikologji si shkencë e orientuar.Kjo rrymë i kundërshtonte shpjegimet e rastit të dukurive psikologjike dhe në vend të këtyre vendoste metodat eksperimentale e " shfaqjes shpirtërore" ose një përjetimi intuitiv. Në këtë rast Psikologjia paraqite si shkencë e përjetimeve. Sot, pikëpamjet e shkollave të mëdha tradicionale të psikologjisë luajnë rolë të rëndësishëm në strukturën e Psikologjisë. Njësimi i psikologjisë, si shkencë, vijnë pas shumë përpjekjeve për të përfshirë shpjegimet e dukurive psikologjike në lëmi të ndryshme, si bie fjala edhe të teorive të informacionit dhe të kibernetikës. Me këto përfshirje është mundësuar shpjegimi i ndryshimit të marrëdhënieve në drejtimet dhe funksionin ekohës. Teoritë qendrore të kohës së re janë teoria e agresiviteteve, e konflikteve dhe studimi i inteligjencës. Psikologjia praktike funksionon përbrenda hapësirave të Psikologjisë së aplikueshme me lëmit kryesore të diagnozës (Psikolog i përgjithshëm), këshillimit (b.f. këshilltar i profesionit) dhe terapisë (Psikoterapeuti). Për këto lëmi parakusht është studimi i gjatë 8-10 semestra në ndonjë shkollë të lartë të shkencave.

[redakto] Psikologjia si shkencë

Psikologjia është studimi i mendjes në funksion të sjelljes së njeriut. Objekti studimor themeltar i saj është të kuptuarit e individit dhe të grupit, nëpërmjet përcaktimit të rregullave dhe normave të cilat variojnë nga kategorizimet e përgjithshme tek individualiteti. Drejtimi shkencor në studimin e sjelljes është një karakteristikë e rëndësishme e psikologjisë. Kështu si shkencë, psikologjia ka qëllime dhe metoda shkencore të përbashkëta me shkenca të tjera si p.sh., me biologjinë, kiminë, sociologjinë dhe antropologjinë.

[redakto] Degët e Psikologjisë

Degët t cilat ndahet Psikologjia:

  • Psikologjia fiziologjike - Studion bazën fiziologjike të proceseve psikike që paraqesin sistemin nervor dhe atë endokrin.
  • Psikologjia eksperimentale - Psikologët e kësaj fushe të studimit bëjnë prova dhe eksperimente për të studiuar se si reagojnë njerëzit në ngacmues te ndryshëm. **Vërejtje - Metoda e eksperimentit ndalohet në atë moment kur rrezikohet jeta e njeriut.
  • Psikologjia e zhvillimit - Studion ndryshimet e sjelljes së njeriut si rezultat i kalimit të kohës apo moshës dhe bën studime etapa-etapa.
  • Psikologjia sociale-Studion ndikimin e faktorëve shoqëror në sjelljet, burimet dhe qëndrimet e individit, po ashtu edhe raportet sociale brenda grupeve dhe ndërmjet grupeve.
  • Psikologjia klinike dhe e këshillimit - Pjesa më e madhe e psikologeve të klinikës i zbatojnë njohurit psikologjike dhe parimet në diaznifikimin e sjelljeve , sëmundjeve mentale, konfliktit familjar e martesore.
  • Psikologjia e këshillimit- Përafërsisht i kryejnë të njëjtat punë si te Psikologjia klinike, vetëm se te Psikologjia këshillimit këta të fundit merren me probleme më të lehta, këta më shumë punojnë me nxënës, student, në kapërcimin e problemeve të tyre.
  • Psikologjia shkollore dhe e edukimit - Psikologët e kësaj fushe më së shumti punojnë në klasifikimin e problemeve emocionale dhe problemeve në mësime. Ndërsa Psikologet e edukimit janë specialist për nxënësit dhe mësimdhënësit.
  • Psikologjia industriale dhe inxhinierisë - Psikologët industrialë që ndonjëherë quhen edhe psikologë të organizimit, punojnë kryesisht në organizata punuese. Ata merren me zgjedhjen e punonjsëve më të përshtatshëm për vendpunimet e caktuara ose në zhvillimin e programeve të trajnimit të punonjësve.
  • Psikologjia e komunikimit
  • Psikoanaliza

Një drejtim me ndikim të madh në shkencën e psikologjisë është edhe biheviorizmi i cili u paraqit ne SHBA. Themelues i tij ishte psikologu amerikan, Xhon Uotson. Bihejvioristët e kritikonin shumë shpesh psikologjinë strukturaliste per shkak te metodës së introspeksionin nuk e pranonin si metodë shkencore të psikologjisë ata theksonin se psikologjis duhet te studioje vetëm ato fenomene që mund të vërehen nga jashtë dhe që mund te regjistrohen. Sipas bihejvioristëve, metodë shkencore mund të jetë vetëm të vërejturit objektiv.

[redakto] Metodat e kërkimit shkencor

Metodologjia e kërkimit shkencor është një pjesë e rëndësishme e psikologjisë. Metodat më të rëndësishme që pvrdoren në shumicën e degëve të psikologjisë janë: vëzhgimi natyror, intervistimi, anketimi, testimi, studimi i rastit dhe eksperimenti.

[redakto] Vëzhgimi natyror

Teknikë studimore e cila bazohet në principin e "pasivitetit" dhe shërben për të regjistruar informacione për subjekte në mjedisin e tyre normal. Dobësia e kësaj teknike konsiston në faktin së studiuesit muni të influencojnë mjedisin në të cilin ndodhen dhe si rrjedhojë vetë sjelljet për të cilat kryhet studimi.

[redakto] Intervistimi

Në një intervistë subjectif bashkëvepron me psikologun duke iu përgjigjur pyetjeve verbale. Intervistimi ndërtohet në një mënyrë të atillë që të merret information mbi një subjekt si prej sjelljeve të tin ashtu edhe prej përgjigjeve që jepen ndaj pyetjeve. Intervistat muni të jenë të strukturuara ose të pastrukturuara.

[redakto] Anketimi

Teknikë e cila lejon vjeljen e një informacioni të gjërë për një kohë relativisht të shkurtër. Karakterizohet nga pyetje të shkurtra, të cilave zakonisht njeriu muni t'u përgjigjet shkurt. Një anketim i rëndësishëm që zhvillohet në çdo dhjetë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ai për regjistrimin e popullsisë. Studimi i bazar në anketim merr përgjigje të shkruara tepër shpejt. Por, një dobësi e anketimit është se përgjigjet mund të mos jenë plotësisht të ndershme. Megjithatë anketimi është një mjet shkencor popullor në shkencat sociale dhe në shkencat e sjelljes.

[redakto] Referenca

[1] MedicineNet.com.

[redakto] Lidhjet të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Print/export
Mjete
Në gjuhë të tjera