Gazi natyror

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Gazi natyror është ai gaz i cili përdoret në jetën e përditshme si nafta, benzina dhe nënproduktet e tyre. Ai ka luajtur një rol të rendësish sidomos pas vitit 2000 ku çmimi i këtyre të fundit u rritën ndjeshëm.

Rajoni i Gjirit të Meksikës, i cili u godit nga uragani Katrina, ndeshet me një tjetër shqetësim me përmasa globale – tubacionet e naftës që u dëmtuan nga stuhija dolën jashtë përdorimit duke shkaktuar një rritje të ndjeshme në çmimet e naftës. Gjithnjë e më shumë po ngrihet nevoja për të gjetur burime të tjera energjie përveç naftës. Një burim i tillë është gazi natyror, i cili përdoret aktualisht për ngrohjen e mjediseve të brendshme dhe për prodhimin e energjisë elektrike. Në Gjirin Persik, Katari është angazhuar intensivisht për rritjen e eksportit të gazit për tregun amerikan. Por siç shpjegon materiali në vazhdim ky projekt tregëtar nuk është i mundur si rrjedhojë e mungesës së një elementi të domosdoshëm :

Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për më shumë gaz natyror dhe Katari, i cili renditet i treti në botë për nga rezervat e gazit, synon të jetë furnizuesi kryesor i tregut amerikan.

Ky pikësynim është i realizueshëm si rrjedhojë e miliona dollarëve që ky vend i Gjirit Persik ka investuar në objekte që shërbejnë për ftohjen dhe lëngëzimin e gazit natyror për ta shndërruar atë në një formë që mund të transportohet më lehtë dhe pa rrezik me anije.

Gjatë një vizite që zhvilloi kohët e fundit në qytetin e lindjes, Houston, ambasadori amerikan në Katar Chase Untermeyer vuri në dukje se e vetmja pengesë është mungesa e objekteve ku mund të depozitohet gazi në bregdetin lindor amerikan.

Katari e ka bërë të qartë se tani u takon Shteteve të Bashkuara të japin licenca për hapjen e objekteve të reja, veçanërisht në bregdetin lindor, pasi ky vend është në gjendje të përmbushë nevojat tona plotësisht”, thotë ambasadori Untermeyer.

Biznesmeni nga Houstoni Jack Webb, anëtar i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare në Houston, i cili ka një përvojë të gjatë në sektorin e energjisë, thotë se zgjerimi i objekteve për depozitimin e gazit është me rëndësi kritike, duke pasur parasysh kërkesat në rritje për gaz natyror në këtë vend.

“Për momentin ne importojmë afro 2 për qind të sasisë duke shfrytëzuar objektet aktuale të depozitimit dhe me sa di unë do ta rrisim importin në 20 për qind të nevojave në 20 vjetët e ardhshme. Gazi natyror është shumë i rëndësishëm për ne dhe Katari është vendi kryesor furnizues”.

Në brigjet amerikane ka aktualisht vetëm katër pika depozitimi për gazin natyror. Planet për hapjen e objekteve të reja janë penguar nga kundërshtimi i komuniteteve lokale, të cilat i shohin këto objekte si burim rreziku.

Ambasadori Untermeyer pohon se çdo projekt që lidhet me karburantin paraqet një farë rreziku, por shton se Shtetet e Bashkuara do t’i mohonin vetes një mundësi të madhe për të përballuar nevojat për energji nëse nuk ndërtojnë objekte shtesë.

“Është një rrezik që ia vlen të merret dhe për Shtetet e Bashkuara apo vendet evropiane që kanë nevojë për gaz të importuar për të përballuar një pjesë të nevojave për energji, është e nevojshme të ndërtohen terminale të reja. Evropa është shumë përpara Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që Japonia ka vite që importon gaz natyror të lëngshëm”.

Ambasadori amerikan në Katar vëren se gazi natyror në formë të ftohur, të lëngshme, nuk ka rrezik të marrë zjarr, pra nuk paraqet një kërcënim të madh.

Por kjo nuk nënkupton se nuk ekziston asnjë rrezik. Profesori i Universitetit Georgetown David Jhirad thotë se komunitetet pranë vendeve ku janë propozuar të ngrihen depozitat kanë të drejtën të shprehin shqetësimin e tyre :

“Industria ka treguar një nivel të mirë sigurie, me përjashtim të aksidentit të rëndë pak vjet më parë në Algjeri. Por kjo nuk duhet të na lejojë të biem në vetë-kënaqësi. Pasi kur rrisim 20 herë kapacitetin krahasuar me nivelin aktual, pra nëse nga katër objekte që kemi aktualisht do të hapim 40 objekte, atëherë duhet të rrisim edhe masat e sigurisë në afërsi të zonave të populluara dhe duhet të angazhojmë edhe publikun”.

Profesori Jhirad pohon se është e nevojshme të shtohet numri i objekteve depozituese për të mbajtur furnizimet e sjella nga Katari dhe burime të tjera të huaja, por ai shton se drejtuesit e industrisë duhet të bindin komunitetet në këto zona se po marrin masat e nevojshme të sigurisë:

“Ka një numër mënyrash për të parandaluar rrezikun. Një ndër alternativat është që objektet të ndërtohen larg zonave të populluara. Një tjetër është të vendosen masa më të rrepta për projektim nga agjencitë federale dhe shtetërore. Qeveria federale ka përgjegjësinë për sigurimin teknik në objektet e magazinimit të gazit të lëngshëm natyror. Pa dyshim pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 janë shtuar shqetësimet që anijet cisternë të ankoruara në porte mund të bëhen objekte sulmesh terroriste”.

Shqetësimi për sulme të mundshme terroriste do të jetë një ndër faktorët e përcaktimit të masave të sigurimit teknik për çdo objekt për depozitimin e karburantit, por përfaqësuesit e industrisë energjetike thonë se zyrtarët duhet të gjejnë një baraspeshë ndërmjet shqetësimeve për rrezikun e mundshëm dhe nevojave për të shtuar infrastrukturën për rritjen e furnizimit me gaz natyror.

Në Shqipëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Gaz nayror është nxjerre ne Shqipëri ne Qyteti Stalin si edhe ne Divjakë duke filluar qe nga viti 1968 me 70 mcm për vit. prodhimi me i larte ka qene ne vitin 1982 me 0937 Bcm Numri i pergjitshem i puseve te shpuara është ne total 500.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

http://www.narucpartnerships.org/Documents/Natural%20Gas%20in%20Albania_Chairman%20Nepravishta_Alb.pdf