Irani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
جمهوری اسلامی ایران
(Jomhuri-ye Eslami-ye Iran)
Iran flag 300.png Emblema - Irani
Irani Irani
Moto Kombëtare: Esteqlāl, āzādī, jomhūrī-ye eslāmī
Per.:Pavarsia, Liria dhe Republika Islamike
Vendndodhja - Irani


Irani, (persisht: ايران , Īrān; shqiptimi: [iːˈɾɒn], zyrtarisht Republika Islame e Iranit (persisht: جمهوری اسلامی ايران, (shkr. latin: Jomhūrī-ye Eslāmī-ye Īrān; lat. Irania; merret si trashëgimtare e Persisë - është një shtet Aziatik që shtihet në Lindjen e Mesme, në Azinë Qendrore dhe në Kaukaz.

Për nga sipërfaqja Irani është shteti i 18 më i madhi në botë me sipërfaqe të përafërt me Britaninë e Madhe, Francën, Spanjën dhe Gjermaninë dhe ka 79 milion banorë. Irani kufizohet me këto shtete: në veri i bie Armenia, Azerbajxhani dhe Turkmenistani, në lindje Afganistani dhe Pakistani dhe në perëndim Turqia dhe Iraku.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Periudha e Hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Periudha e Hershme e Iranit përbëhet prej vitit 3200 para erës sonë, deri në vitet 625 pas erës sonë. Në këtë periudhë në territoret e sotëm tv Iranit janë formuar shumë civilizime dhe perandori.

Komuniteti Aryan (Popujtë Antike Iraniane) janë vendosur në territoret e Iranit mes viteve 3000-2000 para erës sonë. Në vitin 1000 para erës sonë, Medët, Farsët, Bakriatët, Partët përbënin popullsinë perëndimore të Iranit. Stepat Veriore të Detit të zi ishin të banuara nga Kimerët, Sarmatët dhe Alanët. Komunitetet tjera janë vendosur në Gadishullin Indian, në pjesën e quajtur Belucistan. Sikurse komuniteti Iskit, po ashtu edhe komunitetet e tjera u shpërndanë deri në viset e Ballkanit dhe të Kinës Perëndimore. Gjuha e Avestas është gjuhë e vjetër Iraniane, ku në vitin 1000 para erës sonë doli në pah libri i shenjtë e fesë Zoroastriane pikërisht nga gjuha Avesta për të përcjellur rregullat hyjnore të librit. Zorostrianismi ishte feja zyrtare e Perandorisë Ahamenis dhe Perandorive tjera Iraniane deri në shekullin e VII.

Para Islamit[redakto | redakto tekstin burimor]

Medët[redakto | redakto tekstin burimor]

Medët ishin fillimi i një periudhe të popullsisë dhe Perandorisë Iraniane, ku më vonë u reflektua në bashkimin e Medëve të Kirosit të Madh dhe Persianët e Perandorisë Achaemenid. Me vdekjen e Kirosit, djali i tij Cambyses vazhdon pushtimet e tij, duke pushtuar vendet të rëndësishëm në territoret e Egjiptit. Pas vdekjes së tij filloi lufta për kryesinë e frontit, dhe Dariusi i Parë edhe pse nuk rrjedhte nga familja mbretërore u shpall Mbret. Dariusi i parë njihet si Mbreti më i Madh të Mbretërve Iranian.

Perandoria e Achaemenid[redakto | redakto tekstin burimor]

Perandoria e Persisë ishte Perandoria më e madhe në gjithë historinë e njerëzimit gjatë udhëheqjes nga Kirosi i Madh dhe Dari i parë. Kufijtë e kësaj Perandoria arrinin gjer tek lumi Indus në Lindje, dhe deri në Detin Mesdhe në Perëndim, dhe Egjiptin. Perandoria Perse në vitin 499 para erës sonë ka dhënë mbështetje për kryengritjen në Athinë. Grekët më pas filluan luftën, dhe luftërat rreth 5 shekujve që njihen si luftëra Greko-Perse vazdhuan me një intensitet të lartë ku Perandoria e Achaemenidit kanë bërë sulme, dhe kanë krijuar epërsi kundër Grekëve, dhe në vitin 480 para erës sonë kanë masakruar Athinën në tërësi. Por pas fitoreve të Grekëve, Persianët u detyruan të tërhiqen. Luftërat mbaruan me Paqen e Callias'it në vitin 499 para erës sonë.

Achaemenidët vëzhguan rregullat morale, njerëzore e Zoroastrianizmit duke u bazuar në barazi dhe duke zhvilluar politikë për fundin e sistemit skllevëror. Arritja e e paqes në mes të Lindjes së Mesme dhe Evropës Jug-Lindore ishte një ndër paqet që njerëzimi rrallë ndonjëherë ka parë. Siguria dhe Pasuria ishin në standarde të larta në këtë kohë, dhe si pasojë edhe standardi jetësorë i njerëzve në atë kohë arriti në një standard të lartë.

Perandoria e Selevkosit[redakto | redakto tekstin burimor]

Aleksandri i Madh arriti të pushtojë tokat e Achaemenidëve duke e mposhtur Perandorin e fundit të Achaemenidëve Darin e tretë, në luftën e Issus'it, në vitin 333 para erës sonë. Në vitet 328-327 para erës sonë Aleksandri i Madh u largua nga këto troje, dhe pas kësaj 700 vjet deri në formimin e Perandorisë së Sasanitëve nuk u arrit të krijohet një shtet të vetëm në këto troje.

Perandoria e Sasanit[redakto | redakto tekstin burimor]

Me përfunimin e Perandorisë së Part'it, u krijua Perandoria e Sasanit nga Ardesiri i parë. Ardesiri filloi të zhvilloi vendin ekonomikisht dhe ushtarakisht, dhe si pasojë Perandoria e Sasanit përjetoi tri humbje Perandorisë Romake në luftërat kundër Ardesirit të parë, Shapurit të Parë dhe të Dytë. Këto humbje aq e shqetësuan Perandorinë Romake sa që Cassius Dio ka thënë :

Kjo për neve ishte një burim shqetësie sa që Perandoria Sasanit ishte aq trishtuese për Romakët në lindje, shumica nuk donte të luftonte me këtë Perandori, ndërsa të tjerët ishin ngurrues për luftë.

Në vitin 632 filluan sulmet nga Gadishulli Arabik kundër Perandorisë Sasanit. Në luftën Iran El Kadisije, Perandoria e Sasanit humbi luftën dhe u hap rruga për Islamizmin e Iranit.

Periudha e Mesjetës[redakto | redakto tekstin burimor]

Emevitët[redakto | redakto tekstin burimor]

Me Pushtimin e Iranit nga Shteti Islamik, Irani hyri nën sundimin e Emevitëve. Islamizmi i Iranit ka sjellë në vete ndryshime kulturore, shkencore, dhe politikore në popullatën Iraniane. Letërsia e zhvilluar, Filozofia Iraniane, Teknologjia dhe Shkenca Iraniane dhe Arti kanë kontribuar shumë në Civilizimin e re Islamike në Iran. Irani ka kontribute kulturore, politike, fetare në qytetërimin Islam, ku me kontributet Iraniane Islami ka përjeturar Periudhën e Artë.

Abbasitët[redakto | redakto tekstin burimor]

Abbasitët kanë pushtuar Bagdatin. Kalifët Abbasi zakonisht e zgjodhnin Iranianët si vezir të tyre.

Selxhukët[redakto | redakto tekstin burimor]

Selxhukët arritën të zgjerojnë kufijtë e tyre prej Detit Meshde deri në Azinë e Mesme. Sikurse para Selxhukëve, Vezirët e Perandorisë ishin zakonisht Iranianët. Në këtë periudhë me qindra shkencëtar, hulumtues ka dhënë kontribut në teknologji, shkencë dhe mjekësi.

Xhingiz Kan[redakto | redakto tekstin burimor]

Horasani në vitin 1218 përjetoi sulmin e Xhingiz Kanit, ku në beteja vdiqën më shumë se 500.000 banorë të popullatës Iraniane. Prej vitit 1220 deri në vitin 1260 për shkak të gjenocidëve, problemit të urisë popullsia e Iranit ka rënë prej 2.500.000 në 250.000. Njëri nga nipët e Xhingiz Kanit, Hulagu Han në letrën e dërguar Mbretit të Francës IX Louis, mer përsipër vrasjen e 200.000 personave gjatë kryengritjes kundër Kalifatit.

Periudha Postmoderne[redakto | redakto tekstin burimor]

Shah Riza Pehlevi[redakto | redakto tekstin burimor]

Shah Riza Pehlevi

Me një grushtet në vitin 1921 Riza Han krijoji një qeveri me mbështetjen e Anglezëve. Në vitin 1925 u shpall Mbret, dhe në vitin 1926 e mori emrin Riza Shah Pehlevi dhe përfundoi dinastia e Kacar'it dhe filloi dinastia e Pehlevitë.

Shahu ishte fillues i zhvillimeve Industriale, hekurudhore, dhe edukimin e lartë në Iran. Krijoji një politikë e balancuar mes Anglisë dhe Rusisë. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore u afrua me Gjermaninë gjë që e alarmoi Anglinë dhe Rusinë. Për të përfituar nga hekurudhat e Iranit Anglia dhe Bashkimi Sovjetik e pushtuan Iranin në vitin 1941. Mospajtimi i Shahut me Anglezët dhe Rusët për përjashtimin e punëtorëve Gjerman nga Irani bëri që të lëshojë vendin e tij djalit të tij Muhammed Riza Pehlevi. Shah Riza Pahlevi u shpërngul nga vendi.

Muhammed Riza Pehlevi[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë administrimit të Muhammed Riza Pehleviut arrestuarit politikan u liruan nga arrestimet, u hoq censorimi për Mediat, u dha leje për hapjen e organizatave politike e shoqërore.

Irani ishte pjesë fitimprurëse për SHBA'në, Anglinë, Rusinë. Në vitin 1942 u nënshkrua një marrëveshje e cila edhe me Konferencën e Teheranit të mbajtur në vitin 1943 parashihte të ndërtohet nga këto tri shtete. Por Rusia vazhdoi me qëndrimin socialist dhe krijoi dy krahina autonome brenda Iranit, një të Azerëve, dhe një të Kurdëve. Me largimin e Rusisë nga Irani, me forcë janë përfunduar krahina autonome e Kurdëve, dhe Azerëve.

Revolucioni Islamik[redakto | redakto tekstin burimor]

Homeini kthehet në Iran

Për Kapitalizmin e Iranit Shahu përgatiti reforma, të cilat e parashihnin reformat tokësore, reformat e zgjedhjeve dhe mundësinë e votimit të grave sollën pakënaqësi në radhët e esnafëve dhe ulemave. Në këtë mënyrë u krijua një grup dijetarësh dhe shtresës së ulët që ishin kundër reformave të Shahut. Pas kundërshtimit të ulemave për të drejtën e votës për gratë në Iran filluan të rriten tensionet ku edhe nëpër protesta të ndryshme vdiqën njerëzit. Në këtë periudhë filloi të pëshpëritet emri Ruhollah Homeini. Në ngjarjet e ndodhura në Iran Homeini u zgjodh fajtorë dhe u burgosë 18 muaj. Me lirimin e tij Homeini haptas e kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me urdhrin e gjeneralit Hasan Pakravan, Homeini shpërngulet nga Irani. Fillimisht Homeini jetoi në Turqi, më pas në Irak dhe në fund shkoi në Francë.

Revolucioni Iranian njihet edhe si Revolucioni Islamik. Në Janar të vitit 1978 filluan protesta të mëdha të popullatës kundër Shahut. U bënë greva dhe ekonomia e vendit arriti në një krizë të madhe. Pas kësaj Shahu në Shkurt të vitit 1979 iku nga Irani, dhe me ikjen e tij Ajatollah Ruhollah Homeini vendosi të kthehet në Iran ku në Aeroportin e Teheranit pritja ishte shumë madhështore. Më 1 Prill 1979 Irani zyrtarisht u shndërrua në Republikë Islamike. Në Dhjetor të vitit 1979 shteti e konfirmoi Kushtetutën Teokratike dhe si Lider Suprem u zgjodh Ruhollah Homeini.

Pas kësaj u ndalua muzika dhe gazetat. Beni Sadr u zgjodh Kryetar i shtetit.

Ky Revolucion me shpejtësinë e zhvillimit ishte burim quditësor për botën, mbase nuk kishte as rezistencë ushtarake, as kundër kryengritje. Marksistët dhe Nacionalistët të cilat luftuan krah për krahë kundër Shahut, pas vendosjes të Republikës Islamike, u vranë nga autoritetet Iraniane me urdhërin e Ruhollah Homeinit.

Njësitë Administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Irani administrohet në 30 njësi të nivelit të parë të llojit të provincave (ostānhā, njëjës ostān), secila nga to ka në krye guvernatorin (استاندار, ostāndār). Provincat ndahen në njësi administrative të niveleve të dytë, vendeve (shahrestānhā, njëjës shahrestān) dhe në nën njësitë e rendit të tretë të quajtura (bakhshānhā, njëjës bakhsh) dhe nën njësitë e tyre të (rendit të katërt) të quajtura (dehestānhā, njëjës dehestān).

Provincat në Iran
  1. || Tehran
  1. || Qom
  1. || Markazi
  1. || Qazvin
  1. || Gīlān
  1. || Ardabil
  1. || Zanjan
  1. || East Azarbaijan   
  1. || West Azarbaijan
  1. || Kurdistan


  1. || Hamadān
  1. || Kermanshah
  1. || Īlām
  1. || Lorestān
  1. || Khūzestān
  1. || Chaharmahal dhe Bakhtiari
  1. || Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad   
  1. || Bushehr
  1. || Fārs
  1. || Hormozgān
  1. || Sistan dhe Baluchestan   
  1. || Kermān
  1. || Yazd
  1. || Isfahan
  1. || Semnān
  1. || Māzandarān
  1. || Golestān
  1. || North Khorasan
  1. || Razavi Khorasan
  1. || South Khorasan

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Iranit.

Irani ka një sipërfaqe prej 1 648 000 km² (Tokësore 99,28 %, Ujore 0,72 %). Në veri-perëndim kufizohet me Azerbajxhanin me kufirin të gjatë 432 km. Me Armeninë 35 km. Në veri me Turkmenistanin 992 km. Në Lindje me Pakistanin 909 km, me Afganistanin 936 km. Në perëndim me Turqinë 499 km, me Irakun 1458 km. Irani është një ndër krahinat më malore në botë. Maja më e lartë është Mali Demavent (5607 m), pika më e ulët Liqeni Kaspik(-28 m). Lumi Karun është lumi më i gjatë (720 km), ndërsa Lumi Urmije është lumi më i madh me siperfaqe (5200 km²).

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Irani është shteti i dytë në botë me resurset e Gazit Natyror, ndërsa i treti me resurset e naftës. Pra këtu shihet se ekonomia e Iranit bazohet në resurset e Gazit Natyror the Naftës. Gjatë 20 vitet e fundit Ekonomia e Iranit është duke u zhvilluar me një intensitet normale. Prej fundit të viteve të 90'ta Irani ka bërë marrëveshje më shtetet tjera të rajonit që janë në zhvillim si Siria, India, Pakistani. Në sektorin e tregtisë Irani ka bashkëpunime të mëdha me shtetin e Turqisë.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Iranit.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Irani – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale