Kodi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kodi (shifra) gjenetik informatat gjenetike te gjenit-segmentit te caktuar te molekulës se Adn përcaktojnë secilën veçori fenotipore te caktuar, ndërsa kjo aftësi realizohet duke përcaktuar strukturën paresore (radhitjen e aminoacideve) te secilës proteine në qelizën e gjalle. Informatat gjenetike hane te shkruara në radhitjen e molekulës se ADN në forme te shifruar te cilat qelizat janë te afta t'i lexojnë dhe ti përkthejnë me përpikmeri te madhe. Meqenëse proteinat përbehen prej 20 aminoacideve, ndërsa acidet nukleike vetëm prej kater nukleotidesh, është përfunduar se vendin e një aminoacidi në zingjirin polipeptidik e përcakton grupi prej 3 nukleotidesh te njëpasnjëshme në molekulën e ADn, që paraqesin SHIFRËN apo KODIN gjenetik. Tripleti i nukleotideve në ARNi shënohet si Kodon ndërsa në ARNt si Antikodon. Me kombinimin e kater tipeve te nukleotideve është e mundshme te realizohen gjithsej 64 kode, kodone dhe antikodone. Mirëpo 3 kodone në ARNi : UAA, UAG dhe UGA, janë te palexueshme dhe nuk bartin ndonjë informate për asnjë aminoacid, kështu që kur arrijnë në radhe për lexim përfundon sinteza e polipeptidit.