Pashkët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Matthias Grünewald, Altar në Izenhajmer, Ringjallja e Jezusit; ngadhnjimi mbi vdekjen.

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjikKishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishtërimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë. Në Orthodhoksi, sezoni i Pashkës fillon ditën e Pashkës dhe përfundon me ardhjen e ditës së dyzetë, festën e Ngritjes.

Data e ditës së Pashkëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Datat e Pashkëve
nga viti 2000 - 2020
Viti Në Perëndim Në Lindje
2000 23 prill 30 prill
2001 15 prill
2002 31 mars 5 maj
2003 20 prill 27 prill
2004 11 prill
2005 27 mars 1 maj
2006 16 prill 23 prill
2007 8 prill
2008 23 mars 27 prill
2009 12 prill 19 prill
2010 4 prill
2011 24 prill
2012 8 prill 15 prill
2013 31 mars 5 maj
2014 20 prill
2015 5 prill 12 prill
2016 27 mars 1 maj
2017 16 prill
2018 1 prill 8 pril
2019 21 prill 28 prill
2020 12 prill 19 prill

Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jezusit. Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi). Ky sistem u fiksua përfundimisht në qv. e VI. Në lashtësi mund të kishte përdorime të ndryshme vendore mbi ndjekjen e datës, sidoqoftë të gjitha të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Në veçanti disa kisha të Azisë ndiqnin traditën e festimit të pashkëve në të njëjtën ditë me ato hebraike, pa përfillur të dielën.

Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit.

Liturgjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pashkët paraprihen nga një kohë parpërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë, që quhen Kreshme që fillon nga e "Mërkura e Përhimtë" dhe mbaron të Dielën e Palmave (e fundmja para Pashkëve) që përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli.

Historia e Pashkëve të krishtera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.

Emërtime të ndryshme të Pashkëve në gjuhë të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vezët e Pashkëve, simbol i festës së ringjalljes

Emërtime të rrjedhura nga Eostremonat apo muaji i Eostres:

Emra të prejardhur nga hebraishtja Pesah (Pas´ha):

Emërtime të përdorura në gjuhë të tjera:

  • Armenisht Զատիկ (Zatik ose Zadik, fj.p.fj. "ringjallje")
  • Bielorusisht Вялікдзень o Vialikdzień (fj.p.fj. "Dita e Madhe")
  • Boshnjakisht Ускрс (Uskrs) or Васкрс (Vaskrs, fj.p.fj. "Ringjallje")
  • Bullgare Великден (Velikden, fj.p.fj. "Dita e Madhe")
  • Gjeorgjisht აღდგომა (Aĝdgoma, fj.p.fj. "ringritja")
  • Kinezçe 復活節 Fùhuó Jié (fj.p.fj. "Festa e Ringjalljes")
  • Kroatisht Uskrs (fj.p.fj. "Ringjallje")
  • Çekisht Velikonoce (fj.p.fj. "Natët e Mëdha" [shumës, trajta njëjës nuk ekziston])
  • Estoneze Lihavõtted (fj.p.fj. "marr mish", mishërohem)
  • Hungareze Húsvét (fj.p.fj. "marr mish", mishërohem)
  • Japonisht 復活祭 (Fukkatsu-sai, fj.p.fj. "Festa e Ringjalljes")
  • Koreane 부활절 (Puhvalhol, fj.p.fj. "Stina e Ringjalljes")
  • Malteze L-Għid
  • Letonisht Lieldienas (fj.p.fj. "Ditët e Mëdha" [shumës, trajta njëjës nuk ekziston])
  • Persisht عيد پاك (fj.p.fj. "Festa e Dlirë")
  • Polonisht Wielkanoc (fj.p.fj. "Nata e Madhe")
  • Serbisht Ускрс (Uskrs) or Васкрс (Vaskrs, fj.p.fj. "Ringjallje")
  • Sllovake Veľká Noc (velka noq fj.p.fj. "Nata e Madhe")
  • Sllovenisht Velika noč (velika noq fj.p.fj. "Nata e Madhe")
  • Tongane Pekia (fj.p.fj. "vdekja (e zotit)")
  • Ukrainse Великдень (Velikden’, fj.p.fj. "dita e madhe") ose Паска (Paska)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Easter – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale