Republika e Kinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
中華民國
Jhonghuá Mínguó
Flag of the Republic of China.svg Emblema - Republika e Kinës
Republika e Kinës Republika e Kinës
Moto Kombëtare:
Vendndodhja - Republika e Kinës

Para se te redaktoni shikoni ju lutem Projektin e shteteve

Tajvani apo Republika e Kinës është ish-shtet i ndodhur në bregdetin jug lindor të Kinës, përfshinë ishullin kryesorë Tajvan (i quajt edhe Formosa) me ishujt tjerë të vegjël. Tajvani zë një sipërfaqe prej 36 000 km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 21,35 milion banorë, shumica e të cilëve janë kinezë.

Republika Kineze r Tajvanit për kryeqytet ka Taipenin (Taipeh) ndërsa për gjuhë zyrtare shtetërore ka gjuhën kineze. Organi i nxjerrës së ligjeve është organi legjislativ i quajtur Juanë (Yuan) të cilit i është përgjegjës edhe qeveria (Juani ekzekutiv). Në vitin 1996 janë mbajtur për herë të parë zgjedhjet e drejt-për-drejta, më parë presidenti i shtetit zgjidhej nga Kuvendi Kombëtarë (K. Nacional).

Perëndimi i sipërfaqes është i rrafshët që kalon në terren bregore, në lindje shtrihen male të larta. Mbi sipërfaqen e Tajvanit sundon klimë tropikale monsune.

Bujqësia veçohet me kultivimin e orizit, sheqerit, kallamoqit, ananasit. Tajvani llogaritet të ketë pasuri natyrore të tokës qymyrin dhe gazin natyrorë. Zhvillimi industrial është në shkallë të mirë, dallohen industria e ushqimit, e tekstilit, e lëkurës, e letrës, e makinave dhe aparateve, e metalit , e lëndës artificiale (plastikës) dhe industria kimike. Partnerët kryesorë të tregtisë me Tajvanin janë Japonia dhe ShBA-ja.

Rrjeti i transportit është i gjithanshëm duke filluar nga portat detare ndërkombëtare në qytete e quajtura Kaohsiung dhe Keelung e deri te porta ajrore po ashtu ndërkombëtare në qytete T´aoyuan (afër kryeqytetit) dhe Kaohsiung.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipërfaqja e ishullit dhe ishujt në rrethinë e tij duket të kenë qenë popullzuar nga fiset polonezë të Malajës. Nga 1624-ta deri 1662 dihet të ketë rënë nën zgjedhjen e holandezëve dhe nga 1683-ta pjesë e Kinës. Gjatë viteve 1895-1945 pjesë e Japonisë ndërsa më 1947 një kryengritje popullore shtypet përgjakshëm nga trupat nacionaliste. Më 1949 qeveria e Kuao-min-tang së bashku me pjesën e mbetur të trupave tërhiqet prapa në Tajvan dhe më 1950 shpallin Republikën e Kinës (në rrethin e ngushtë thirrej, "Kina Nacionale")

Më 1971 anëtarësia në OKB i merret dhe Tajvani i dorëzohet Republikës Popullore të Kinës, e cila ndjekë një politik të ri-bashkimit të Tajvanit. Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të ShBA-së dhe R. P. të Kinës më 1979, ShBA-ja ndërpretë marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin. Pas vdekjes së presidentit të shtetit Çiang Kai-sheksit (Chiang Kai-sheks) pasardhës me radhë zgjidhen: Jen Çia-kan (1975-1978), Çiang Çing-ku (1978-1988 I biri i Çiang Kai-sheksit) dhe nga 1988 deri në 2000-ën Li Teng-hui (Lee Teng-hui). Zgjedhjet në marsin e vitit 2000 i ka fituar për herë të parë, një kandidat nga opozita, kandidati Çen Shui-biani (Chen Shui-bian) nga Partia e Përparimit Demokratik.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe: Mardheniet e jashtme të ...

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Telekomunikacioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Transporti[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushtria[redakto | redakto tekstin burimor]

Pushime[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]