Nepali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
नेपाल अधिराज्य
सङ्घीय लोकतान्त्रिक गणतन्त्र नेपाल
Sanghiya Loktāntrik Ganatantra Nepāl
Flag of Nepal.svg Emblema - Nepali
Nepali Nepali
Moto Kombëtare: जननी जन्मभूमिष्च स्वर्गादपि गरियसि
(Nep.: E ëma dhe vendi amëtarë janë më të larta se mbretëria e begatisë)
Vendndodhja - Nepali

Nepali, emri zyrtar Republika Federale Demokratike e Nepalit është shtet që shtrihet në Azinë e Mesme në mes të Indisë dhe Kinës. Në territoret e Nepalit gjendet pika më e lartë e botës - Mali Everest (8848m). Katmandu është Kryeqyteti i Nepalit.


Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Historia


Në bazë të hulumtimeve, historia e Nepalit fillon në shekullin e IV pas erës sonë, me formimin e principatave Indiane në vend.Deri në shekullin XVIII këta principata të vogla kanë vazdhuar jetesën e tyre.Në vitin 1769 për herë të parë Principata e Gurkave mori nën kontroll tokat e Nepalit. Në luftërat e viteve 1814-1816 Anglezët e mposhtën Gurkat.Dhe kështu deri në vitin 1846 familjet rrënjësore filluan të luftojnë për Nepalin.Në këtë kohë familja Rana ishte më i dalluar, dhe mposhti familjet tjera.Nepali deri në vitin 1951 ishte nën sundimin e familjes Rana.Në këtë vit Mbreti Tribhubana Bir Bihram që rrjedhte nga familja e Shahut, mori nën kontroll qeverinë e vendit.Më vonë u shpall Monarkia nga Mesruti, dhe pas vdekjes së Mesrutit në krye erdhi djali i tij Mahendra, dhe bëri ndyrshime të mëdha në vend.Në vitin 1962 u shpall Kushtetuta e Re.Me vdekjen e Mahendras, në krye erdhi djali i tij Bir Bihram Shah'u ku u bë Mbreti i Madh. Deri në vitin 1980 në Nepal mbizotëronte protestat.Më 2 Maj 1980 në Nepal u organizua referendum ku shteti kaloi në një sistem shtetëror pa partiak.Në vitin 1990 Mbreti Bir Bihram Shah bëri ndryshime në politikat e tyre.Më 19 Prill Nepali krijoi një qeveri të pavarur ku zgjodh kryetar Krishna Prasat Bhattanai.


Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Sistemi shtetror

Nepali ka qënë monarki deri në vitin 2007. Një vit më vonë vendi aziatik e ndryshoi sistemin e qeverisjes zyrtarisht. Sot Nepali është një republikë federale demokratike.

Njësit administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Njësit administrative


Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Gjeografia
Mount Everest


Nepali ka një sipërfaqe prej 147,181 km². Në Veri kufizohet me Kinën dhe në Jug me Indinë.Gjendet në Jug të Himalajeve. Nepali ndahet në tri territore të mëdha: Tarai, Tarai i Mesëm dhe Territore Malore. Territori i Tarait shtrihet në Jug të Nepalit.Territori i Tarait të Mesëm shtrihet në mes të maleve Sivalik dhe Mahabharat Lekh.Si karakteristikë kryesore të Tarait të Mesëm mund të përmenden toka me rrërë thithëse, lugina, dhe pika të ndryshme. Ndërsa territoret Malore përbëjnë 65% të tokave të Nepalit dhe shtrihen në mes të Malit Mahabharat Lekh dhe Himalajeve.Malet e Himalajeve kanë një gjatësi prej 7600 metra dhe ndodhen në Kufirin verior të Nepalit. Maja më e lartë e botës është Pika e Malit Everest (8848m) që ndodhet pikërisht në Himalajet.Maja të tjera të rëndësishme janë Lhotse, Makdu, Cho Oyu, Manasulu, Annapurna dhe Dhaulagiri. Në Nepal egziston tri lumenjë të cilat burojnë nga Tibeti, e këto janë : Kamali, Sapt Gandaki dhe Sapt Kasi.Këto lumenjë kanë vlerë strategjike dhe ekonomike. Klima e Nepalit bazohet në lartësinë e vendit.Sa më lartë që të jetë klima do të jetë aq më të ftohtë. Në rrethinën e Katmandus gjatë verës klima është e nxehtë, ndërsa dimri i ashpër dhe i ftohtë.


Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Ekonomia

90 % i popullsisë mirret me Bujqësi. 30% i tokave të Nepalit janë të volitshëm për Bujqësi.Produktet kryesore bujqësore janë: Orizi, Misri, Gruri, Panxharsheqeri, Pemët, Perimet. Edhe Pylltaria është një degë tjetër që mirret populli i Nepalit. Pyjet dhe Stepat e shumta në Nepal janë burime ekonomike. Në Nepal nxjerret Bakër, Kobalt, Linjit, Hekur, dhe Kuartz. Njësia monetare e Nepalit është Rupi (Rupee).Nepali bën tregti më së shumti me Indinë, Japoninë dhe Gjermaninë.Në sektorin e Industrisë në Nepal prodhohet Letër, Materie Kimike, Çimento etj.Turizmi është një ndër sektorët më fitimprurës të Nepalit. Transporti në Nepal mundësohet me rrugët tokësore, me hekurudha dhe me rrugët ajrore. Gjatësia e rrugëve tokësore janë 7007 kilometra ku gjysma e kësaj rrugëve janë të asfaltuara. Gjatësia e hekurudhave janë 53 kilometra.


Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Sadou Kathmandu 04 04.jpg
Artikulli kryesor : Demografia

Nepali ka një popullsi prej 27,676,457 banorë, me një dendësi prej 196 b. / km² .Mongolët dhe Grupi i njerëzve Indo-Evropian janë dy grupe etnike që përbëjnë popullsinë e Nepalit. Njerëzit në Nepal janë mbledhur në grupe të vogla, që kanë rëndësi në jetën sociale e politike të Nepalit. Grupi më i njohur është ai i Brahmanëve të cilat kanë origjinë Indiane. 40% i popullsisë së Nepalit janë Indian.Grupi i dytë janë vendasit më të vjetër të Nepalit Nevarlarët. Po ashtu edhe fiset me origjinë Tibetiane dhe Mongole si Kiranti, Magar, Grung, Serpa janë grupi i tretë i madhë etnik në vend.

Nepali ka problem gjuhësor mbase ekziston shumë gjuhë.Gjuha zyrtare është Nepalishtja që vjen nga familja e gjuhëve Indo-Evropiane, dhe nga krahu i gjuhëve Indo-Iraniane[1].Më shumë se gjysma e popullsisë flet këtë gjuhë.50% popullsisë dinë të lexojë e shkruaj.Niveli i edukimit është shumë i ulët. Pjesa dërmuese e popullit Nepalez pasojnë rrugën e Hinduizmit, ndërsa 5% i popullsisë i takojnë fesë Budizmit. Rreth 500.000 banorë i takojnë besimit Islam.[1]

Flamuri i Nepalit[redakto | redakto tekstin burimor]

Flamuri i Nepalit është një ndër flamurët që nuk janë drejtkëndor si flamujtë e shteteve të Zvicrës, Vatikanit dhe Ohios.Në flamurin e Nepalit egziston edhe diell edhe hënë.[2]


Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Kultura
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Nepali – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Nepali – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]



  1. ^ a b Nepal hakkında ansiklopedik bilgi
  2. ^ http://tr.wikipedia.org/wiki/Nepal