Apostulli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Apostulli (greq. απόστολος, apóstolos: i dërguar) në Krishterim është një njeri të cilit i është dhënë detyra si "i Dërguar" drejtpërdrejtë nga Jezus Krishti për të përhapur Lajmin e mirë në botë. Për apostujt rrëfehet në Bibël, veçanërisht në Besëlidhjen e Re dhe në Historinë e apostujve. "Pastaj Zoti caktoi shtatëdhjetë të tjerë dhe i nisi dy nga dy përpara tij, në çdo qytet dhe vend, ku ai do të shkonte." (Luka 10:1); "Sepse Perëndia që bëri Pjetrin apostull të hebrenjve, më ka bërë mua apostull të paganëve." (Galatasve 2:8).

Me rritjen dhe zgjerimin e Kishës së krishterë, apostujt u shfaqën edhe në botën helene, e pastaj në mbarë botën e krishterë.

Apostull është bërë një emërtim që tregon përhapësin e çfarëdo lloj mësimi apo besimi fetar. Përdoret edhe për njerëz që mbrojnë e çrrënjosin mendime të rëndësishme politike e shoqërore. Kështu, p.sh. Jose Marti përmendet si apostulli i pamvarësisë së Kubës, dhe Mahatma Gandi si apostull i jo dhunës.

Apostujt në Besëlidhjen e Re[redakto | redakto tekstin burimor]

Apostujt në ungjijtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndër Ungjijtë e Biblës rrëfehet për zgjedhjen e nxënësve të Jezusit, që quhen edhe "dymbëdhjetë apostujt". Numri dymbëdhjetë sipas traditës hebraike ka një domethënie të veçantë që përfaqësonte dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Ungjilli i Lukës dhe i Markut rrëfejnë përputhtazi, se Jezusi i zgjodhi vetë dymbëdhjetë nxënësit e tij dhe i caktoi si apostuj (Lk 6,13 dhe Mk 3,14). Lista e emrave të përçuar në Ungjij nuk japin një trajtë të njëjtë, që numri i plotë i të gjithë apostujve kufizohej me 12. "Dhe kur zbardhi dita, thirri pranë vetes dishepujt e vet dhe zgjodhi prej tyre dymbëdhjetë, të cilëve u dha edhe emrin apostuj." (Lk 6:13) "Pastaj ai u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që deshi. Dhe ata erdhën tek ai. Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t`i dërgonte të predikojnë, dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të dëbonin demonët." (Mk 3, 13-15)

# Ungjilli i Mateut Ungjilli i Markut Ungjilli i Lukës Shënime
1 Simon Pjetri Simon Pjetri Simon Pjetri  
2 Andrea, „vëllai i tij" Andrea Andrea, „vëllai i tij" Vëllai i Simon Pjetrit
3 Jakobi, biri i Zebedeusit Jakobi, biri i Zebedeusit Jakobi „Jakobi i Vjetri”"
4 Gjoni, „vëllai i tij" Gjoni, „vëllai i tij" Gjoni Si Jakobi i Vjetri bir i Zebedeut. Identiteti me Ungjillin e Gjonit i padëshmueshëm.
5 Filipi Filipi Filipi  
6 Bartolomeu Bartolomeu Bartolomeu „Bartolomeu" (nofkë) ndoshta njëlloj me „Natanael" (emër) nga Ungjilli i Gjonit
7 Toma Toma Toma „Binjakët Juda e Toma"
8 Mateu, (ish tagrambledhësi) Mateu Mateu Identiteti dyshohet me Mateun ungjillor, por i padëshmueshëm
9 Jakobi, biri i Alfeut Jakobi, biri i Alfeut Jakobi, biri i Alfeut „Jakobi i Riu"
10 Tadeu Tadeu Juda, „vëllai i tij" Si Jakobi i Riu një nga bijtë e Alfeut. „Juda" dhe „Tadeu" mund të jenë edhe persona të ndryshëm, tradicionalisht indentifikohen me njëri-tjetrin.
11 Simon Kananeu Simon Kananeu Simon Zeloti „Kananeu" emri i prejardhjes, „Zeloti" nofkë („Zelltari", anëtar i një lëvizjeje për pamvarësi nga romakët).
12 Juda Iskarioti Juda Iskarioti Juda Iskarioti „Iskariot" nofke „njeri nga Karioti" (ndoshta) apo „Sikarist" („Thikaxhiu", nga lat. "sica" = thikë; anëtar i një lëvizjeje për pamvarësi nga romakët, pak e mundëshme. Kallëzoi Jezusin).

Apostujt në "Historinë e apostujve"[redakto | redakto tekstin burimor]

Apostujt në "Veprat e apostujve"[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]