Emiratet e Bashkuara Arabe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
الإمارات العربيّة المتّحدة
Al-Imārāt al-‘Arabīyah al-Muttahidah
Flag of the United Arab Emirates.svg Emblema - Emiratet e Bashkuara Arabe
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: s´ka
Vendndodhja - Emiratet e Bashkuara Arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe lat. Emiratus Arabi Uniti - është shtet federal në ishullin arabikë. Në të kaluarën ishin të njohura edhe si Shtete Trukiale (Shtete Marrëveshje). EBA-të janë një federatë e përbërë nga shtatë Emir (lloj principate e sheikëve) Abu Dhabi, Dubaj, Sharja, Ras al-Khaima, Fujaria, Umm al-Kaivain dhe Ajman-i në gjirin persianë. Federata shtrihet në një sipërfaqe prej 83 600 km2 në të cilën jetojnë diku më shumë se 2,7 milion banorë. Kryeqytet i EBA-së është Abu Dabi dhe gjuhë zyrtare është arabishtja. Sipas Kushtetutës (në fuqi nga 1996-ta) sunduesit e principatave të sheikëve formojnë Këshillin e Lartë nga mesi i të cilëve zgjidhet Presidenti i Federatës. Që nga 1962 ka filluar me nxjerrjen e naftës dhe nga 1971-ta ka filluar shtrirja e degëve të industrisë në sektorin e industrisë së aluminit, cementës, plehrave kimike, plastikës dhe farmaceutikës. Për pastrimin e ujit nga deti janë ngritur godina të sistemeve komplekse. Federata ka portet detare të njohura si Port Rashid dhe Jebel Ali (Dubai) dhe ndër të tjera ka dhe gjashtë porta ajrore internacionale. Principatat e sheikëve që deri në fund shekullin XIX ishin protektorat i Britanisë së Madhe janë të pavarur që nga 1971/72 dhe të njohura si Emiratet e Bashkuara Arabe.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Që nga shekulli i XVIII-të, tokat të cilat më vonë do të njihen si Emirate, gjendeshin nën ndikimin e britanikëve. Pirateria e evropianëve dhe vendasve u ndal më marrëveshjen në mes Britanisë së Madhe dhe shtatë emirëve të bregdetit më 1820. Lidhja e shtatë shteteve daton që më 1892,m marrëveshjen e quajtur Trucial State ku njeh si të vetmin patron mbrojës Britanin e Madhe. Pas largimit të trupave britanike më 2 dhjetor 1971, 6 shtetet e marrëveshjes themelojnë Lidhjen/Federatën e Emirateve të Bashkuara Arabe. Për këtë qëllim, Britania e lëshon hapësirën në protektoriatin e të cilës ishte, sipas një marrëveshjeje miqësie. Kryetari i shtetit, sheiku Said Ibn Sultan an Nahjan, u rizgjodh më 1976-të. Më 1972, kësaj federate, si emirat i shtatë, i bashkangjitet edhe Ras al-Khaimah-u. Pason anëtarsimi i federates në Oragnizaten e Kombeve të Bashkuara, në Ligën Arabe dhe në Organizaten OPEC. Në politikën e jashtme, posaçërisht në konfliktet e lindjes së afërt, federata ndjekë një vijë të lehtë politike gjatë viteve 1976/77 deri tek centralizimi në disa drejtime ndër të cilat, centralizimi i policisë dhe shërbimeve të sigurimit. Së bashku me vendet tjera arabe në gjirin persik, mundohen që të arrijnë një koncept të përbashkët të mbrojtjes në rajonin e gjirit.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Nuk është sitem me kalif por presidencial si çdo shtet tjetër me përjashtim se aty presidenti është i përjetshëm d.m.th ka të drejtë rizgjidhje president deri në vdekje...sheiku Zaid ish presidenti i EBA-ve si politikë ngadhënjyese dhe frytdhënëse për ta arritur bashkimin e shtate principatave kishte jap shumë për të arritur bashkimin , pra ishte emiri i principatës më të madhe dhe më të pasur Abu Dhabit, principatë kjo e cila afro 90% të buxhetit shtetëror e shpenzon dhe i ndihmon të tjerat për zhvillim...

Njësit administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga vetë fjala emiratet lë të kuptohet se është një bashkësisë shtetërore e përbërë nga 7 njësi shtetërore të quajtura emirate (imarat; njëjës: imarah):

UAE en-map.png
Njësitë shtetërore të Emirateve të Bashkuara Arabe
EBA الإمارات
العربية المتحدة
Abu Dhabi 77 700 3 981 978 Flag of the United Arab Emirates.svg
Emirati arab. Kryeqyteti sip. km² pop. llog. ´07
Flamuri
Abu Dhabi أبو ظبي Abu Dhabi 67 340 1 465 431 Flag of Abu Dhabi.svg
Ajman عجمان Ajman 259 260 492 Flag of Ajman.svg
Dubai دبي Dubai 3 885 1 229 330 Flag of Dubai.svg
Fujairah الفجيرة Fujairah 1 166 118 933 Flag of Fujairah.svg
Ras al-Khaimah رأس الخيمة Ras al-Khaimah 1 683 191 753 Flag of Sharjah.svg
Sharjah الشارقة Sharjah 2 590 656 941 Flag of Sharjah.svg
Umm al-Quwain أم القيوين Umm al-Quwain 777 59 098 Flag of Umm al-Qaiwain.svg

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Falë burimeve "të majme" në Abu Dhabi, (1978:3 935 mil.t rez.; 70 mil.t nxierrje) dhe atyre "të pakta" në Dubai (1978: 178 mil.t. rez.; 18 mil.t. nxierrje), oazat e portat detare të paçmuara në të kaluarën e Gjirit Persik, që nga diku 1970-ta, kanë arritur të krijojnë qytete moderne me një infrastrukturë të shkëlqyeshme, e një rrjet shoqëror të organizuar në kompleks të ndërtesave (Kulla të larta për zyrë, për banka, për hotele, për spitale, për shkolla, e pastruese të kripës nga uji i detit). Me një bruto prodhim shoqëror prej (1976) 13 900 dollarësh amerikanë për banorë, Emiratet e Bashkuara Arabe, qëndrojnë në krye të listave. Pjesen më të madhe të prodhimit e përbëjnë të ardhurat nga ekonomia e naftës (1978: 57%), tregëtia, bankat dhe shërbimet marrin pjesë me diku 11%, ndërtimtaria me 9%, Industria dhe tregëtia me 3%, bujësia me 2%, shërbimet komunale me 8%. Vetëm 0,2% e tokës së Emirateve të Bashkuara Arabe është tokë e ujitur, ashtu që të jetë frytëdhënse, pjesa më e madhe gjendet në oaze. Pjesen më të madhe të tokës së punueshme e qeverisin sheikët e Ras al-Khaimah-ut dhe Fuxhairës (mbjelljin pemër, perime, duhan etj.). Kultivimi i kafshëve bëhet kryesisht në Ras al-Khaimah, ku gjatë 1978 kishte 200.000 krerë cjapë, 89 000 dele, 40 000 kamele dhe 16 000 gjedhe. Gjuetja e peshkut dallohet në Faluxhë. Emirati më i pasur llogaritet të jetë, Abu Dabi, i cili financon rreth 70% të të dalurave të Emriateve të Bashkuara Arabe. Abu Dabi ka rafinerinë e naftës, uzina kimike, shkritore të aluminit, fabrikën e çimentosë. Unzia e shkrirjes së qelqit gjendet në ujdhesën Das. Dubai është emirati më i rëndësishëm për tregëti, me porte moderne në ujrat e thella detare, porta Port Rashid, fabrikën e çimentosë, rafinerinë e naftës. Sharxhia ka rezervat më të vogla të naftës, në këtë emirat më e rëndësishmja është uzina e ndërtimit të anijeve dhe barkave lundruese.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe është ndër më të veçantit në lindjen e afërme sa i përket popullsisë. Federata shtrihet në një sipërfaqe prej 83 600 km2 në të cilën jetojnë diku më shumë se 2,7 milion banorë. Kah mesi i viteteve të 80-ta numër i madh i popullsisë së Azisë Jugore ka emigruar në Emiratete Eashkuara Arabe. Stanadardi i lartë i jetesës dhe mundësia madhe për punësim tërhoqi numër të madh të njerëzve nga India, Pakistani. Në vitin 2006 në Emiratet e bashkuara arabe janë paraqitur 1.2 milion shtetas të Indisë dhe rreth 300.000]nga Pakistani.

Popullsinë e Emirateve të bashkuara Arabe e përbëjnë:

• Arabët lokal 11%

• Arabët nga vendet tjera arabe dhe Irani (Persian)Ара21%

• Shtetas të vendeve të Azisë jugore 57%


Quteti më i madh është Dubai me afro 1.2 milion banorë. Qytete tjera janë Abu Dabi, Sharja, Fuxhaira etj.

Shkala e urbanizmit është e lartë dhe arrin 88%. Pjesa tjetër e popullsisë jeton në vendbanime të vogla dhe fshatra të përhapura nëpër tërë vendin dhe në vendbanimet e ndërtuara rreth fushave të naftës.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Përparsia që i jepë Emriateve të Bashkuara Arabe, fitimi i nga burimet e naftës, është invenstuar në zhvillimin e një kulture të nivelit të lartë e cila tërheqë njerzë nga vende të ndryshme të botë. Ndër këta njerë ka dhe shqiptarë të cilët tani janë vendosur në Dubai, ku kanë hapur punishtet apo veprimtarit e tyre shërbyese.


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Emiratet e Bashkuara Arabe – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Emiratet e Bashkuara Arabe – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :