Rruga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Autostrada

Rruga është një hapësirë e caktuar mbi të cilën lëvizin njerëzit ose mjetet e ndryshme transportuese rrugore. Hapësira rrugore në vendet rurale më para caktohej përmes marrëveshjes së lirë të banorëve të një vendi të caktuar, kurse në kohët e sotme ajo përcaktohet nëpërmjet planifikimit urban të vendeve.

Zakonisht rrugët kufizohen në të dyja anët e saj me trotuarë disi më të ngritur se rruga, mbi të cilët kalojnë këmbësorët.

Emërtimi i rrugëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Shenjësimi i rrugëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndarja e rrugëve sipas vlerës[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Rruga rurale (rruga lokale) është rruga që lidh vendet rurale në mes tyre.

Zakonisht këto rrugë në vendet tona janë për nga vlera të dobëta dhe të pa rregulluara mirë, kurse në vendet e perëndimit janë në nivelt më të larta, por sidoqoftë rrugët rurale i takojnë nivelit të ulët të rrugëve që lidhin fshatrat me njëri-tjetrin dhe në ndonjë rast fshatin me qytetin.

  • Rruga urbane (superstrada) është rruga që lidh vendet urbane.
  • Rruga magjistraleështe nje terminologji e perdorur vetem ne kosove apo tek shiqtarërt qe kane jetuar në republikat e Ish jugoslavisë (autostrada) është rruga që lidh shtetet e ndryshme me njëri-tjetrin.

Ndarja e rrugëve sipas rëndësisë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Rruga me një kalim është rrugë në të cilën lejohet kalimi i automjeteve vetëm në njërin drejtim, pavarësisht se për cilin drejtim shenja e qarkullimit rrugor ndalon apo lejon kalimin.
  • Rruga me dy kalime është rrugë në të cilën lejohet kalimi në të dyja drejtimet.
  • Rruga me të drejtë kalimi është rruga në të cilën shenjat e qarkullimit rrugor të japin të drejtë kalimi mbi automjetin tjetër të drejtimit përballë.
  • Rruga e nivelit të parë kjo shkallë e kategorizimit të rrugëve është një lloj nivelizimi ku një rrugë merr vlerat mbi një rrugë tjetër e që të dyja lidhen në një vend për të mbajtur vazhdueshmërinë e komunikacionit. Nivelizimi i rrugëve mund të bëhet në bazë të strukturës së rrugëve ose në bazë të shenjave të qarkullimit rrugor. Rruga e dorës së parë ose e nivelit të parë gjithmonë ka përparësi mbi rrugën e nivelit të dytë.
  • Rruga e nivelit të dytë përsa i përket rrugëve të nivelit të dytë nëpër qytete zakonisht janë të ndara me shenja të komunikacionit ose sipas gjërësisë së tyre, këto rrugë jan më të ngushta se sa rrugët e nivelit të parë.
  • Rruga e mbylltur T është rrugë, balli i së cilës është i mbyllur, pra rruga e drejtë përfundon, vazhdimi i komunikacionit mund të bëhet në dy drejtimet tjera: në të djathtë apo në të majtë.
  • Rruga e kufizuar është rrugë në të cilën janë bërë kufizime. Përsa i përket rrugëve të kufizuara ekzistojnë lloje të ndryshme kufizimesh, pra në një rrugë të caktuar mund të kemi një ose disa kufizime të caktuara pavarësisht nga ajo se çfarë shenje e qarkullimit rrugor kemi në atë rrugë.

Komunikimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]