Filipinet

Coordinates: 13°N 122°E / 13°N 122°E / 13; 122
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

13°N 122°E / 13°N 122°E / 13; 122

Republika e Filipineve
Republika ng Pilipinas
Flamuri i Filipineve Emblema e Filipineve
Vendndodhja e Filipineve
Vendndodhja e Filipineve

Moto Kombëtare "Maka-Diyos, Maka-Tao, Makakalikasan at Makabansa" (Për Zotin, Popullin, Natyrën dhe Vendin)
Himni Kombëtar "Lupang Hinirang" (Toka e Zgjedhur)
Kryeqyteti Manila
Gjuha zyrtare Filipinase, anglisht
Krijimi
Deklarimi i Pavarësisë nga Spanja
Vetëqeverisja
Pavarësia nga SHBA

12 qershor 1898


24 mars 1934
4 korrik 1946
Anëtarësimi në OKB 24 tetor 1945
Forma e qeverisjes Republikë Presidenciale
President Rodrigo Duterte
Monedha Peso (PHP)
Zona kohore UTC+8
Prefiksi telefonik +63
Kodi i internetit .ph
Kodi ISO 3166-1 PH

Filipinet (lat. Philippinae (Tagalog: Pilipinas)) - janë një bashkësi ishujsh që formojnë një shtet në Oqeani. Zënë një sipërfaqe prej 300 000 km2 . Në vitin 1977 Filipinet kishin 45,028 milion banorë. Kryeqytet i republikës është Manila (Quezon City). Gjuhë zyrtare është gjuha Filipineze që nga 1794-ta, ndërsa si gjuhë e arsimit dhe ekonomisë përdoren anglishtja dhe spanjishtja. Peso (P) është njësi monetare me qindarkën e saj centavos (c).

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor: Historia e Filipineve

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror në Filipine

Sipas kushtetutës është republikë presidenciale. Kushtetuta e nxjerr më 14 maj 1935 është ç'fuqizuar nga presidenti Marcos në shtator të 1972-ës dhe është vendosur gjendja e jashtëzakonshme ushtarake. Pas nxjerrjes së kushtetutës së re më 7 prill 1973, ai mbetet më tej president me të drejta të pakufizuara (merr përsipër edhe nxjerrën e ligjeve) për kohë të pacaktuar. Si përfaqësuese e popullit, më 7 prill 1978, u zgjodh kuvendi kalimtar prej 200 delegatëve. Ky kuvend kishte drejt nxjerre të ligje të përkohshme kalimtare.

Njësitë administrative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor: Njësitë administrative në Filipine

Deri rreth viteve '80-ta, administrimi i shtetit bëhet në 12 regjione pjesërisht autonome me 67 provinca.

Sipas të dhënave të fundit, tani hapësira e Filipineve ndahet në tri zona gjeografike të quajtura Luzon, Visayas, dhe Mindanao. Këto zona gjeografike ndahen në regjione, provinca, 118-të qytete, komuna dhe 41,994 njësi të quajtura barangay-et.[1]

Zyrat qendrore të qeverisë operojnë në nivele regjionale edhe për provincat. Regjionet nuk paraqesin subjekte por janë infrastruktura administrative të provincave për këtë edhe nuk kanë ndonjë qeverisje përveç Regjionit Autonom në Mindanao - në myslimane.

Në vitin 2006 janë bërë propozime për të krijuar pesë mbi regjione ekonomike për të përforcuar zhvillimin ekonomik në disa pjesë.

Provincat dhe regjionet në Filipine
Regjioni lloji qendra
Ilocos Regjion Reg.I San Fernando City, La Union
Cagayan Valley Region Reg. II Tuguegarao City, Cagayan
Central Luzon Regjion Reg. III City of San Fernando, Pampanga
CALABARZON Regjion¹ ² Reg. IV-A Calamba City, Laguna
MIMARO Regjion¹ ² ³ Reg. IV-B Calapan City, Oriental Mindoro
Bicol Regjion Reg. V Legazpi City, Albay
Western Visayas Regjion³ Reg. VI Iloilo City
Central Visayas Regjion Reg. VII Cebu City
Eastern Visayas Regjion Reg. VIII Tacloban City, Leyte
Zamboanga Peninsula Regjion Reg. IX Pagadian City, Zamboanga del Sur
Northern Mindanao Regjion Reg. X Cagayan de Oro City
Davao Regjion Reg. XI Davao City
SOCCSKSARGEN Regjion¹ Reg. XII Koronadal City, South Cotabato
Caraga Regjion Reg.XIII Butuan City
Autonomous Region in Muslim Mindanao ARMM Cotabato City
Cordillera Administrative Region CAR Baguio City
National Capital Regjion NCR Manila

¹ Pasi që janë të ngjashme me qendrën.
² Formuar nga regjioni Southern Tagalog, apo Regjion IV.
³ Palawan nga Regjion IV-B e njohur si MIMAROPA në Regjion VI.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor: Gjeografia e Filipineve

Pellgu i Filipine përbëhet nga 7.641 ujdhesa, nga të cilat 4.300 janë të pa emra dhe të pa banuara. Dy ujdhesat e mëdha, Luzo dhe Mindanao përbëjnë 2/3 e sipërfaqes së tokës. Ujërat në mes të ujdhesave i takojnë territorit të shtetit të Filipineve. Në lindje të Mindanaosë dhe Samarësndodhet gropa Filipineze.

Filipinet përbëhen nga tri hapësira gjeografike të mëdha: 1) Luzon - me Mindoro dhe Palawan, 2) Ujdhesat Visayan - me 7 krye-ujdhesat e tyre: Masbate, Panay, Negros, Cebu, Bohol, Samar, Leyte, dhe 3) Mindamao - me pellgun Sulu.

Brendia e ujdhesave është e dendur me shkëmbinjë të cilët arrijnë pikën më të lartë në vullkanin e quajtur Mount Apo - 2 954m, në Mindanosë. Vullkane tjera të veçuara janë dhe vullkanet: Arayat, Isarog, Taal, Pangasun, Cagua, Mayon, Bulusan, dhe Balut.

Filipinet kanë 6 laguna të mëdha të cilat quhen: Laguna de Bay, Lana, Taal, Mainit, Naujan dhe Buluan, si dhe 53 liqe të vegjël.

Kima. Filipinet ndodhen në tropet e brendshme. Dy hapësirat gjeografike, Luzon dhe Visayan, në verë shpesh përfshihen nga furtuna tajfun. Dallimi i klimës është i madh në mes të lindjes dhe perëndimit të vendit, ana lindore përfshihet nga të reshura të ashpra e të shpeshta ndërsa dimri në anën veri-lindore është dimër karakteristikë për vendet e oqeanit indian. Përjashta rripit të tajfunit ndodhet Mindanao dhe ka klimë ekuatoriale - pyje të dendura, xhungël. Shpërndarja e gjelbërimit i shkon përshtati zonave të klimës. Ana perëndimore, e cila në dimër ka klimë të thatë është pjesërisht me pyje të ulëta.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor: Ekonomia e Filipineve


Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor: Demografia e Filipineve

Ka një popullsi të përzierë, ku veçohen popujt e farës së racës së mongolëve jugor - indonezid, palemongolid, të njohur si filipinezë. Grupet më të mëdha të këtyre, që përbëjnë 50% të popullsisë janë të njohur nën emrat: visaja - sipas ujdhesës ku jetojnë, tagalen - që jetojnë në hapësirat Luzon dhe Mindoro; iokano - që jetojnë në veri-perëndim të Luzon-ës; Po ashtu në Luzon jetojnë edhe numër i vogël i atyre që hynë në grupin Negritos - Areta. Në qytete, kryesisht jetojnë kinezët, amerikanët e largët, spanjollët, arabët dhe pjesëtar të popujve të ardhur nga India.

Dendësia e popullsisë dallon nga ujdhesa në ujdhesë. Mesatarja e vendit më 1970 ishte : 122,4 banorë për k,2. Në provinca, mesatarja ishte si vijon: La Union 250,3; Pamganga 416; Cavite 404; Rizal 1530; Fush-Agusan 19,5; Palawan 15,9. Gjatë viteve '70-ta, shtimi natyrorë i popullsisë ishte në një shkallë të lartë. Nga 1948-ta, kur i kishte 19,2 milion deri më 1973, është dyfishuar numri i banorëve në 40,2 milion. Shtimi natyror vjetor i popullsisë ishte 3,01%. Ka popullsi të re, 5% nën moshën 20 vjeçare.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor: Kultura në Filipine


   * Telekomunikacioni
   * Transporti
   * Ushtria

Obligimi ushtarak zbatohet sipas seleksionimit. Numri i përgjithshëm i trupave të armatosura, ishte 99 000 (rreth 1980): 63 000 trupa tokësore; 16 000 trupa në flotë ajrore me 111 aeroplan luftarak; flota detare përbëhej nga 20 000 trupa me 19 fregata korvet dhe 192 njësi të vogla. Forcat paramilitare përbëheshin nga 65 000 polic e milic.

   * Pushime

Burime të thëna[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Informata të përgjithshme për Filipinet Arkivuar 22 tetor 2007 tek Wayback Machine Gov.Ph Arkivuar 1 janar 2012 tek Wayback Machine. Gjendja më 31 dhjetor 2006

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Filipinet – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Filipinet – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale



Gazeta elektronike