Pakistani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
اسلامی جمہوریہِ پاکستان
Islaami Jamhuria ay Pakistaan
Flag of Pakistan.svg Emblema - Pakistani
Pakistani Pakistani
Moto Kombëtare: Iman, Ittehad, Nazm
Vendndodhja - Pakistani

Pakistani është shtet islam në kontinentin e Azisë me pozitën e tij gjeografike në pjesën veriperëndimore të nënkontinentit të Indisë është hapësirë ndërmjetësuese midis Azisë Jugore dhe Lindjes së Afërme dhe të Mesme.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Pakistani me pozitën e tij gjeografike në pjesën veriperëndimore të nënkontinentit të Indisë është hapësirë ndërmjetësuese midis Azisë Jugore dhe Lindjes së Afërme dhe të Mesme. Vendtakimet malore në kufirin perëndimor të tij, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, janë vende të kontaktit dhe të lidhjeve midis popujve, kulturave, besimeve të ndryshme të Azisë jugore me Azinë Jugperëndimore.

Pakistani ka një sipërfaqe prej 796.000 km2

Në morfologjinë e relievit të Pakistanit dallojnë zonën malore në kufi me Iranin e Afganistanin në perëndim dhe zonën e ulët të pellgut të lumit Ind në lindje.

Kushtet klimatike janë të përcaktuara me ritme t e monsuneve , por që në ndërrimin e saj ka ndikim barriere e lartë-malore e Himalajeve, Oqeanit Indian dhe shkretia Tar.

Dominimi i lumit Ind në territorin e Pakistanit tregon se sa ka ndikim në tërë fizionominë e paejsazhit të shtetit. Pellgu i lumit Ind përshinë 960.000 km2, ndërsa sipërfaqja e Pakistanit është 790.000 km2. Këto të dhëna tregojnë qartas se pellgu i Indit dominon në tërë territorin e Pakistanit.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Pakistani në fillim të formimit si shtet ka hasur në shumë vështirësi ekonomike. Ndarja e tij prej Indisë jo vetëm që është shprehur në shpërnguljen masive të popullsisë në të dy anët,por kufijtë e kanë ndarë një organizim të dikurshëm unik nacional ekonomik. Me këtë ndarje Pakistani ka fituar 20% të popullsisë , por i kanë takuar vetëm 10% të objekteve industriale e fare pak pasuri natyrore dhe instalime elektroenergjetike. Shteti ka qenë i goditur, sepse kufiri shtetëror midis Pakistanit dhe Indisë ka ndarë rajonet me lëndën e parë të pambukut, të orizit dhe të kallamit të sheqerit prej qendrave industriale të përpunimit. Pjesa më e madhe e popullsisë së shpërngulur myslimane prej Indisë në Pakistan ka qenë agrare, e cila në rrethana të dendësisë së madhe e agrare ia ka vështirësuar pozitën fshatarit. Përkundrazi, popullsisë idiane, e cila është shpërngulur prej Pakistanit në Indi, ka qenë e një strukture tjetër: tregtarë, ekspertët dhe punëtorë të kualifikuar, që në ekonominë e shtetit nuk ka qenë barrë e rëndë.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Pakistanit.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Për zhvillimin e kulturës ndërmjet popullit të Pakistanit dhe popullit shqiptarë përkujdeset shoqata e miqësisë Kosovë-Pakistanë.[1]

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

  * Telekomunikacioni
  * Transporti
  * Ushtria
  * Pushime


Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ http://kosovapakistan.org/

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Pakistani – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale