Kisha Katolike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kisha Katolike Romake)
Shko te: navigacion, kërko
Bazilika e Shën PjetritVatikan. Qëndra e Fronit të Shenjtë.
Popullsia katolike në botë.

Kisha Katolike, gjithashtu e njohur si Kisha Katolike Romake, është kisha e krishterë që drejtohet dhe udhëhiqet nga Papa i Romës. Kisha katolike pretendon të jetë kisha e themeluar nga Jezus Krishti, të cilit i përkasin të gjithë të krishterët e pagëzuar, si edhe ata që janë në bashkim të plotë me kishën katolike dhe kishat e tjera të ndara prej saj.

Emërtimi katolik rrjedh nga greq. καθολικός, që do të thotë gjithësinor, botëror, universal.

Midis kishave të krishtera është më e madhja për nga numri i besimtarëve në nivel botëror, me një përqindje të lartë në Evropë dhe në Amerikën jugore. Sipas Libritvjetor Statistikor të Kishës, Kisha Katolike në vitin 2005 kishte 1,114,966,000 besimtarë, që përbëjnë 1/6 e popullsisë botërore.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Mësimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Hierarkia (kryesia) e kishës katolike romake[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur themeloi Kishën e Tij, Jezusi u ngarkoi apostujve të Tij kujdesjen për besimin, duke u mësuar atyre besimin dhe kujdesjen për shpirtërat e tyre. Ai vendosi Pjetrin në krye të apostujve të tij. Sipas kësaj renditjeje apostolike, e njëjta hierarki e vendosur nga Jezusi, ekziston sot në Kishën moderne me Papën (pasues i Sh.Pjetrit) në krye të saj, që prin peshkopët (pasuesit e apostujve) që drejtojnë vetë besimin në Kishat e tyre vendore.

Papa[redakto | redakto tekstin burimor]

Në krye të Rrethit të Ipeshkvinjve, Papa është thirrur të drejtojë mbarë Kishën e Krishtit si pasues i Sh.Pjetrit dhe Ipeshkv i Romës, dhe Ipeshkëvnisë së Shenjtë Romake. Ai është Patriark i Perëndimit. Kryetari i Italisë, Kryepeshkopi dhe Metropoliti i Krahinës së Romës, Qeverisësi i Qytet-Shtetit të Vatikanit. Papa është Zëvendësi i Krishtit mbi Tokë. Ai qëndron në vendin e Krishtit, në interesat e tij, të ruajë grigjën e Krishtit.

Lumen Gentium thotë:

"Papa i Romës, për arsye të detyrës së tij si Zëvendës i Krishtit, dhe si bari i mbarë Kishës ka plotfuqinë, më të lartë dhe botërore mbi gjithë Kishën, një fuqi të cilën ai mund ta ushtrojë gjithmonë papengesë".

Kryepeshkopët dhe peshkopët[redakto | redakto tekstin burimor]

Nën Papën vijnë në renditje hierarkike kryepeshkopët dhe peshkopët. Kisha katolike ndahet në Krahina kishëtare me një kryedioqezë dhe e organizuar në shumë dioqeza. Në fund të vitit 2004 numëroheshin 2755. Peshkopët mblidhen rregullisht në një Konferencë peshkopale apo Këshill ekumenik. Megjithëkëtë, edhe këshilli ekumenik duhet të njihet dhe miratohet nga Papa si i vlefshëm. Papa vetë është peshkop dhe tradicionalisht përdor titullin "Vëllai i Nderuar", kur i shkruan formalisht një peshkopi tjetër.

Rrethi i Kardinalëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Megjithse nuk bëjnë pjesë në hierarkinë zyrtare të Kishës, disa peshkopëve u jepet një status dhe pozita e veçantë brenda Kishës duke i ngritur në Rrethin e Kardinalëve. Roli kreysor i Kardinalëve është të veprojnë si këshilltarë të veçantë të Papës dhe të mblidhen në vdekjen e Papës për të votuar për pasuesin e tij. Disa nga kardinalët punojnë në Kuri, drejtimi qendror kishëtar në Romë; të tjerë janë kryepeshkopë apo peshkopë në shtete të ndryshme të botës. Çdo kardinal me pak përjashtime është peshkop.

Nuncit (lajmëtarët) dhe ndihmëspeshkopët[redakto | redakto tekstin burimor]

Si çdo shtet tjetër, edhe Vatikani i përfaqësuar nga Selia e Shenjtë, mban lidhje diplomatike me shtetet e tjera. Këta përfaqsues janë Nuncit, të cilët mbajnë lidhje të shëndosha me Kishën e Lindjes. Nunci ndihmohet nga një ndihmës-peshkop.

Ndihmës-peshkopi nga ana e tij, përkrah peshkopin e një dioqeze.

Priftërit dhe famullitarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Ipeshkvit ndihmohen nga priftërinjtë dhe për shërbesën jo priftërore diakonët (dhjakët). Vetë besimtarët janë të bashkuar nga famullia, e cila është pjesë e truallit të një dioqeze dhe drejtohet nga një prift si famulltar apo bari. Priftërit mund të kryejnë shumë funksione jo të lidhura drejtpërdrejtë me veprimtarinë e rregullt baritore, si studimi, kërkimi, mësimi ose puna zyrtare.

Diakoni[redakto | redakto tekstin burimor]

Diakoni (διάκονος diakonos = shërbyes) ose dhjaku është shërbyes më i vogël se prifti dhe është ndihmës i tij. Ai predikon fjalën e Perëndisë, mund të pagëzojë, të ndihmojë në lidhjen e kurorës së një martese, bashkërendisin drejtimin dhe mbledhjen e ndihmesave me të holla nga besimtarët në kishë.

Bashkësitë dhe Urdhërat fetarë[redakto | redakto tekstin burimor]

Fretërit dhe murgjit[redakto | redakto tekstin burimor]

Roli i Kishës Katolike në botë[redakto | redakto tekstin burimor]

Marrdhëniet me Kishat e tjera të krishtera[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]