Siria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


الجمهوريّة العربيّة السّوريّة
Flag of Syria.svg Emblema - Siria
Siria Siria
Moto Kombëtare: s ka
Vendndodhja - Siria

Siria, zyrtarisht Republika Arabe e Sirisë, është një shtet në Azinë perëndimore që kufizohet me Libanin dhe Detin Mesdhe në perëndim, me Turqinë në veri, me Irakun në lindje, me Jordaninë në jug dhe me Izraelin në jugperëndim. Kryeqytet i Sirisë është Damasku dhe qyteti më i madh është Aleppo.

Sipërfaqja e Sirisë përbëhet nga një zonë bregdetare me një rrip të ngushtë, të dyfishtë malesh që ulen në perëndim drejt Detit Mesdhe dhe një rrafshnaltë shumë e madhe në lindje. Klima është kryesisht e thatë, rreth tre të pestat e të vendit kanë më pak se 250 milimetra rreshje në vit. Toka pjellore është burimi më i rëndësishëm natyror i vendit, dhe janë bërë përpjekje për të rritur sasinë e tokës së punueshme nëpërmjet projekteve të ujitjes.

Popullsia është e përzier dallohen arabët sirianë, kurdët dhe armenët. Për nga feja dominojnë anëtarët e fesë së myslimanëve me rreth 80% të ritit/drejtimit sunit, pastaj vinë me radhë të krishterët, jahuditë dhe anëtarët e një besimi të quajtur drusë (Drusen).

Në bregdet, luginat e lumit dhe fushat e ujitura mbillen misri, mëndafshi, pemët dhe rrushi. Blegtoria veçohet për kultivimin e dhenve dhe dhive. Si pasuri natyror ka naftën dhe gazin natyrorë. Në Siri po ashtu ndër të tjerat është e zhvilluar industria e tekstilit dhe e produkteve ushqimore. Partner të tregtisë kryesisht janë vendet Evropiane, Turqia, Arabia Saudite dhe Libani.

Ka dy porta të njohura bregdetare, në Latakia edhe në Banias, ndërsa porta ajrore ndërkombëtare ndodhet në kryeqytet.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Historia

Në antiken e hershme dhe në përgjithësi, po thua se deri në ditët tona, kjo sipërfaqe ka qenë arenë e luftimeve të fuqive të kohës. Si do që të jetë gjatë antikës për përparësi në Lindjen e Afërt luftonin ndër të tjerët heithët (Hethiten), egjiptianët, asirianët dhe persianët. Që nga viti 301 para erës sonë llogarite të ketë qenë pjesë e perandorisë selekuidëve helenë, ndërsa nga viti 64 para lindjes së Jezu Krishtit pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqe ishte provincë romake. Nga viti 363 bie në duart e arabëve nga të cilët më 1516 e merr perandoria osmane dhe e mbajnë deri me ardhjen e trupave franceze më 1918 ku e lartësojnë mandatin e Lidhjes së Kombeve. Më 1926 nga mandati lëshohet Libani dhe më 1946 Siria shpallet Republikë e pavarur. Në vitin 1958 Paria siriane vendosë që të bashkohet me Egjiptin për të formuar Bashkimin e Republikave Arabe, bashkësi e cila zgjatë deri më 1961 kur Egjipti vendosë marrëdhënie bilaterale me Izraelin. Në luftën e arabëve kundër jahudive (Izraelit) të njohur si lufta Gjashtëditëshe më 1967, Siria humbë sipërfaqen e quajtur bregu i Galanit. Pas luftërave të brendshme politike, në krye të fuqisë depërton gjenerali H. al-Asadi (Assad) me një puç në vitin 1970.

Nga viti i zgjedhjes së presidentit autoritarë më 1971 me kujdes pason një "Hapje". Gjatë vitit 1967, Siria përzihet në konfliktet e zhvilluara në shtetin fqinjë (Liban) dhe pushton pjesën më të madhe dhe me Marrëveshjen e Miqësisë të majit 1991 fillon zbutjen e prezencës ushtarake në këto pjesë. Po ashtu më 1991 hynë në grupin e shteteve që ishin kundër Sadamit (Irakut), në aleancën kundër-irakiane në luftën e II-të të gjirit persianë. Po në këtë vit merr pjesë në Konferencën për Paqe në Lindjen e Afërt dhe nga kjo kohë përpiqet të rregullojë paqen me Izraelin, ku synim ka kthimin e territorit të bregut Golanit. Nga viti 2000 president i shtetit ishte Bahar al Asadi (Bachar al-Assad).

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Sistemi shtetror

Siria, është Shtet Arab që qeveriset nga Republika.Kryetari i Shtetit është Bashar Al Assad.Edhe pse Siria është Republikë shumë partiake, pushteti është në duart e Partisë Bathiste.Kryeqyteti i Sirisë është Damasku.Siria ndahet në 13 krahina.Është Anëtare e OKB'së.

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Njësitë administrative

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Gjeografia

Siria ka një sipërfaqe prej 185,180 km2.Siria ndodhet në Lindje të Detit Mesdhe.Në Veri kufizohet me Turqinë, në Lindje me Irakun, në Jug me Jordaninë dhe Izraelin.

Sipërfaqja e Sirisë përbëhet nga një zonë bregdetare me një rrip të ngushtë, të dyfishtë malesh që ulen në perëndim drejt Detit Mesdhe dhe një rrafshnaltë shumë e madhe në lindje.

Xhabal an Nusayriyah, një varg malor paralel me vijën bregdetare, ka një lartësi mesatare prej pak më shumë se 1.212 metra. Maja më e lartë është Nabi Junis 1575 metra mbi nivelin e detit. Shpatet perëndimore kapin lagështinë që sjellin erërat e detit dhe janë më pjellore dhe më të populluara se shpatet lindore

Në zonat bregdetare klima është e lagësht dhe me nxehtësi të larta gjatë stinës së verës.Në dimër shpesh herë paraqiten mjegullat, dhe ka rreshje shiu. Në zonat malore, sasia e rreshjeve vjetore arrin në 1000mm.Klima në Gusht është afërsisht 38 °C.

Eufrati është lumi më i madhë i Sirisë.Lumenjtë tjera janë Berada dhe Oronto. Nuk ka liqen të mëdha, por ka pak liqene të vogla,

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Ekonomia

Ekonomia e Sirisë bazohet në Bujqësi.40% të tokave të Sirisë janë pjellore.Mungesa e Pyjeve, Gjelbrimeve bën këtë shtet jo të zhvilluar ekonomikisht.Produktet themelore bujqësore janë: Gruri, Misri, Perime, Pemë, Panxharsheqeri, Pambku. Industria e Sirisë krahas Bujqësisë është më e zhvilluar dha ka kontribute në ekonominë e Sirisë.Në mes të shteteve Arabe, Siria e zë vendin e dytë sa i përket përparimit të Industrisë (Egjipti është i pari). Degët themelore të Industrisë janë: Pëlhura prej pambuku dhe mëndafshi, çimento, mobilieria, industria e naftës, tekstili, sheqeri etj.Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; emra të pavlefshëm, p.sh. shumë Siria ka Minerale të Fosfatit. Burimet e naftës janë të kufizuar. Importimi më së shumti bëhet nga Iraku, Italia, Gjermania, Franca. Eksportimi është sa gjysma e importimit, zakonisht produktet eksportohen në Itali dhe Rumani. Në vitet e fundit tregtia e jashtme e Sirisë ishte kah shtetet komuniste. Nga lista e Importimit dhe Eksportimit u futën edhe shtetet si Kuba dhe Kina, gjithashtu edhe me shtete si Turqia, Japonia.Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; emra të pavlefshëm, p.sh. shumë Siria zakonisht eksporton: Naftë, produkte të tekstilit, kafshë, produkte të kafshëve. Ndërsa importon: Makina, material ndërtimor, metale, materiale kimike etj. Në sektorin e Transportit, Siria është shumë e zhvilluar.Pothuajse i gjithë Siria është e mbushur me rrugë automobilistike. Në linjat hekurudhore në mes Sirisë, Turqisë, Jordanisë dhe Irakut, Siria zë një vend qendrorGabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; emra të pavlefshëm, p.sh. shumë. Limanet Lazkije dhe Tortus janë limane që e bartin barrën e transportit detar. Sistemi për rrugët ajrore është e vendosur mirë. Siria me transportin dhe komunikacionin e zhvilluar, ka të ardhura edhe në sektorin e hotelierisë dhe turizmit.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Demografia


Siria ka një popullsi rreth 18,448,752 banorë, me një dendësi prej 100 banorë/km2.Rritja e popullsisë është 3.5%. Sirianët janë grup njerëzish që janë formuar nga imigrimet nga Arabia Saudite,Azia, Evropa. 89% i popullsisë janë Arab, 6% Kurdët, 3% Armenët, dhe pjesa tjetër Turqit, Çerkezët etj. Gjuha zyrtare e Sirisë është Arabishtja. Flitet edhe Turqishtja, Kurdishtja, Gjuha Armene, Gjuha Çerkeze.

Shumica e popullsisë i takon fesë Islame.Një pjesë e vogël janë Krishter.Këto krishterët janë zakonisht Katolik, Ortodoks, Ortodoks Sirian, Monofist, Protestant, etj.Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; emra të pavlefshëm, p.sh. shumë Shumica e muslimanëve janë Sunnitë, por ka edhe Alevitë, Shiitë dhe Jezidi. Jeziditë Adhurojnë Iblisin.Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; emra të pavlefshëm, p.sh. shumë Gjysma e popullsisë dinë të lexojnë e shkruajnë. Rreth 60% i popullsisë rinore shkon në shkollë. Qyteti më i madh dhe më i zhvilluar është kryeqyteti Damasku, qytetet tjera të rëndësishëm janë Halepi, Humusi, Hama dhe Lazkije.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Kultura
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Siria – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Siria – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale


Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]