Anglia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
England
Anglia
Flag of England.svg Emblema - Anglia
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: God and my right
Vendndodhja - Anglia

Ky artikull bën fjalë për një njësi administrative të Britanisë së Madhe


Anglia është vendi më i madh dhe më i populluar i Britanisë së Madhe[1][2]. Popullata e saj e përbënë me më shumë se 83% shumicën e popullsisë së Britanisë së Madhe,[3] derisa pjesa kontinentale e Anglisë okupon pjesën më të madhe jugore të Ishullit Britanik dhe ndan kufirin tokësor me Skocinë në veri dhe Uellsin në perëndim. Ka dalje në Detin Veriut, Detin irlandez, Detin Kelt, Kanalin e Bristolit dhe Kanalin Anglez.

Anglia u bë shtet i bashkuar në vitin 927 dhe merr emrin nga Angles, një nga klanet gjermanike që u vendosën aty në shekullin e 5-të dhe të VI-të. Kryeqyteti i Anglisë është Londra, sipërfaqja më e madhe urbane në Britani dhe zona më e madhe urbane në Bashkimin Evropian.[4]

Anglia renditet ndër qendrat e zhvillimit kulturor më me ndikim.[5] Është vendlindja e gjuhës angleze dhe Kishës angleze si dhe Ligji anglez formon bazat e sistemeve juridike të shumë shteteve; Londra ishte qendra e perandorisë britanike dhe vendlindja e Revolucionit industrial.[6] Anglia ishte shteti i parë në botë që u industrializua.[7] Anglia ishte demokracia e parë parlamentare [8] dhe si pasojë shumë inovacione kushtetuese, ekzekutive dhe juridike që kanë origjinë angleze janë adoptuar nga shumë vende në botë.

Emri[redakto | redakto tekstin burimor]

Anglia e ka marrë emrin nga Angles, klan gjermanik që erdhën në Angli në shekullin e V-të dhe të VI-të mendohet se kanë ardhur nga siujdhesa e Angelnit, Danimarka e sotme dhe një pjesë e Gjermanisë veriore.[9] Etimologjia e mëtejshme e emrit të këtij klani mbetet jo e sigurt, edhe pse një teori e famshme thotë se nuk duhet të kërkohet më larg se vetë fjala angle, që i referohet regjionit Holstein.[10]

Emri i Angles-ve ka pasur forma të ndryshme të shkrimit. Referenca e parë e njohura për këta njerëz është versioni i latinizuar Anglii përmendet nga Tacitus në kapitullin e 40të të librit të tij Germania,[11] i shkruar diku rreth 98 AD. Ai nuk jep indikacione precize të vendndodhjes së tyre gjeografike brenda Gjermanisë, por thotë se, së bashku me gjashtë klane tjera, ata besuan në një perëndeshë të quajtur Nerthus, faltorja e së cilës gjendej në "një ishull në Oqean".

Historiani i shekullit të VIII-të Bede në librin e tij Historia ecclesiastica gentis Anglorum, i referohet popullit anglez si Angelfolc (në anglisht) ose Angli (latinisht).[12]

Sipas Fjalorit Anglisht të Oksfordit", hera e parë që termi "England" (shqip Anglia) u përdor për t'i referuar pjesës jugore të ishullit britanik ishte në vitin 897, kurse versioni modern për herë të parë më 1538,[13]

Fjala Angli shpesh përdoret gabimisht për t'i referuar Britanisë së Madhe.[14] Hasim shumë gabime të tilla në histori, ku referimet e Anglisë përdoren qëllimisht për të përfshirë edhe Skocinë dhe Uellsin.[15] Ky term përdoret madje edhe nga populli anglez; përdorimi i tillë i këtij termi është problematik dhe shkakton ofendime në shumë pjesë të Britanisë.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Anglisë.

Parahistoria[redakto | redakto tekstin burimor]

Stonehenge, një monument i kohës së Bronzit në Wiltshire

Veglat dhe eshtrat e gjetura në Norfolk dhe Suffolk tregojnë se Homo erectusët kanë jetuar në Angli rreth 700,000 vjet më parë.[16] Gjatë kësaj kohe, Anglia ishte e bashkuar me Evropën kontinentale nëpërmjet një ure të madhe tokësore. Vendi ku tani ndodhet Kanali anglez ishte një lumë i madh që rridhte në drejtim të perëndimit. Kjo zonë ishte shumë pak e populluar gjatë Periudhës së akullnajave, si edhe ishujt e tjerë britanik. Në rikolonizimin që pasoi, pas periudhës së akullnajave, kërkime gjenetike tregojnë se Anglia e sotme ishte zona e fundit e ishujve britanik që u ripopullua,[17] rreth 13000 vjet më parë.

Pushtimi Romak[redakto | redakto tekstin burimor]

Britania ishte qenë shënjestra e shumë pushtimeve, të planifikuara, nga forcat e Perandorisë Romake. Së pari u pushtua nga diktatori romak Jul Cezari 55 p.e.s., por ishte pushtuar plotësisht nga perandori Claudius në vitin 43. Si vendet tjera në fund të perandorisë, Britania ka pasur lidhje tregtare me romakët dhe ndikimi i tyre ekonomik dhe kulturor ishte pjesë e rëndësishme e kohës së hekurit britanik para-romak, sidomos në jug. Me rënien e Perandorisë Romake 400 vjet më vonë, romakët u larguan nga Anglia.

Anglo-Saksonët[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia e Anglisë Anglo-Saksone mbulon historinë e mesjetës angleze nga përfundimi i Britanisë Romake dhe themelimit të mbretërive Anglo-Saksone në shekullin e V-të deri në pushtimin nga normanët më 1066.[18]

Dituri fragmentare e Anglisë Anglo-Saksone në shekullin e V-të dhe të VI-të vijnë nga shkrimtari britanik Gildas (shekulli i V-të), Kronika Anglo-Saksone (një histori e popullit anglez e filluar në shekullin e IX-të), jetët e shenjtëve, poetri, zbulime arkeologjike dhe studime të emrave të vendeve.

Temat dominante të shekullit të shtatë deri në shekullin e dhjetë ishin përhapja e krishterimit dhe bashkimi politik i Anglisë. Krishterimi mendohet se ka ardhur nga tri anë, nga Roma në jug dhe Skocisë e Irlandëss në veri dhe perëndim.

Rreth vitit 500, Anglia besohet se ishte ndarë në shatë mbretëri jo të rëndësishme, të njohura si Heptarçi: Northumbria, Mercia, East Anglia, Essex, Kent, Sussex dhe Wessex.

Mbretëritë Anglo-Saksone prireshin nga lufta. Aq herët sa në kohën e Ethelbert of Kent, një mbret mund të njihej si Bretwalda ("Lord i Britanikëve"). Ky titull i ra në shekullin e VII-të tek mbretërit e Northumbrias, në shekullin e VII-të tek Mercia dhe në të IX-tin, tek Egbert of Wessex, i cili më 825 i mposhti Mercians në betejën e Elledunit. Në shekullin tjetër familja e tij arriti të sundonte gjithë Anglinë.

Mbretëria Angleze[redakto | redakto tekstin burimor]

Origjinalisht fjala England, ose Englaland (shqip Anglia) ishte term gjeografik që përdorej për të përshkruar pjesën e Britanisë që ishte e okupuar nga Anglo-Saksonët, dhe jo për një vend ose shte të veçantë. Ajo u bë e bashkuar politikisht nga zmadhimi i Mbretërisë Wessex, mbreti i së cilës Athelstan e solli të gjithë Anglinë nën pushtimin e një mbreti për herë të parë në histori më 927, megjithëse bashkimi nuk u bë i përhershëm deri më 954, kur Edred of England mposhti Eric Bloodaxe dhe u bë Mbreti i Anglisë.

1016 Anglia u pushtua nga mbreti Danez Canute the Great (shqip Kanuta i Madh), i cili e shëndrroi atë në qendrën e tij qeverisëse për perandorinë e tij jetë-shkurtër ku bënin pjesë Danimarka dhe Norvegjia. Më 1042 Anglia u bë përsëri mbretëri e veçantë me ardhjen e mbretit Edward the Confessor, pasardhës i dinastisë vandase angleze.

Mbretëria e Anglisë, ku bënte pjesë edhe Uellsi, vazhdoi të ekzistonte si një komb i pavarur deri tek Aktet e unionit 1707. Sidoqoftë lidhjet politike të Anglisë u ndryshuan përgjithmonë nga Pushtimi Norman1066. Disa qindra vite më vonë Anglia filloi të vinte në plan të parë zmadhimin e territorit në Francë për shkak “Mbretërve të Anglisë” të cilët përdornin trupat e shumtë të saj për të zmadhuar pronat e tyre personale në Francë duke filluar nga Eduardi III. Në shek. XIII Uellsi u pushtua nga monarkët anglezë me anë të forcës. Kjo u zyrtarizua në Statutin e Rudlanit (Statute of Rhuddlan) në 1284 dhe Uellsi iu bashkua ligjërisht Mbretërisë së Anglisë. Një epidemi me përmasa katastrofike, Vdekja e Zezë, kapi Anglinë për herë të parë në verën e vitit 1348. Vdekja e Zezë mendohet të ketë vrarë rreth 1/3 ose 2/3 e popullsisë europiane. Vetëm Anglia humbi 70% të popullsisë së saj, e cila kaloi nga 7 milion në 2 milion në 1400.

Periudha e hershme moderne[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë reformave angleze në shek. XVI, autoriteti i jashtëm i Kishës Katolike Romake në Angli u shemb dhe u zëvendësua me Kishën Anglikane nën Qeverisjen Supreme të monarkut të Anglisë (Henri VIII). Ky reformim dallohet nga të tjerat në Europë për shkak se shkaqet e tyre ishin më tepër politike sesa teologjike. Periudha e njohur si Lufta Civile Angleze (1642-1651) pa komplote politike dhe konflikte të armatosura ndërmjet mbështetësve të Parlamentit të Gjatë (Kokërrumbullakët) dhe mbretit Karli I (Rojalistët) në 1642 deri 1645 dhe 1648 deri 1649, e ndjekur nga ajo me mbretin Karli II në 1649 deri 1651. Lufta mbaroi me fitoren e parlamentarëve në betejën e Uorcesterit në 3 shtator 1651. Ajo rezultoi në ekzekutimin e Karlit I, dëbimin e birit të tij Karlit II, zëvendësimin e monarkisë angleze me Komonuelthin Anglez (1649-1653) dhe regjimin personal të Olover Kromuellit gjatë Protektoratit (1653-1659). Pas vdekjes së Kromuellit, u tentua një kthim i shkurtër i Komonuelthit i drejtuar nga djali i dobët i Kromuellit përpara se parlamenti të ftonte Karlin II të kthehej në Angli dhe të rivendoste monarkinë. Ndonëse shpesh nëpër beteja, Mbretëria Angleze dhe Mbretëria Skoceze janë tërhequr shumë nga njëra-tjetra pas reformave protestante në shek. XVI. Duke ndjekur disa orvatje për bashkimin e mbretërive, një Traktat Bashkimi u arrit në 22 korrik 1706 nga përfaqësues të parlamenteve anglezë dhe skocezë dhe të vëna në punë nga Akti Bashkimit e cila rezultoi në bashkim politik ndërmjet shteteve me krijimin Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe në 1 maj 1707.

Qeverisja[redakto | redakto tekstin burimor]

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Pallati Westminster-selia e Parlamentit të Anglisë

Si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, sistemi themelor politik në Angli është një monarki kushtetuese dhe sistem parlamentar. Nuk ka patur një qeveri të Anglisë që nga viti 1707, kur Aktet e Unionit 1707, që vunë në fuqi kushtet e Traktatit i Unionit, bashkuan Anglinë dhe Skocinë për të formuar Mbretërinë e Britanisë së Madhe. Para bashkimit Anglia qeverisej nga monarku i saj dhe Parlamenti i Anglisë. Sot Anglia qeveriset drejtpërsëdrejti nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, edhe pse vendet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar kanë qeveritë e tyre. Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik (House of Commons) e cila ndodhet në Pallatin Westminster, ka 532 Anëtarë të Parlamentit për zonat zgjedhore në Angli, nga 650 gjithsej.

Sistemi Ligjor[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemi ligjor Anglez, i zhvilluar gjatë shekujve, është baza e sistemit ligjor zakonor të përdorur në shumicën e vendeve të Komonuelthit dhe Shtetet e Bashkuara (me përjashtim Luizianës). Edhe pse është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, sistemi ligjor i gjykatave të Anglisë dhe Uellsit vazhdoi, sipas Traktatit të Bashkimit, si një sistem i veçantë juridik nga ai që përdoret në Skoci.

Ndarjet Administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Rajonet e Anglisë

Nënndarjet e Anglisë përbëhen nga katër nivele. Niveli më i lartë i pushtetit vendor janë nëntë rajonet e Anglisë: North East, North West, Yorkshire dhe Humber, East Midland, West Midland, East, South East, South West, dhe Londër. Këto u krijuan në vitin 1994 si zyrat qeveritare, të përdorura nga qeveria britanike për të ofruar një gamë të gjerë të politikave dhe programeve rajonale, por nuk ka organe të zgjedhura në këtë nivel, me përjashtim të Londrës dhe në vitin 2011 zyrat rajonale të Qeverisë u hoqën. Kufijtë e njëjtë mbeten në përdorim për zgjedhjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian në baza rajonale.

Nën nivelin rajonal, e gjithë Anglia është e ndarë në 48 qarqe ceremoniale. Këto janë përdorur kryesisht si një kuadër referimi gjeografik dhe janë ndryshuar gradualisht që nga mesjeta, dhe disa janë krijuar edhe kohët e fundit si p.sh. në 1974. Secili ka një Lord Lejtnant dhe një Sherif të Lartë. Këto poste janë përdorur për të përfaqësuar monarkinë britanike lokalisht. Pas këtij niveli Anglia është e ndarë edhe në 83 qarqe metropolitane dhe jo-metropolitane. Këto i korrespondojnë zonave që përdoren për qëllimet e pushtetit lokal dhe mund të përbëhen nga një distrikt i vetëm ose nga disa të tillë.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Anglisë.

Anglia përbën dy të tretat qendrore dhe jugore të ishullit të Britanisë së Madhe, gjithashtu ka edhe ishuj nga të cilët më i madhi është Ishulli Wight. Ndan kufi me Skocinë në veri dhe me Uellsin në perëndim. Është më afër me Evropën kontinentale se cilado pjesë tjetër e Britanisë, e ndarë nga Franca vetëm nga 52 km det[19]. Tuneli i Kanalit, bashkon Anglinë me Evropën kontinentale. Kufiri anglo-francez është në mes të këtij tuneli.[20]

Një pjesë e madhe e Anglisë përbëhet nga kodra, por ka më shumë male në veri me një rrip të maleve të ulëta, Penninet, që ndajnë lindjen me perëndimin. Zona tjera me male në veri janë: Regjioni i liqeve, North York Moors dhe Peak District. Linja e përafërt që ndan llojet e relievit shpesh përcaktohet nga vija "Tees-Exe line". Në jug të kësaj vije, ka zona më të mëdha të tokës së rrafshët, përfshirë këtu Anglinë lindore dhe Fens, megjithëse zonat e larta përfshijnë Cotswolds, Chilterns', North Downs, South Downs, Dartmoor dhe Exmoor.

Limani më i madh natyror në Angli është Poole, në bregdetin jug-qendror. Disa e konsiderojnë si limanin më të madh në Botë pas Sydneyt, Australi.

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Anglia ka klimë me mjaft shira gjatë tërë vitit, edhe pse sezonet janë shumë të ndryshueshme në temperaturë. Sidoqoftë, këto temperatura rrallë bien nën −5 °C ose ngrihen mbi 30 °C. Era mbizotëruese fryn nga jugperëndimi, duke sjellë mot të butë dhe të lagët rregullisht nga Oqeani Atlantik në Angli. Është më e thata në lindje dhe më e ngrohta në jug, që është më së afërmi më Evropën kontinentale. Dëbora mund të vijë në dimër dhe në pranverën e hershme, megjithëse nuk është aq e shpeshtë larg vendeve të larta.

Shih edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Burime të dhënash[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ www.number-10.gov.uk: Countries within a country. Vizituar në 13 Qershor 2007.
  2. ^ England -- Britannica Student Encyclopedia. URL retrieved on 6 June 2007.
  3. ^ National Statistics Online - Population Estimates. URL accessed 6 June 2007.
  4. ^ The official definition of LUZ (Larger Urban Zone) is used by the European Statistical Agency (Eurostat) when describing conurbations and areas of high population. This definition ranks London highest, above Paris (see Larger Urban Zones (LUZ) in the European Union); and a ranking of population within municipal boundaries also puts London on top (see Largest cities of the European Union by population within city limits). However, research by the University of Avignon in France ranks Paris first and London second when including the whole urban area and hinterland, that is the outlying cities as well (see Largest urban areas of the European Union).
  5. ^ England - Culture. Britain USA. URL accessed September 12, 2006.
  6. ^ ace.mmu.ac.uk
  7. ^ Lecture 17: The Origins of the Industrial Revolution in England
  8. ^ BBC NEWS | Country profile: United Kingdom. URL retrieved 6 June 2006.
  9. ^ The American Heritage Dictionary of the English Language, Fourth Edition
  10. ^ OED (etymology) entry for Angle)
  11. ^ Germania by Tacitus. URL accessed November 18, 2006.
  12. ^ Historia ecclesiastica gentis Anglorum. URL accessed 19 November, 2006.
  13. ^ OED entry for England.
  14. ^ [[[wiktionary:England]] INSERT TITLE].
  15. ^ England expects that every man will do his duty – Nelson
  16. ^ Bone find may rewrite history, BBC News, June 4, 2002. URL accessed 20 November 2006
  17. ^ Stephen Oppenheimer, The Origins of the British, Constable and Robinson
  18. ^ BBC – History – Anglo-Saxons.
  19. ^ Eurotunnel.com – UK History
  20. ^ TravelBritain – Kent.