Hungaria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Republika e Hungarisë
Magyar Köztársaság
Flamuri i Hungarisë Stema e Hungarisë
Flamuri Stema
Himni kombëtar: Himnusz Isten áldd meg a magyart
 
Situata e Hungarisë
 
Kryeqyteti [[Budapesti]]
Qyteti më i madh Budapesti
Gjuha zyrtare hungarishtja
Forma e qeverisë Republikë
President Kryetari
Kryeministër Kryeministri
Sipërfaqja Vëndi i 108-të
93,030 km²
ZEE km²
Popullsia
 • totale
 • dendësia
Vëndi i 78-të
10 045 400
108 banorë/km²
Monedha Euro
Zona kohore
 • në verë
UTC+1
UTC+2
Kodi i internetit .hu
Prefiksi telefonik +36

Republika e Hungarisë (hungarisht: Magyar Köztársaság) apo shkurt Hungaria (Magyarország) është një vend kontinental që ndodhet në pjesen qendrore të Evropës dhe kufizohet nga Austria, Sllovakia, Ukraina, Rumania, Serbia, Kroacia dhe Sllovenia. Ndër banorët vendas është e njohur me termin "Toka e Maxharrëve".

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Árpád
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Hungarisë.

Rreth 896-ës në këtë pjesë hynë hunët (magjarët) të ardhur nga jugu i Rusisë së vogël. Ardhja e tyre u bë nën udhëheqjen e Prijësit të Madh të tyre të quajtur Arpad. Sulmet shkatërruese të tyre në vendet fqinje në perëndim morën fund në vitin 955 pas fitores së Otos së Madh (Otto der Gosse, prirës i popujve gjerman) në një vend të quajtur fusha Leh (Lechfeld). Pas kësaj kohe që nga 975-ta ndër hunët fillon të depërtojë krishterimi i cili përmbyllë misionin e vetë me ardhjen e Stefanit të shenjtë që më 1001 mori titullin "apostol" i Mbretërit.

Në shekullin e XII në këtë pjesë fillon vendosja e gjermanëve (Siebenbeurger dhe Zips Sachsen). Gjatë vitit 1241 në pjesët e Hungarisë së sodit marshojnë mongolët. Pas shuarjes së familjes së Arpadit (Hause der Arpaden) më 1301 fronin mbretërorë e marrin familje nga shtëpi të ndryshme nga të cilët më i suksesëshmi ishte Matiasi i I-rë Korvinusi (Mathias I. Corvinus) që sundoi brenda viteve 1458-1490. Tjetri, i quajtur Jagilon Ludvig i II-ti (Jagiellon Ludwig II.), ra në betejë kundër osmanëve në Moaks (Mohács) më 1526. Me ramjen e tij, bie edhe pjesa më e madhe e Hungarisë së bashku me Budapestin nën zgjedhjen Osmane. Pjesa tjetër e mbetur e Hungarisë, pjesa perëndimore e Habsburgëve (Habsburger) bie dhe së bashku me Shtatëkështjellarën (Siebenbürgen) formonin një njësi të pa varur hungareze të llojit të principatës (Fürststenturm). Sundimi osmanë në Hungari edhe për kundër përpjekjeve qëndroi deri në luftën e fillua më 1683, luftë e cila me suksese të vogla ja arrin që më 1699 të dëbojë tërësisht osmanët nga Hungaria. Kjo periudhë në historinë e Hungarisë ka hyrë si lufta turke. Pas dëbimit të plotë, i tërë vendi bashkohet me tokat tjera të Austrisë së habsburgëve, mirëpo në këtë bashkësi ishte faktorë edhe paria hungareze e cila mori vendin e vjetër dhe të drejtat e veçanta.

Gjatë shekullit XVIII në Banat vendosen shvabët (fis gjermanë) e Danubit. Po në këtë kohë fillon Lëvizja e fortë liberale dhe nacionale që e udhëhoqi L. Kosut (L. Kossuth) e cila u shtypë në Revolucionin e viteve 1848/49. Pas këtij revolucioni më 1867, ndërmerren disa reforma të veçanta kushtetuese, të cilat e ri-kthejnë ekzistencën e Hungarisë dhe i siguronin parisë hungareze sundimin në gjysmë pjesën lindore të mbretërisë Austrohungareze. Nga ky vit Hungaria fillon të ekzistojë si vend në një lloj bashkësie, bashkësi të cilën e udhëhiqte mbreti.

Pas luftës së I-rë botërore, komunistët nën udhëheqjen e Bela Kunit (Béla Kun, lindur 1886-1939?) më 1919 formojnë përkohësisht një republikë (Ráterepublik). Në marrëveshjen e vitit 1920 të Trianonit, Hungarisë i shkëputen dy të tretat (2/3) e territorit dhe më shumë se gjysma e popullsisë që jetonte në ato pjesë. Më 1920 N. Horthy zgjidhet në postin më të lartë (Reichsverweiser), dhe mbretëria në thelb mbetej edhe më tej.

Për shkak të gjykimit të vërejtjeve mbi pretendimet (të mbajtura në Vjenë) të vitit 1938 dhe 1940, Hungarisë i kthen territoret e shkëputura më 1920. Ndërsa më 1940, Hungaria i bashkëngjitet paktit trepalësh dhe më 1941 hyri në luftën II-të botërore në anën e gjermanëve. Më 1946 gjitha territoret që kishte ri-marrë Hungaria, i duhej që t´i lëshonte.

Proklamimi i republikës Hungareze u bë më 1946 dhe pastaj më 1949 Hungaria paraqitet si demokraci popullore e afërt me BRSS-në. Një kryengritje e shpërthyer në Budapest dhe vende tjera të Hungarisë më 23 tetor 1956 që kishte për cakë liri më të madhe në brendi dhe jashtë vendit, u shtypë nga forcat e armatosura të BRSS-së.

Nga 1987-ta fillojnë proceset e reformimit politik të udhëhequra nga Reformistët komunistë, proces i cili kishte për qëllim krijimin rendi të ri demokratik perëndimorë në Hungari. Baza e këtyre proceseve zgjati deri më 1989/90, nga maji i 1989 tërheqja e sistemit pengues në kufirin me Austrinë, hapja e kufirit për ikje të qytetarëve të Gjermanisë Demokratike në verën e vitit 1989, hyrja në Këshillin Evropian më 1990 si dhe hyrja në programin e NATO-së, Partneriteti për Paqe, më 1994. Më shpalljen e kandidaturës për hyrje në Bashkësinë Evropiane më 1998, sinjalizon hyrjen në NATO e cila edhe bëhet më 1999.

Nga 1990-2000 president i Hungarisë ishte Á. Góncz dhe kryeministër V. Orbán. (nga 1998).

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Sistemi shtetror në Hungari.

Kushtetuta ekziston që nga vitit 1949 dhe (më 1989 e rishikuar në thelb) parasheh që Hungaria të jetë një republikë parlamentare në krye të së cilës vendoset presidenti i zgjedhur nga parlamenti (Kuvendi Kombëtarë). Qeverisjen e shtetit e bënë ministri përgjegjës i zgjedhur nga parlamenti.

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Hungaria ka një sistem administrativ të përbërë nga 19 njësi administrative mirëpo me integrimin e saj në Bashkimin Evropian, Hungaria ja ka përshtatur edhe strukturën administrative dhe tani ajo ka 7 regjione evropiane. Këtyre ju shtohet edhe një, ai i kryeqytetit Budapest. Kështu që tani (2006) janë krijuar 23 të ashtuquajturat vende urbane (org. megyei jogú város) .

Njësia ad.
Qendra sip.
(km²)
ban.
(ban.)
den.
(ban./km²)
Kodi
tel.
Bács-Kiskun megye Kecskemét 8 445 541 584 64 119
Baranya megye Pécs 4 430 402 260 91 301
Békés megye Békéscsaba 5 631 392 845 70 75
Borsod-Abaúj-Zemplén megye Miskolc 7 247 739 143 102 355
Csongrád megye Szeged 4 263 425 785 100 60
Fejér megye Székesfehérvár 4 359 428 579 98 108
Győr-Moson-Sopron megye Győr 4 208 440 138 105 182
Hajdú-Bihar megye Debrecen 6 211 550 265 89 82
Heves megye Eger 3 637 323 769 89 119
Jász-Nagykun-Szolnok megye Szolnok 5 582 413 174 74 75
Komárom-Esztergom megye Tatabánya 2 265 315 886 139 76
Nógrád megye Salgótarján 2 546 218 218 86 129
Pest megye (Budapest) 6 393 1 124 395 176 186
Somogy megye Kaposvár 6 036 334 065 55 244
Szabolcs-Szatmár-Bereg megye Nyíregyháza 5 936 583 564 98 228
Tolna megye Szekszárd 3 703 247 287 67 108
Vas megye Szombathely 3 336 266 342 80 216
Veszprém megye Veszprém 4 493 368 519 82 217
Zala megye Zalaegerszeg 3 784 269 705 78 257


Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kékes, 1014 m
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Hungarisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Hungarisë është 93,030 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 00 V, 20 00 L dhe 33,883 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 59,147 km 2 ujë.

Hungaria është një vend kontinental dhe ka një vijë kufitare 2,171 km të gjatë.

Klima e Hungarisë është klimë kontinentale me dimër të ftohtë dhe verë me mot të ngrohtë deri të nxehtë.

Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët dhe përgjatë kufirit me Sllovakinë janë disa bjeshkë dhe male të ulëta. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Tisa (ang.:Tisza) ( 78m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,014 metrave në vendin e quajtur Kékes rreth 50km në veriperëndim të Budapestit.

Përpos Danubit, lumë i madh është edhe Tisa që ka rrjedhje paralele me Danubin si dhe Drava. Liqeni më i njohur është liqeni i Ballatonit.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ekonomia e Hungarisë.

Që nga viti 1990 u bë gradualisht privatizimi i sektorit shtetëror të ekonomisë, i cili morri zhvillim më të vrullshëm menjëherë pas luftës së dytë botërore. Kjo u arrit me kolektivizimin e gati tërë pronësisë private, duke e kthyer atë në pasuri shtetërore. Sektori i bujqësisë në Hungari ka një përhapje të gjerë. Kudo në vend gjenden toka të punuara e fusha të begata me shumëllojshmëri dhe prodhimtari të lartë. Gjithashtu dallohet veçanërisht dhe sektori i blegtorisë. Nxjerrja e qymyrit të gurit, koksit, boksitit si dhe e naftës dhe gazit natyror janë faktorë të rëndësishëm të ekonomisë hungareze. Industria, zhvillimi i të cilës ka filluar që nga viti 1945 është zgjeruar shumë, ku mbi të gjitha prioritet të veçantë kanë marrë industria e maqinerive, ajo e metaleve si dhe ajo kimike.

Eksporti i Hungarisë dallohet për eksportin e makinave, lëndës së parë, produkteve ushqimore tek partnerët kryesorë si Gjermania, Austria. Rusia, Republika Çeke, ajo Sllovake si dhe Polonia e Italia. Në kryeqytetin e vendit në Budapest gjendet porti lumor dhe aeroporti ndërkombëtar Ferihegy. Hungaria është e njohur për prodhimin e makinave bujqësore dhe transportuese. Komunikacioni automobilistik, hekurudhor dhe ai lumor kanë një zhvillim të gjerë. Pavarsisht prodhimit vendas, Hungaria importon sasira të konsiderueshme të naftës, gazit natyror, qymyrgurit dhe xehrorëve të hekurit, kurse eksoporton maqineri bujqësore, automobilë, lokomotiva e vagonë, prodhime të industrisë ushqimore etj.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Hungarisë.

Popullsia e Hungarisë numëron rreth 10,09 milion banorë. Nga kjo popullsi shumicën dërmuese e përbëjnë vendasit hungarezë, si dhe pakica kombëtare të popujve rumunë, sllovakë e gjermanë.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kultura e Hungarisë.

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Hungaria – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :

Qyteti Segedin ndodhet ne jug te Hungarise ka 170 285 banore,karakteristik e ketij qyteti eshte vend i pasur me gejzere dhe i gjith qytei ka te instaluar ujin e ngroht.